Shqyrtim mbi përshpirtërinë e vërtetë ndaj së lumes Marisë Virgjër

 

Shqyrtim mbi përshpirtërinë e vërtetë ndaj së lumes Marisë Virgjër

“Përgatitja për Mbretërinë e Jezu Krishtit ”

 

Hyrje

Maria në planin e shëlbimit dhe në jetën e Kishës

 

Përshpirtëria ndaj Marisë është e nëvojshme

1. Përmes Virgjërës tejet të shenjtë Jezu Krishti erdhi në botë; gjithashtu përmes saj duhet të mbretërojë në botë.

2. Maria jetoi një jetë plotësisht të thjeshtë; për këtë arsye Shpirti i Shenjtë dhe Kisha e quajnë Alma Mater – Nëna e thjeshtë dhe misterioze . Përvujtëria e saj qe aq e thellë sa që asgjë në tokë nuk e tërhiqte më fortë dhe më vijimisht se sa që t’i fshihet vetvetes dhe çdo krijese, për t’i qenë e njo-hur vetëm Hyjit.

3. Hyji i dëgjoi lutjet e saj me të cilat lutej që ta fshehë, ta varfërojë dhe ta përvujtërojë, kështu që me kënaqësi e fshehte nga shikimi i gati çdo krijese njerëzore në ngjizjen e saj, në jetën e saj, në fshehtësitë e saja dhe në ringjalljen dhe ngjitjen e saj në qiell. As vetë prindërit e saj nuk e njohën; edhe engjëjt shpesh pyetnin njëri - tjetrin: Kush është ajo? Sepse i Gjithëpushtetshmi ua fshihte; ose edhe nëse ua zbu-lonte ndonjë cilësi të saj, pra-pëseprapë shumë më shumë gjëra ua fshihte.

4. Hyjit Atë i pëlqeu që gjatë jetës së saj ajo të mos bënte asnjë mrekulli, bile jo të tilla që do ta mreku-llonin mbarë botën, edhe pse ia kishte dhënë aftësinë mrekullibërëse. Hyjit Bir i pëlqeu që ajo gati as të mos e hapte gojën e saj, edhe pse ia kishte shprehur urtinë e vet. Shpirti i Shenjt dëshironte që apostujt e tij dhe ungjilltarët të thoshin për të shumë pak, vetëm aq sa ishte e nevojshme për njohjen e Jezu Krishtit, edhe pse ajo ishte e fejuara e tij besnike.

5. Maria është vepër e shkëlqyeshme e të Tejetlartit, i cili e ruajti për vete njohurinë për të dhe pronësinë mbi të. Maria është Nënë e mrekullueshme e Birit, i cili vullnetarisht e përuli dhe e fshehu në jetën e saj, që t'i përshtatet për-vujtërisë së saj duke i dhënë emrin grua (Gjn 2,4; 19,26) si diçka të huaj, edhe pse në zemrën e vet e çmonte dhe e donte më shumë se të gjithë engjëjt dhe njerëzit. Maria është e fejuara besnike e Shpirtit të Shenjt dhe burim i vulosur (Krah. Kk 4,12) ku mund të hyjë vetëm ai. Maria është shenjtërore dhe pushimore e Trinisë së Shenjtë ku Hyji gjendet në mënyrë më të mrekullueshme dhe më hyjnore se në çfarëdo vendi tjetër në gjithësi, du-ke mos u zënë vendin kerubinëve as serafinëve; as nuk i është e le-jueshme asnjë krijese që të hyjë aty pa privilegj të madh, sado që të jetë ajo e pastër.

6. Shpall me shenjtërit : Maria është parajsa tokësore e Ada-mit të ri, ku ai u mishërua përmes Shpirtit të Shenjt, që këtu të bëjë mrekulli të papara. Ajo është bota e madhe e mreku-llueshme e Hyjit ku ka bukuri dhe pasuri të papara. Ajo është madhëria e të Gjithëpushtetshmit ku ai fshehu, si në kraharorin e vet, të vetmin Birin e tij, më të shkëlqyeshmin dhe më të çmueshmin. Oh! Oh! Sa gjëra misterioze dhe të mëdha ka bërë Hyji i Gjithëpushtetshëm në këtë krijesë të mrekullueshme, kështu që edhe ajo vetë, me përbujtë-rinë e saj të thellë është e shtyrë që të shpallë: Punë të mëdha bëri për mua i Gjithëpushtetshmi (Lk 1,49).

7. Shenjtërit kanë thënë gjëra të mrekullueshme për këtë qytet të Hyjit; askurrë s’kanë folur më rrjedhshëm dhe s’kanë qenë më të kënaqur, siç e pranojnë vetë, se sa kur kanë folur për Marinë . Ende klithin se nuk mund të përf-shihet me shikim lartësia e meritave të saj, të cilat ajo i ngri-ti deri te froni hyjnor ; se nuk mund të matet gje-rësia e dashurisë së saj, të cilën ajo e përhapi edhe më larg se në tokë; se nuk mund të paramendohet madhëria e fuqisë së saj, të cilën e kryen edhe mbi vetë Hyjin; dhe, më në fund, se nuk mund të arrihet fundi i thellësisë së përvujtërisë së saj dhe i të gjitha virtyteve dhe meritave të saja, pafund-shmëri e vërtetë. O lartësi e paarrit-shme! O gjerësi e patre-gueshme! O madhëri e pamatshme! O gjithësi e paprek-shme!

8. Çdo ditë, nga njëri skaj i tokës deri në tjetrin, në lartësinë më të madhe të qiellit, në thellësitë më të mëdha të gjithë-sisë, gjithçka lajmëron, gjithçka shpall Marinë e mreku-llueshme. Nëntë koret engjëllore, njerëzit e çdo gjinie, moshe, pozite, besimi, të mirët dhe këqijtë, edhe vetë djajtë, gjithkush duhet, me dëshirë ose pa dëshirë, të pra-nojë të vërtetën dhe ta quajnë të lumtur. Të gjithë engjëjt në qiell, sipas fjalës së shën Bona-venturës, klithin pandërprerë: “Shenjtja, shenjtja, shenjtja Mari, Hylindëse dhe Virgjër” , ia drejtojnë çdo ditë miliona, miliona herë përshëndetjen engjëllore: Të falemi Mari, duke ra para saj dhe duke kërkuar prej saj hir që t’i dhu-rojë me ndonjë urdhër të saj. Vetë shën Mihaeli, siç thotë shën Augustini – edhe pse është kryetari i mbarë ko-rit qiellor, me besnikëri të madhe ia shpreh nderimin dhe drejt saj i shpie edhe të tjerët, gjithnjë i gatshëm duke pritur këtë nder që në shenjë që do t’i jepte ajo t’i bënte ndonjë shër-bim ndonjërit prej shërbëtorëve të saj.

9. Toka është plot me lavdinë e saj (krah. Is 6.3) posaçërisht ndër të krishterë, ku shumë mbretëri, krahina, ipeshkvi dhe qytete e marrin për mbrojtëse dhe ndërmjetësuese. Shumë katedrale i janë kushtuar Hyjit nën emrin e saj. S’ka kishë pa altar në nderë të saj, s’ka pjesë as krahinë pa fotografitë e saj mrekullibërëse, para të cilave njerëzit shërohen prej të gjitha të këqijave dhe fitojnë çdo të mirë. Sa vëllazëri dhe kongregata janë themeluar në nder të saj! Sa rreguj janë nën emrin dhe mbrojtjen e saj! Sa sivëllezër dhe simotra në të gjitha ato vëllazëri, sa rregulltarë dhe rregulltare në të gjithë ata rreguj e lavdërojnë dhe shpallin mëshirën e saj! Nuk ka as fëmijë të vogël që nuk e lavdëron, duke thënë: Të falemi Mari; nuk ka asnjë mëkatar, sado të mëdha të jenë mëkatet e tija, që mos të ketë ndonjë shkëndijë të shpresës në të; s’ka pra, as djall në ferr që nuk e nderon duke iu fri-kësuar.

Maria ende nuk është mjaft e njohur

10. Për këtë, me të vërtetë duhet thënë me shenjtërit: Mbi Marinë askurrë mjaft. Maria ende nuk është e lavdëruar mjaft, e lartësuar, e nderuar, e dashur dhe e shërbyer. Ajo e meriton që ta lavdërojmë, ta nderojmë, ta duam dhe t’i shërbejmë më shumë.

11. Për këtë duhet thënë me Shpitin e Shenjt: E gjithë lavdia e bijës së Mbretit është përbrenda: sikurse e gjithë lavdia e jasht-me, të cilën ia shprehin duke bërë gara qielli dhe toka, nuk është asgjë ndaj asaj lavdie të cilën Zoti ia jep në bren-dësinë e saj, të cilën krijesat e imta nuk e njohin, sepse nuk mund të thellohen në misterin mbi misterin e Mbretit.

12. Për këtë duhet klithur me Apostullin: Syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri (1 Kor 2,9) bukuria, madhëria dhe dekoratat e Marisë, kësajë mrekullie mbi mrekullitë në rendin e hirit, të natyrës dhe të lavdisë. Nëse dëshironi ta kuptoni Nënën, thotë një shenjt, kuptoni Birin, sepse ajo është Nëna e denjë e Hyjit: këtu le të heshtë çdo gjuhë .

13. Zemra ime më diktonte të gjithë këtë që shkrova me gëzim të veçantë, të tregoj se Maria hyjnore qe deri tani e pa njohur dhe se kjo është njëra nga arsyet pse Jezu Krishti nuk është i njo-hur sa duhet. Pra, nëse të njohurit e Jezu Krishtit dhe të mbretërisë së tij duhet të vijnë në botë, e sigurisht do të vijnë, kjo me siguri do të ndodhë si rrje-dhojë e njohjes së mbretërimit të Virgjërës Mari Tejet të shenjtë, e cila për herë të parë e solli Jezu Krishtin në këtë botë, e përmes së cilës të dytën herë do të lavdërohet.


 

Pjesa e parë Maria në historinë e shëlbimit

Kapitulli i parë

HYJI DESHI QË VEPRAT E TIJ MË TË MËDHA TË FILLOJNË DHE TË PËRFUNDOJNË PËRMES VIRGJËRËS TEJET TË SHENJTË

14. Pranoj me mbar Kishën se Maria është krijesë thjesht e dalë nga dora e të Gjithëpushtetshmit, prandaj në krahasim me madhërinë e pamasë të tij është më e vogël se atomi; ose më mirë të themi ajo nuk është asgjë sepse ai vetë është Ai që është (Dal 3,14); saktësisht, këtij Zoti të madh, gjithnjë i pavarur dhe i mjaftueshëm vetvetes, nuk iu desh aspak Virgjëra Tejet e shenjtë, as që i duhet ta kryejë vullnetin e vet dhe të shpallë lavdinë e vet. Për të mjafton të dojë dhe gjith-çka do të bëhet.

15. Megjithatë, them edhe këtë: duke i marrë gjërat ashtu siç janë, prej kur Hyji e krijoi Virgjërën tejet të shenjtë, për-mes saj ai deshi të fillojë dhe të përfundojë veprat e veta më të mëdha, prandaj mund të besojmë lirisht se ai nuk do të ndërrojë metodën e vet për të gjithë shekujt, sepse ai është Hyj dhe aspak nuk ndërron as të menduarit e vet, as sjelljen e vet (krah. Heb 1,12).

Maria në misterin e mishërimit të Jezu Krishtit

16. Hyji Atë e dha një të vetmin Birin e tij vetëm përmes Marisë. Krahas të gjitha ofshamave të pat-riarkëve, krahas të gjitha lutjeve të profetëve dhe të shenjtërve të Besëlidh-jes së Vjetër, gjatë katërmijë viteve, që të fitojnë këtë pasuri, Maria e meritoi dhe gjeti mëshirën te Hyji me lutjet e zjarr-ta të saj dhe me virtytet e larta . Pasi që bota ishte e pa-denjë, thotë shën Augustini, të pranojë të Birin e Hyjit drejtpërdrejt prej dorës së Atit, Ati i dha Marisë që bota të pranojë Atë prej saj. I Biri i Hyjit u mishërua për shëlbimin tonë, por në Marinë dhe përmes Marisë. Hyji, Shpirti i Shenjtë e formoi Jezu Krishtin, por vetëm atëherë kur e kër-koi pranimin e saj përmes njërit nga shërbëtorët e parë të pallatit të vet.

Në misteret e shëlbimit

17. Hyji Atë i dha Marisë frytshmërinë e vet, aq sa krijesa e thjeshtë është e aftë për këtë, duke i dhënë aftësinë që të lindë Birin e tij dhe të gjitha gjymtyrët e Trupit të tij mistik.

18. Hyji Bir zbriti në kraharorin e saj virgjëror, si Adam i ri në parizin e vet tokësor që të ëmbëlsohet kështu dhe në mënyrë misterioze të bëjë vepra të mrekullueshme të hirit. Hyji, i cili u bë njeri e konsideroi liri të vetën qëndrimin e tij në kraharorin e Marisë; fuqinë e vet e tregoi kur lejoi që ta bartë kjo vajzushë. E konsideroi lavdi të vetën dhe të Atit të fshehë shkëlqimin e vet në çdo krijesë në këtë tokë dhe t'ia zbulojë vetëm Marisë. E lavdëroi pavarshmërinë e vet dhe madhërinë e vet, duke u varur ndaj kësaj Virgjëre të butë në ngjizjen e saj, në paraqitjen e tij në tempull, në jetën e vet të fshehtë gjatë tridhjetë viteve, deri në vdekjen e tij ku deshi që edhe ajo të jetë e pranishme, që së bashku me Të, të paraqesë një të vetmen fli dhe që me pranimin e saj t’i flijohet Atit të amshuar, sikur më parë Izaku me pël-qimin e Abrahamit vullnetit të Hyjit. (krah. Zan 22,2). Mu ajo i dha gji, e mbrojti, u përkujdes për të dhe e flijoi për ne. O varshmëri e mrekullueshme dhe e paparë e vetë Hyjit, për të cilën Shpirti Shenjtë nuk mund të heshtë në Ungjill, që të na e tregojë vlerën dhe lavdinë e saj të patregueshme edhe pse na i ka fshehur gati të gjitha veprat e mreku-llueshme të cilat kjo Urti e Mishëruar i bëri në jetën e vet të fshehtë, Jezu Krishti i dha më shumë lavdi Hyjit, Atit të vet me nënshtrimin Nënës së vet gjatë tridhjetë viteve se sa do t’i jepte po të kishte kthyer mbarë botën duke bërë mrekulli më të mëdha. Oh! Sa shumë e lavdërojmë Hyjin kur, që t’i pëlqejmë, i nënshtrohemi Marisë sipas shem-bullit të Jezu Krishtit, një të vetmit shembullit tonë!

19. Nëse më me kujdes e shikojmë pjesën tjetër të jetës së Jezu Krishtit do të shohim se ai deshi që mrekullitë e veta t’i filloj përmes Marisë. Ai e shuguroi shën Gjon Pagëzue-sin në kraharorin e nënës së tij, shën Elizabetës, me për-shëndetjen e Marisë: si foli Maria, Gjoni u shugurua (krah. Lk 1,41); dhe kjo është mrekullia e parë dhe më e madhe e hirit të tij. Ai, në dasmë në Kanë e shndë-rroi ujin në verë në lutjen e saj të përvuajtur (krah. Gjn 2,1-12); kjo është mrekullia e tij e parë në na-tyrë. Ai filloi dhe i vazhdoi mrekullitë e veta përmes Marisë dhe do të vazhdojë të bëjë përmes Marisë deri në mbarim të botës.

20. Shpirti i Shenjtë është i papëlleshëm në Hyjin, do të thotë ai nuk prodhon asnjë person tjetër hyjnor, por u bë i pëlleshëm përmes Marisë, të cilën e mori si të fejuar të vetën. Përmes saj, në të dhe nga ajo bëri kryeveprën e vet, Hyjin-Njeri, dhe krijoi çdo ditë dhe do të krijojë deri në fund të bo-tës të paracaktuarit dhe gjymtyrët e trupit mistik të Kokës hyjnore. Për këtë, sa më shumë që gjen Marinë, të Fejuarën e vet të dashur dhe të pandashme, në ndonjë shpirt, ai është më veprues dhe më i fuqishëm, që në atë shpirt të lindë Jezu Krishtin, dhe vetë atë shpirt në Jezu Krishtin.

21. Kjo nuk do të thotë se Virgjëra tejet e shenjtë i jep pëlleshmërinë Shpirtit të Shenjt, sikur të mos e kishte ai, sepse si Hyji e ka pëlleshmërinë ose aftësinë për të prodhuar, siç e ka Ati dhe Biri, edhe pse këtë karakteristikë nuk e vë në vepër, pasi që nuk krijon asnjë person tjetër hyjnor. Mirëpo, duam të themi se Shpirti i Shenjt pë-lleshmërinë e vet e realizon përmes Virgjërës tejet të shenjtë, me të cilën shërbehet sepse do, edhe pse nuk e ka të domosdoshme, kështu krijon nëpër të dhe në të Jezu Krishtin dhe gjymtyrët e tij. O mister i hirit, i panjohur edhe më të diturve dhe më të përshpirtshmëve ndër të krishterë!


 

Kapitulli i dytë

MARIA NË MISTERIN E KISHËS DHE SHËNJTËRIMIT TË SHPIRTRAVE

22. Siç janë sjellë tri Vetat Hyjnore tek mishërimi dhe ardhja e parë e Jezu Krishtit, ashtu sillen gjithmonë, në mënyrë të papashme në Kishën e shenjtë, dhe ashtu do të sillen deri në mbarim të shekujve tek ardhja e mbrame e Jezu Krishtit.

Bashkëpunëtorja e Hyjit

23. Hyji Atë bëri bashkimin e të gjitha ujërave dhe e quajti det; ai bëri bashkimin e të gjitha hireve të cilin e quajti Mari. Ky Hyj i madh ka thesarin tejet të madh ose depo ku ka mbyllur gjithçka që ka të mirë, të shkëlqyeshme, të rrallë dhe të çmueshme, deri Birin e vet të dashur. Ky thesar i paçmueshëm është Maria, të cilën shenjtërit e quajnë «The-sar i Zotit»; me plotësinë e saj njerëzit begatohen.

24. Hyji Bir i dha Nënës së vet gjithçka që arriti me jetën e tij, meritat e tij të patregueshme dhe virtytet e tij të mreku-llueshme dhe e bëri arkëtare të tërë trashëgimisë që ia dha Ati. Vetëm përmes saj i vë në veprim meritat e veta në gjymtyrët e tij, i zbukuron me virtytet e veta dhe u ndan hiret e veta; ky është burimi i tij mistik ku ai me begati dhe butësi e derdh ujin e mëshirës së vet.

25. Shpirti i Shenjt - Hyji i dha Marisë, të fejuarës së tij bes-nike dhuratat e veta të patregueshme dhe atë e zgjodhi për ndarëse të të gjithë asaj çka ai kishte. Për këtë ajo ndan të gjitha dhuratat dhe hiret e tij atij cilit ajo dëshiron, sa do dhe kur do, dhe asnjë dhuratë qiellore nuk i dhurohet njerëz-ve nëse nuk kalon përmes duarve të saj virgjërore. Ky është vullneti i Hyjit që desh që gjithçka të kemi përmes Marisë; sepse ashtu u desh që i Gjithëpushtetshmi të pa-surojë, të ngritë dhe të pasu-rojë atë e cila u varfërua, u përvujtërua dhe u fsheh me përvujtërinë e saj deri në fund të asgjësi-mit të jetës së saj. Ja këto janë ndjenjat e Kishës dhe të etërve të shenjtë.

26. Të flas të urtëve bashkëkohorë, të gjithë këtë që e them thjesht, do ta vërtetoja më gjerësisht përmes Shkrimit të Shenjtë dhe shkrimeve të etërve të shenjtë me thëniet në gjuhën latine, kisha sjellë edhe shumë arsye të tjera dhe të forta, të cilat gjithkush mund t’i gjejë në librin Kurora e trefishtë e Virgjërës nga atë Poiré, ku ai i shtjellon gjerë e gjatë. Mirëpo, nëse unë u flas posaçërisht të varfërve, të thjeshtëve, atyre që janë vullnetmirë dhe që kanë fe më të madhe se sa kanë shumica e njerëzve të arsimuar dhe të cilët për këtë arsye besojnë më me thjeshtësi dhe me merita më të mëdha, ashtu e kam më lehtë t'u shpjegoj të vërte-tën duke mos u humbur në citatet latine të cilat ata nuk i kuptojnë, edhe nëse për ndonjë rast e sjell ndonjë, por gjithsesi nuk shkoj për t’i shumë-zuar ato.

Të vazhdojmë. Funksioni amnor i Marisë

27. Pasi hiri e përsos natyrën dhe lavdia e përsos hirin, është më se e vërtetë se Zotëria ynë është Biri i Marisë edhe në qiell siç ishte edhe në tokë dhe se e ka mbajtur me bes-nikëri nënshtrimin dhe dëgjesën e fëmijës më të përsosur ndaj nënës më të mirë ndër të gjitha nënat, por duhet të ru-hemi që këtë varshmëri të mos e kuptojmë si ndonjë për-vujtërim dhe mospërsosmëri të Jezu Krishtit. Maria është pakufishëm më e ulët se Biri i saj që është Hyj, dhe nuk i urdhëron siç i urdhëron nëna tokësore birit të vet, i cili është më i ulët se ajo. Pasi që Maria plotësisht është e shndërruar në Hyjin me hir dhe lavdi, e cila të gjithë shenj-tërit në të i shndërron, ajo as nuk pyet gjë e as që do gjë dhe as që bën asgjë që do të ishte kundër vullnetit të pand-ryshueshëm dhe të amshuar të Hyjit. Vërtet lexohet në veprat e shën Bernardit, Bernardinit, Bo-naventurës etj. se gjithçka në tokë dhe në qiell është e nënshtruar Virgjëres së shenjtë edhe vetë Hyji; pra ata me këtë duan të shprehin vetëm atë se sa është i madh pushteti që ia ka dhuruar Marisë dhe duket që ajo ka të njëjtën fuqi që ka edhe Hyji dhe se lutjet e saj dhe kërkesat janë të fuqishme te Hyji, sa që madhëria e tij gjithmonë i kon-sideron si urdhër dhe Hyji askurrë nuk i kundërshton lu-tjes së Nënës së tij të dashur, sepse ajo gjithmonë është e përvuajtur dhe e përshtatur vullnetit të tij. Nëse Mojsiu me fuqinë e lutjes së vet e ndaloi hidhërimin e Hyjit mbi izraelitët me aq sukses sa që Zoti i tejetlartë dhe i mëshirshëm nuk deshi t'i kundërshtojë, por e pyeti Moj-siun që ta lejojë të zbrazë hidhë-rimin e tij dhe të dënojë popullin e rebeluar sa më shumë (krah.Dal 32,10-14), atëherë do të kemi njohuri për lutjen e përvuajtur të Marisë, Nënës së denjë të Hyjit, lutja e së cilës është më e fortë te Madhëria e tij se sa lutja dhe ndërmjetësimi i të gjithë engjëjve dhe shenjtërve në qiell dhe në tokë!

28. Maria u urdhëron në qiell engjëjve dhe të lumturve. Si dhuratë për përvujtërinë e saj të thellë, Hyji i dha aftësinë dhe shërbimin që vendet e zbrazëta t’i mbushë me shenjtër prej të cilëve për shkak të mendjemadhësisë u dëbuan engjëjt e padëgjueshëm. Vullneti i të Gjithëpushtetshmit, i cili i lartëson të përvuajturit, është që qielli, toka dhe ferri me hatër o me zor t'i nënshtrohen urdhrave të Marisë së për-vuajtur të cilën e ka lënë për zotëreshë të parë të qiellit dhe të tokës, udhëheqëse të ushtrisë së vet, arkëtare të pasurisë së vet, ndarëse të hireve të tija, krijuesen e mrekullive të veta të mëdha, ripërtëritjen e njerëzimit, ndërmjetësue-sen e njerëzve, shkatërruesen e armiqve të Hyjit dhe shoqen besnike të madhërive dhe lavdive të veta.

Shenja e fesë së vërtetë

29. Hyji Atë do që përmes Marisë të ketë fëmijë deri në mbarim të shekujve dhe ai i thotë: Përqendrohu në Jakobin (Sir 24,13) që do të thotë përqëndrohu dhe ba-no në mesin e fëmijëve të mi dhe të parazgjedhurve, parafigura e të cilëve është Jakobi, e jo në fëmijët e djallit dhe të të përjashtuarve, parafigura e të cilëve është Ezavi.

30. Sikurse në lindjen natyrore dhe trupore egzistojnë babai dhe nëna, ashtu edhe në atë mbinatyrore dhe shpirtërore ekziston babai, e ky është Hyji dhe nëna, e kjo është Maria. Të gjithë fëmijët e vërtetë dhe të parazgjedhurit e kanë Hyjin si Atë dhe Marinë si nënë; e kush nuk e ka Marinë për nënë: heretikët, të ndarët etj., të cilët e urrejnë ose shikojnë me mëni ose me zemër ftoh-tësi Virgjërën, nuk e kanë Hyjin për atë, sado që ata lëvdohen se e kanë, sepse nuk e kanë Marinë për nënë. Po ta kishim për nënë do ta donin dhe do ta nderonin sikurse që çdo fëmijë i vërtetë në mënyrë të natyrshme e do dhe e nderon nënën e vet, e cila i ka dhuruar jetën. Shenja më e qëndrueshme dhe më e bindshme përmes së cilës i dallojmë heretikët, njeriun i cili përhap mësimin e gabueshëm, të dëbuarit, në njërën anë, nga të paracaktuarit në anën tjetër, është se heretiku dhe i dëbuari e urrejnë Vir-gjërën e shenjtë ose janë të ftohtë ndaj saj, dhe mundohen që me fjalë ose vepër të zvogëlojnë nderimin dhe dashu-rinë ndaj saj. Ata këtë e bëjnë haptas dhe fshehtas, nganjë-herë me arsyetime të bukura. Mjerim. Hyji Atë nuk i ka thënë Marisë që të vendoset në ta, sepse ata janë Ezavët.

Nëna e të krishterëve

31. Hyji Bir dëshiron që të formojë vetveten dhe në mënyrë të pandërprerë të mishërohet në gjymtyrët e veta përmes Nënës së tij të dashur, prandaj i thotë: Merre për pronë Izraelin (Sir 24,13). Si të donte të thoshte me këtë: Hyji, Ati im, m’i ka dhënë në pronë të gjithë popujt e tokës, të gjithë njerëzit, të mirët dhe të këqijtë, të parazgjedhurit dhe të dëbuarit. Të parët do t'i udhëheq me shkopin e artë kurse të tjerët me atë të hekurt. Njerëzve do t'u jem atë e të tjerëve hakmarrës i drejtë e të gjithëve gjykatës. Por, ti o nëna ime e dashur, ti do të kesh për trashëgim dhe pronë vetëm të parazgjedhurit, figura e të cilëve është Izraeli; si nënë e mirë ti do t’i lindësh, t’i ushqesh, t’i edukosh; e si zotëruese e tyre ti do t'i udhëheqësh, do t'i drejtosh dhe do t'i mbrosh.

32. “Njeri dhe njeri në të është i lindur”(Ps 87,5) thotë Shpirti i Shenjtë. Disa etër i shpjegojnë këto fjalë ashtu se njeriu i parë që u lind prej Marisë, Njeriu-Hyj, Jezu Krishti, e tjetri është vetëm njeri, i bijëzuari i Hyjit dhe i Marisë. Nëse Jezu Krishti, Kryet e njerëzimit, u lind prej Marisë, atëherë edhe të paracaktuarit, të cilët janë gjymtyrët e kësaj Koke, me doemos duhet të lindin prej saj . Askurrë e njëjta nënë nuk e sjell në këtë botë kryet pa gjymtyrë, as gjym-tyrët pa krye, sepse kjo do të ishte shkatërrim në natyrë; njëjtë në nivelin e hirit Kryet dhe gjymtyrët i lind e njëjta nënë. Nëse ndokush prej trupit mistik të Krishtit, ndonjë i paracaktuar, lind prej ndo-një nëne tjetër, e jo prej Marisë, e cila e ka lindur Kryet, ky në të vërtetë nuk do të ishte i pa-racaktuar as prej Jezu Krishtit, por shëmtim në nivelin e hi-rit.

33. Krahas kësaj, pasi që Jezusi është fryti i Marisë tani dhe përgjithmonë, siç përsëritin për të qielli e toka me mijëra e mijëra herë: Dhe i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezus, kjo është sigurisht se Jezu Krishti me të vërtet është fryt dhe vepër e Marisë, sikur për çdo njeri që e posedon ashtu edhe për çdo njeri në përgjithësi. Për këtë arsye, nëse ndo-një besimtar e ka formuar Jezusin në zemrën e vet, ai lirisht mund të thotë: “I qoftë lavdi Marisë! Atë, të cilin e posedoj, është vepër dhe fryt i saj; pa të unë, nuk do ta kisha”. Ma-risë mund t'i përshkruhen më me të drejtë se sa shën Pali ia përshkruan vetvetes, këto fjalë: Fëmijët e mi që unë ju ri-lind me dhemba rishtas deri që Krishti të formohet në ju. (Gal 4,19). Unë lind - thotë Maria – çdo ditë fëmijët e Hyjit, për derisa Jezusi, Biri im, të mos formohet në ta në plo-tësinë e moshës së vet. Shën Augustini e mbilartësoi vetveten dhe gjith-çka kam thënë unë, kur tha se të gjithë të paracaktuarit, që të mund t'i përgjigjen pamjes së Birit të Njeriut, deri sa janë në botë, janë të fshehur në kraharorin e Virgjërës tejet të shenjtë, ku kjo Nënë e mirë i mbron, i ushqen, i mban dhe i edukon, deri sa që pas vdekjes së tyre t'i lind për lavdi, e atëherë edhe është ditëlindja e tyre e vërtetë, siç e quan Kisha vdekjen e të drejtëve . Misteret e hirit, të panjohura për të dëbuarit, pak të njohura të parazgjedhurve.

Bashkëpunëtorja e Shpirtit të Shenjt

34. Hyji, Shpirti i Shenjtë dëshiron që të formojë në të të zgjedhurit, prandaj asaj i thotë: Rrënjosu në të zgjedhurit e mi. (Sir 24,13) Lëshoji, e dashura ime dhe e fejuara ime rrënjët e të gjitha virtyteve tua në të zgjedhurit e mi, që të shumohen gjithnjë e më shumë. Aq kënaqësi kam ndjerë në vetvete kur duke jetuar në tokë, kam kryer virtytet më të përsosura që edhe sot dëshiroj të të gjej në tokë e të mos detyrohesh që ta lëshosh qiellin. Për këtë ripërtëritu në të zgje-dhurit e mi, që në ta me kënaqësi të shoh rrënjët e fesë sate të patundshme, përvujtërisë sate të thellë, vetëmohimit tënd të përgjithshëm, lutjes sate të lartësuar, dashurisë sate të zjarrtë, shpresës sate të gjithhershme dhe të gjitha virty-teve tua. Ti je e fejuara ime, gjithnjë njësoj besnike, njësoj e pastër dhe njëjtë e frytshme siç ke qenë dikur. Feja jote le të m’i dhurojë besimtarët, pastërtia jote le të më japë virgjërat, pëlleshmëria jote le të më dhurojë të zgjedhurit që janë tempulli im.

35. Kur Maria të rrënjoset në ndonjë shpirt, ajo këtu krijon mrekulli të hirit si vetëm ajo mundet, sepse vetëm ajo është Virgjëra e frytshme, e cila s’ka pasur kurrë as nuk do të ketë kurrë të ngjashme me të në pastërti. Maria krijoi me Shpirtin e Shenjtë veprën më të madhe që ndonjëherë ka qenë dhe që do të jetë, Hyjin – Njeri dhe ajo do të krijojë besnikërisht vepra më të mëdha edhe në kohërat e mbrame. Asaj i është rezervuar krijimi dhe edukimi i shenjtërve të mëdhenj të cilët do të paraqiten në mbarimin e kohërave, sepse vetëm kjo Virgjër e mreku-llueshme dhe e jashtëzakonshme mund të krijojë me Shpirtin Shenjt gjëra të rëndësishme dhe të veçanta.

36. Kur Shpirti i Shenjt, i fejuari i saj, e gjen Marinë në ndonjë shpirt, ai aty fluturon dhe hyn në plotësinë e vet dhe atij shpirti i dhurohet aq më shumë sa më shumë vend t’i japë ai të fejuarës së vet. Një nga shkaqet pse Shpirti Shenjt tani nuk bën mrekulli të mëdha në shpirtra është se në shpirtra nuk gjen mjaft bashkim me të Fejuarën e tij besnike dhe të pandashme. Po them: me të Fejuarën e pandashme sepse Shpirti i Shenjtë, kjo dashuri në mes të Atit dhe të Birit që kur e fejoi Marinë që të formojë Jezu Krishtin, Kokën e të zgjedhurve dhe atë në të zgjedhurit, prej atëherë nuk është ndarë, sepse ajo i mbeti gjithmonë besnike dhe e pëlleshme.

Përshpirtëria ndaj Virgjërës së shenjtë është e nevojshme

37. Prej kësaj rrjedh qartë ky përfundim: së pari se Maria pranoi prej Hyjit pushtet mbi shpirtra të të zgjedhurve. Me të vërtetë, ajo nuk do të mund të vendoset në ta sikur i ka urdhëruar Hyji Atë, as t'i formojë, t’i ushqejë, as t’i lindë për jetë besnike si nëna e tyre, as t'i ketë për trashëgimi të vetën dhe pjesë të saj, as t’i formojë në Jezu Krishtin as Krishtin në ta, as të lëshojë në zemrat e tyre rrënjët e vir-tyteve të veta, as të jetë shoqja e pandashme e Shpirtit të Shenjt në të gjitha veprat e tij të hirit: them, nuk do të mund të bënte ajo asgjë po të mos kishte pushtet dhe zotërim në shpirtrat e tyre sipas lejes së veçantë të të Gjithëpushtet-shmit, i cili duke i dhënë pushtet mbi Birin e vet të natyr-shëm i dha pushtet edhe mbi fëmijët e tij të adoptuar dhe këtë jo vetëm sa i përket trupit, por edhe sa i përket shpir-tit.

38. Maria është Mbretëresha e tokës dhe e qiellit sipas hirit, sikurse Krishti që është mbret sipas natyrës dhe sipas të drejtës së ngadhënjimtarit. Por, sikurse që është mbretëria e Jezu Krishtit posaçërisht në zemra kjo është në brendësinë e nje-riut sipas asaj fjale: Mbretëria e Hyjit është në ju-ve (Lk 17,21) gjithashtu është mbre-tëria e Virgjërës së shenjtë veçmas në brendësinë e njeriut, do te thotë në shpirtin e njeriut dhe mu në shpirtra Maria me të Birin e saj pranon lavdinë më të madhe se sa në të gjitha krijesat që shihen. Për këtë me shenjtër mund ta quajmë Mbretëreshë të zem-rave.

39. E dyta, duhet të përfundojmë: nëse Virgjëra e shenjtë është e domosdoshme për Hyjin me doemosdoshmëri të kushtëzuar, të kushtëzuar me vullnetin e tij, aq më shumë është e nevojshme për njerëzit që të mund të arrijnë qëlli-min e tyre përfundimtar. Për këtë nuk guxohet të përzihet përshpirtshmëria ndaj Virgjërës tejet të shenjtë me përsh-pirtërinë ndaj shenjtërve të tjerë si të mos na ishte përsh-pirtëria ndaj Marisë më e doemosdoshme ose si të ishte mbi detyrën tonë.

40. Dijetari dhe i përshpirtshmi Suarez, jezuit, i urti dhe dashamiri i Hyjit, Justus Lipsius, doktor nga Louvaini, dhe shumë të tjerë, kanë shprehur ndjenjat e etërve si p.sh. të shën Augustinit, të shën Efremit, të gjakonit prej Edesit, të shën Qirilit të Jerusalemit, të shën Germanit të Carigradit, të shën Damjanit të Damaskut, të shën Anselmit, të shën Bernardinit, të shën Tomës dhe shën Bonaventurës kur kanë thënë dhe kanë argumentuar patundshëm se përsh-pirtëria ndaj së Lumes Virgjër është për shëlbim: si shenjë e qartë se dikush është i dëbuar nëse s’ka dashuri ndaj saj, çfarë shpalli edhe vetë Ekolampadi dhe disa nga heretikët; në të kundërtën është shenjë e pagabueshme se është i rilindur ai i cili është plotësisht dhe besnikërisht i përkush-tuar dhe i përshpirtshëm ndaj saj.

41. Këtë e dëshmojnë rastet dhe fjalët prej Besë-lidhjes së Vjetër dhe Besëlidhjes së Re, këtë e dëshmojnë thëniet e shenjtërve, këtë na mëson dhe na tregon mendja dhe për-voja. Vetë djallin dhe shërbëtorët e tij shumë herë i shtyn fuqia e së vërtetës që, edhe duke mos dëshiruar, e pranojnë këtë. Kam bërë përmbledhje të madhe thënie prej etërve të shenjtë dhe mësuesve që të konfirmoj këtë të vërtetë. Që të mos jem i gjatë, po sjell këtu vetëm një thënie: Përshpir-tëria ndaj teje, o Virgjër e shenjtë - thotë shën Gjoni i Damas-kut – është si armë shpëtimprurëse që Hyji u jep atyre të cilët do t’i shpëtojë.

42. Mund të sjell këtu shumë ngjarje të cilat ar-gumentojnë të njëjtën thënie; për shembull ngjarjen që e përmendin an-alet e shën Françeskut kur shenjti në entuziazmin e tij i pa shkallët e mëdha që depërtonin deri në qiell e në krye të tyre pa Virgjërën e shenjtë. Dhe iu zbulua për arsye se në-për këto shkallë duhet të ngjitet ai që do të shkojë në qiell. Ose ajo ngjarja e shënuar në analet e shën Dominikut, kur pesëmbëdhjetëmijë djaj e pushtuan shpirtin e një heretiku të shkretë, afër Carcassonne, ku shën Dominiku e mbajti predikimin mbi Rruzaren. Këta djaj, sipas urdhrit të Vir-gjërës tejet e shenjtë, në turpin e vet të madh u detyruan të pranojnë shumë të vërteta të mëdha dhe ngushëlluese sa i përket përshpirtërisë ndaj Virgjërës Tejetshenjte. Këtë ata e shprehën me aq fuqi dhe qartësi sa që nuk është e mundur që dikush të lexojë këtë ngjarje dhe fjalim lavdërimi e të mos qajë nga gëzimi, nëse ka bile pak përshpirtëri ndaj së lumes Virgjër.

Maria edhe më shumë u është e nevojshme atyre që janë të thirrur në përsosmëri të veçantë

43. Nëse përshpirtëria ndaj Virgjërës së shenjtë është thjesht e nevojshme të gjithë njerëzve që të shëlbohen, aq më e nevojshme është për ata që janë të thirrur në përsos-mëri të veçantë; dhe nuk besoj se ndonjë person mund të arrijë njësim të brendshëm me Shëlbuesin tonë dhe besni-këri të përsosur me Shpirtin e Shenjt pa njësimin më të ngushtë me Virgjërën e Tejetshenjtë dhe pa varshmërinë e madhe ndaj ndihmës së saj.

44. Vetëm Maria ka gjetur hir te Hyji (krah. Lk 1,30) pa ndihmën e asnjë krijese. Të gjithë që kanë gjetur hir pas saj te Hyji, e kanë gjetur vetëm përmes saj, por edhe të gjithë që do të lindin më vonë, vetëm përmes saj do të gjejnë hir. Ajo ishte veç hirplote kur e përshëndeti engjëlli Gabriel (krah. Lk 1,28) e Shpirti Shenjtë përsëri me mbushulli e dhuroi me hire kur e mbuloi me hijen e tij të patreguesh-me. Këtë plotësi të dyfishtë ajo e shumëzoi prej ditës në ditë, prej çastit në çast ,aq sa e arriti shkallën e pamatshme dhe të paarritshme të hirit. Për këtë arsye i Gjithëpush-tetshmi e bëri arkëtaren e vetme të pasurisë së vet dhe të vetmen ndarje të hireve të tij, që ajo të fis-nikërojë, të edu-kojë dhe të pasurojë atë që do, që ta shpjerë në rrugën e ngushtë qiellore, që ta shpjerë nëpër derë të ngushtë të je-tës, që ta shpjerë nëpër të gjitha pengesat dhe t’i japë fro-nin, skeptrin dhe kurorën e mbretërisë. Jezusi gjithmonë dhe gjithkund është fryt dhe Bir i Ma-risë, kurse Maria është gjithkund e gjithmonë pemë e cila e sjellë këtë fryt je-tësor dhe nënë e vërtetë e cila e lind.

45. Hyji i dorëzoi vetëm Marisë çelësat e visarit të dashu-risë hyjnore dhe i dha fuqinë që të ecë udhëve më të ma-dhërishme dhe më misterioze të përsosjes dhe në to të udhëheqë edhe të tjerët. Vetëm Maria u lejon hyrjen në pa-rajsën tokësore fëmijëve të shkretë të Evës jo-besnike, që atje me Hyjin të shëtisin me kënaqësi, që aty të fshihen prej armiqve të vet; që aty të ushqehen me frytin e pemës së je-tës, duke mos iu frikësuar vdekjes nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes dhe këtu me përbirje të gjatë pinë ujin qiellor nga ky burim qiellor që këtu buron me begati; ose më mirë, pasi që ajo vetë është parajsa tokësore, kjo tokë virgjërore dhe e bekuar prej nga qenë dëbuar Adami dhe Eva, vetë u lejon të hyjnë atyre që do t’i shenjtërojë.

46. Përkrahjen tënde e kërkojnë princat e popujve, të shërbehem me shprehjet e Shpirtit të Shenjt, sipas shpjegimit të shën Bernardit – dhe do ta kërkojnë gjatë shekujve” e posaçë-risht në mbarim të botës. Kjo do të thotë se shenjtërit më të mëdhenjë dhe shpirtrat më të pasur me hire dhe virtyte do t’i luten me qëndresë Virgjërës së shenjtë dhe do ta kenë gjithmonë parasysh si shembullin e vet më të përsosur që ta imitojnë dhe si ndihmëtare të fortë e tyre, e cila do t’u ndihmojë.

47. Kjo, them, do të ndodhë posaçërisht në mba-rim të bo-tës dhe ajo së shpejti, sepse i Gjithëpushtetshmi do që me Nënën e tij të shenjtë të formojë shenjtër të mëdhenjë, të cilët do të tejkalojnë shumë shenjtër të tjerë në shenjtëri, siç lartësojnë cedrat e Libanit kaçubat e vogla, siç qe lajmëruar një shpirti të shenjtë , jetën e të cilit e ka përshkruar mons. de Renty.

48. Hyji do t’i zgjedhë këta shpirtra të mëdhenj, plot me hire dhe zell, që t’i kundërvihen armiqve të tij, të cilët do të tërbohen në të gjitha anët. Ata do të jenë të përshpirtshëm sidomos ndaj Virgjërës së shenjtë, e cila do t’i shndritë me dritën e vet, do t’i ushqejë me qumështin e vet, do t’i udhë-heqë me shpirtin e vet, do t’i përkrahë me të djathtën e vet dhe do t’i ruajë me mbrojtjen e vet, kështu që këta admi-rues të Marisë me një dorë do të luftojnë, kurse me tjetrën do të ndërtojnë. Më një dorë do të luftojnë, rrëzojnë, rrënoj-në heretikët dhe herezat e tyre, skizmatikët dhe skizmat e tyre, idhujtarët dhe idhujt e tyre dhe mëkatarët me ateiz-min e tyre; me dorën tjetër do të murojnë tempullin e Salo-monit të vërtetë dhe qytetin misterioz të Hyjit, do të thotë Virgjëren e shenjtë, të cilën etërit e shenjtë e quajnë Tem-pulli i Salomonit dhe Qyteti i Hyjit. Ata do ta nxisin tërë botën, me fjalë dhe me shembull, në përshpirtri të vërtetë ndaj Marisë. Kjo do t'u krijojë shumë armiq, por edhe shumë fitore dhe lavdi, lavdi të cilat vetëm Hyjit i takojnë. Këtë Hyji ia zbuloi shën Vink Fererskut, apostullit të madh të shekullit të vet, siç e ka shënuar vetë në veprat e veta. Duket se këtë e paratha Shpirti i Shenjt në psalmin 59. ku thotë: “Le të dihet se Hyji mbretëron në Jokobin deri në mbarim të botës. Në mbrëmje kthehen, ulërijnë si qentë dhe vrapojnë nëpër qytet” (Ps 59,7.14). Ky qytet të cilin do ta gjejnë në mbarim të botës, ku do të drejtohen dhe ku do të shuhet uria për drejtësi, i cili do t'i tundojë, është Virgjëra e shenjtë, të cilën Shpirti i Shenjt e quan Qytet i Hyjit dhe Shkëmb i Hyjit (Ps 87,3).


 

Kapitulli i tretë

PËRSHPIRTËRIA NDAJ MARISË ËSHTË E NEVOJSHME POSAÇËRISHT NË KOHËT E FUNDIT

Maria dhe kohët e fundit

49. Përmes Marisë ka filluar shëlbimi i botës, përmes Ma-risë ai duhet edhe të përfundohet. Maria gati që nuk u tre-gua në ardhjen e parë të Jezu Krishtit, që njerëzit e infor-muar dobët për personin e Birit të saj, të mos largohen prej së vërtetës duke u entuziazmuar me Virgjërën e shenjtë tepër e ndjeshme e tepër e shëndritur. Me gjasë kjo do të ndodhte po të kishte qenë e njohur, për shkak të ëmbëlsisë së mrekullueshme me të cilën i Gjithëpushtetshmi e kishte zbuku-ruar pamjen e jashtme të saj. Në këtë të vërtetë na shpie një shkrim i Dioniz Areopagit . Ai thotë se kur do ta shihte, do ta pranonte për ndonjë hyjni për shkak të butësisë së saj misterioze dhe bukurisë së pakrahasuesh-me, po mos ta kishte mësuar në të kundërtën, ku ishte i rrënjosur mirë. Mirëpo, në ardhjen e dytë të Jezu Krishtit, Maria duhet të jetë e njohur dhe e zbuluar përmes Shpirtit Shenjt, që për-mes saj t’i sjellë njerëzit në njohuri, në dashuri dhe në shër-bim të Jezu Krishtit, sepse më nuk ekzistojnë shkaqet që e kanë udhëhequr Shpirtin e Shenjt që të fshehë të fejua-rën e vet gjatë jetës së saj dhe ta tregojë vetëm pak edhe pasi që u shpall Ungjilli.

50. Pra, Hyji do që ta shpallë dhe ta tregojë Ma-rinë si krye-vepër të duarve të tij në këto kohë të fundit : 1. Për arsye se ajo në këtë botë ishte e fshehur dhe u përvuj-tërua nën pluhur me përvujtërinë e saj të thellë, duke arri-tur prej Hyjt, por edhe prej apostujve të tij dhe ungjill-tarëve që të mos e shpallin. 2. Pasi që ajo është kryevepër e duarve të Hyjit, sipas hirit në tokë dhe sipas lavdisë në qiell, Hyji do që njerëzit ta lëv-dojnë dhe ta madhërojnë për këtë kryevepër. 3. Pasi që ajo është agimi që i paraprinë dhe na e zbulon Diellin e drejtësisë, Jezu Krishtin, duhet që ta njohim dhe ta zbulojmë, atë qe ashtu ta njohim dhe ta zbulojmë Jezu Krishtin. 4. Pasi që ajo është rruga përmes së cilës Jezu Krishti erdhi tek ne për të parën herë, ajo do të jetë rruga edhe kur Ai të vijë të dytën herë, edhe pse në mënyrë tjetër. 5. Pasi që ajo është mjet i sigurt dhe rrugë e drejtë dhe pa të meta, përmes së cilës arrijmë tek Jezu Krishti, dhe e gjejmë në mënyrë të përsosur, aq më shumë duhet përmes saj ta gjejnë ata shpirtra të shenjtë që do shkëlqejnë prej shenj-tërisë. Kush e gjen Marinë do ta gjejë jetën (krah. Fu 8,35), domethënë Jezu Krishtin, i cili është Rruga, e Vërteta dhe Jeta (Gjn 14,6). Mirëpo, Marinë nuk mund ta gjejë ai që nuk e kërkon; nuk mund ta kërkojë ai që nuk e njeh, sepse askush nuk e kërkon dhe nuk e dëshiron gjënë e panjohur. Pra, Maria duhet të jetë më e njohur se askurrë, në mënyrë që të njihet dhe të lavdërohet më shumë Trinia e Shenjtë. 6. Maria duhet të shkëlqejë në këto kohë të fundit më shumë se askurrë, me mëshirën e saj, me fuqinë e saj dhe me hiret e saj; me mëshirën e saj që t’i kthejë dhe t’i pranojë mëkatarët e shkretë dhe të treturit, të cilët do të kthehen në Kishën katolike; me fuqinë e vet kundër armikut, adhu-ruesve të zotave të rrejshëm, përçarësve, muhamedanëve, Judeasve dhe atyre që nuk besojnë, të cilët do të kundërsh-tojnë ashpër duke u munduar që me premtimet dhe kër-cënimet e tyre t’i nxitin dhe t’i shkatërrojnë të gjithë ata që do t’u kundërshtojnë dhe më në fund ajo duhet të shkëlqejë me hirin e saj, që të inkurajojë dhe të përkrahë të gji-thë ushtarët e fortë dhe shërbëtorët besnikë të Jezu Krishtit, të cilët do të luftojnë për interesat e tij. 7. Maria, më në fund, duhet të jetë e tmerrshme për djallin dhe bashkëpunëtorët e tij si ushtria e gatshme për luftë, posaçërisht në këto kohët e fundit, sepse djalli e di mirë se i ka mbetur pak kohë, shumë më pak se kurrë më par që t’i shkatërrojë shpirtrat, prandaj e dyfishon mundin dhe sul-min e vet. Ai, me të vërtetë do të ngritë shpejt kundërshtime të për-gjakshme dhe do t’u vërë kurthe të ashpra shërbëtorëve besnikë të Marisë dhe fëmijëve të saj të vërtetë të cilët ai i mbizotëron më vështirë se njerëzit e tjerë.

Maria dhe lufta e mbrame

51. Në këto salvime të fundit dhe të ashpra, të cilat do të rriten çdo ditë e më shumë deri në mbretërinë e antikrishtit, duhet të aplikohet kryesisht profecia e parë dhe e famshme dhe mallkimi që e tha Hyji kundër gjarprit. Është moment i mirë këtu të shpjegohet në lavdi të Virgjërës Mari, në shpëtim të fëmijëve të saj dhe të turpit të djallit. “Armiqësi do të vë ndërmjet teje e gruas, ndërmjet farës sate e farës së saj; fara e saj do të ta shtypë kokën, kurse ti do t’ia sulmosh thembrën. ” (Zan 3, 15).

52. Hyji ka bërë vetëm një armiqësi të papajtue-shme, e cila do të qëndrojë deri në mbarim të shekujve dhe do të jetë gjithnjë e më e ashpër: armiqësia midis Marisë, nënës së tij të denjë, dhe Luciferit, në mes të fëmijëve dhe shërbëtorëve të Virgjërës së shenjtë, në njërën anë, dhe bijve dhe punë-torëve të Luciferit, në anën tjetër. Prandaj armikja më e ash-për të cilën e ngriti Hyji kundër djallit është Maria, nëna e shenjtë e tij. Hyji, aq më tepër që prej parajsës tokësore, edhe pse atëherë ishte vetëm në planin e Hyjit i dhuroi atë lloj urrejtje ndaj armikut të mallkuar të Zotit, aq shkathtësi të zbulojë të keqen e atij gjarpri të vjetër dhe aq fuqi që të ngadhënjejë, të shtypë dhe të ndrydhë atë mendjemadhin e patenzonë kështu që ai frikohet prej saj më shumë se para gjithë engjëjve dhe njerëzve, aq më tepër në një menyrë më shumë se edhe vetë Hyjit. Kjo nuk do të thotë se hidhërimi i shenjtë, urrejtja dhe fuqia e Hyjit kundër djallit nuk janë shumë më të mëdha nga hidhërimi, urrejtja dhe fuqia e Virgjërës së shenjtë, sepse përsosmëritë e Marisë janë të kufizuara; por djalli i frikohet më shumë asaj për dy arsye. Së pari sepse është mendje-madh dhe më shumë vuan se ngadhënjen mbi të dhe e dënon një shërbëtore e vogël dhe e përvuajtur e Hyjit, kështu që përvujtëria e saj e përvujtëron më shumë se gjithëpushtetësia e Hyjit. E dyta, Hyji i dha Marisë fuqi të madhe kundër djallit kështu që siç duhej që prej gojës së të dja-llosurve shpesh të pranojnë kundër vullnetit – më shumë të frikohen nga një ofshamë e saj për ndonjë shpirt sesa nga lutjet e të gjithë shenjtërve, dhe vetëm një kër-cënimi të saj kundër tyre se sa prej të gjitha vuajtjeve të tjera.

53. Çfarë kishte humbur Luciferi me mendjema-dhësi, atë Maria e fitoi me përvujtëri. Çfarë kishte humbur dhe shka-tërruar me mosdëgjesë Eva, atë Maria e shpëtoi më dë-gjesë . Eva, duke dëgjuar gjarprin, i shkatërroi bashkë me veten të gjithë fëmijët e saj dhe i vuri nën pushtetin e gjarprit, e Maria, duke u treguar besnike e përsosur ndaj Hyjit, i shpëtoi të gjithë fëmijët e saj dhe shërbëtorët dhe iu kushtua Madhërisë së Hyjit.

54. Hyji bëri jo vetëm një armiqësi, por më shumë armiqësi, jo vetëm midis Mrisë dhe Djallit, por edhe midis pasar-dhësve të Virgjërës së shenjtë dhe pasardhësve të Djallit. Me fjalë të tjera, Hyji bëri armiqësi, antipati dhe urrejtje të fshehtë midis fëmijeve të vërtetë dhe shërbëtorëve të Vir-gjërës së shenjtë, nga njëra anë, dhe fëmijëve dhe shërbë-torëve të djallit, nga ana tjetër. Fëmijët e Belialit, skllavët e Djallit, dashuruesit e kësaj bote (sepse kjo është e njëjta gjë) gjithmonë i kanë përndjekur dhe do t’i përndjekin më shu-më se kurrë më parë ata që i takojnë Virgjërës së shenjtë, sikurse atëherë kur Kaini e përndiqte të vëllain e tij, Abe-lin, (krah. Zan 4,8) dhe Ezavi të vëllain e tij Jakobin, të cilët janë shëmbëllesa e të dëbuarve dhe e të parazgjedhurve. Mirëpo, Maria e përvuajtur gjithnjë do të fitojë mbi atë mendjemadhin aq me madhështi që do të ketë sukses që t’ia shtypë kryet, atë fron të mendjemadhësisë së tij; ajo gjithnjë do të zbulojë të keqen gjarpërore të tijën, do të zbu-lojë planet e tij të ferrit, do të shkatërrojë themelet djallë-zore dhe do t’i mbrojë deri në fund të botës shërbëtorët e vet besnikë nga dora e tij e egër. Mirëpo, fuqia e Marisë mbi të gjithë djajtë do të duket veç-mas në kohët e fundit, kur Djalli të tentojë të vërë kurthin thembrës së saj, do të thotë shërbëtorëve të saj të përvuajtur dhe fëmijëve të saj të varfër, të cilët ajo do t’i ngritë që të luftojnë kundër Djallit. Ata do të jenë të vegjël dhe të va-rfër në sytë e botës, të ulët para të gjithëve si thembra; gjith-kush do t’i shkelë dhe t’i shtypë sikurse ndodh me themb-rën në krahasim me gjymtyrët e tjera të trupit. Për këtë do të jenë të përmbushur me hiret e Hyjit, të cilat Maria do t’ua ndajë bollshëm; do të jenë të mëdhenj dhe të lartësuar në shenjtëri para Hyjit dhe do të jenë të lartësuar mbi çdo krijesë me zellin e tyre të flakët. Ndihma e Hyjit aq shumë do t’i përkrahë sa që me thembrën e tyre – përvujtërinë e tyre – të njësuar me Marinë do të shkelin kokën e Djallit, kurse Jezusit do t'ia sjellin fitoren e lavdishme.

Maria dhe apostujt e kohërave të fundit

55. Po, Hyji do që Nëna e tij e shenjtë të jetë tani më e njo-hur dhe më e dashur dhe më e nderuar se sa ka qenë deri më tani. Kjo, pa dyshim, do të ndodhë nëse të parazgje-dhurit, në saje të hirit dhe njohurisë së Shpirtit të Shenjt, të kuptojnë se si duhet të bëjnë përshpirtëri të brendshme dhe të përsosur, të cilën do t’ua zbulojë më vonë. Atë-herë do të shohin qartë sa u lejon feja këtë Yll të shkëlqyeshëm të detit dhe, nën udhëheqjen e saj, do të arrijnë te limani i sigurt, përkundër të gjitha furtunave dhe vështirësive. Do të njo-hin madhërinë e kësaj Mbretëreshe dhe plotësisht do t'i ku-shtohen shërbimit asaj si të nënshtruarit e saj dhe robërit e dashurisë. Atëherë do t’i shijojnë ëmbëlsitë e saja dhe mirësinë e saj amnore dhe do ta duan me butësi si fëmijët e saj të dashur. Atëherë do ta njohin mëshirën e saj, me të cilën është e përmbushur, dhe nevojën për ndihmën e saj, dhe do t’i kër-kojnë atë në të gjitha nevojat si mbrojtëses dhe ndërmje-tësueses së dashur te Jezu Krishti. Atëherë do të shohin se ajo është mjeti më i sigurt, më i lehtë, më i shkurtë dhe më i përsosur për të arritur deri tek Jezu Krishti, dhe do t'i dorëzohen me trup dhe me shpirt, pa kufizime, që në këtë mënyrë të jenë të Krishtit.

56. Mirëpo, çfarë do të jenë këta shërbëtorë, skllevërit dhe fëmijët të Marisë? Do të jenë këta flaka e gjallë, shërbëtorët e Zotit, të cilët gjithçka do të arrijnë me flakën e dashurisë Hyjnore. Do të jenë këto shigjeta të ashpra në dorën e të fortit (Ps 127, 4), në dorën e fortë të Marisë, të cilëve ajo do t’u sulmojë armiqtë. Këta do të jenë të bijtë e Levit, plotësisht të pastruar (krah. Mal 3,3) në flakën e vështi-rësive të mëdha dhe plotësisht të afruar tek Zoti (krah. 1Kor 6,17). Në zemrat e tyre ata do të mbajnë ar të dashu-risë, kem të lutjeve në shpirt dhe mirrën e vetëmohimit në trupin e tyre, kështu që gjithkah do ta shpërndajnë erën e Jezu Krishtit për të varfrit dhe për të vegjlit, derisa për të mëdhenjtë dhe krenarët e kësaj bote do të jetë erë e vdekjes.

57. Këto do të jenë retë me rrufe, të cilat do të flu-turojnë nëpër gjithësi ku do t’i shpjerë secila edhe më e vogla frymë e Shpirtit të Shenjt; nuk do të ecin pas asnjë gjëje, as që do të befasohen për ndonjë send, as që do të kenë kujdes për diçka, por do të lëshojnë shiun e Fjalës së Hyjit dhe jetës së pasosur; do të murmurojë kundër mëkatit, do të bien mbi botën, do t’i sulmojë Djallin dhe ndih-mësit e tij dhe me shpatën dytehëshe të Fjalës së Zotit do të shporojë, në jetë ose vdekje të gjithë ata që ua dërgon i Gjithëpush-tetshmi.

58. Këta do të jenë apostujt e vërtetë të kohërave të fundit, të cilëve Zoti do t’u japë aftësinë e të folurit dhe fuqinë që të bëjnë mrekulli dhe do t’u grabisin frytin armiqve të vet. Do të flenë pa ar dhe argjend dhe çfarë është edhe më me rëndësi pa kujdes të madh në mes të meshtarëve të tjerë, njerëzve të kishës dhe klerikëve intermedios cleros prapëse-prapë do të kenë krahë të argjenduar të pëllumbit që të flu-turojnë, me njet të pastër për lavdinë e Hyjit dhe shëlbim të shpirtrave ku i thërret Shpirti i Shenjt, dhe në ato vende ku do të predikojnë do të lënë vetëm ar të dashurisë, që është përmbushje e krejt ligjit.

59. Më në fund e dimë se këta do të jenë nxënësit e vërtetë të Krishtit, të cilët do të imitojnë varfërinë e tij, përvuj-tërinë, urrejtjen ndaj botës dhe dashurinë; do të mësojnë udhën e ngushtë të Hyjit ndaj Ungjillit e jo ndaj principeve të botës dhe njëherit nuk do të shqetësohen as nuk do të shikojnë askënd në fytyrë, as nuk do të kursejnë të dëgjojnë as të frikohet nga asnjë vdekatar sado që ai të jetë i fortë. Në buzët e tij do të jetë shpata dytehëshe e Fjalës së Hyjit, në shpinën e tij do të mbajë flamurin e përgjakur, kryqin në dorën e djathtë e rruzaren në të majtën; emrat e shenjtë të Jezusit dhe Marisë në zemrën e vet e shikimi i qartë dhe vetëmo-himi i Jezusit në gjithë sjelljen e tij. Të këtillë do të jenë ata njerëz të mëdhenjë që do të vinë, të cilët Maria do t’i ngritë me urdhrin e të Tejetlartit që të shpallin Mbretërinë e tij mbi mbretërinë e të patenzonëve, adhuruesit të Zotave të rrejshëm dhe atyre që nuk e njohin Jezu-sin. Mirëpo, kur do të ndodhë kjo dhe si?... Vetëm Hyji këtë e di: e jona është që të lutemi, të ofshajmë dhe në heshtje duke pritur të presim (krah. Ps 40,2).


 

Pjesa e dytë Nderimi

i Marisë në Kishë

Kapitulli i parë

TË VËRTETAT THEMELORE MBI PËRSHPIRTËRINË NDAJ VIRGJËRËS SË SHENJTË

60. Deri më tani kam thënë diçka për nevojën e përshpir-tërisë ndaj Virgjërës së shenjtë, e tani dua të them çfarë përmban kjo përshpirtëri. Këtë do të bëj me ndihmën e Hyjit, pasi që të sjell disa të vërteta themelore të cilat do të shndrisin këtë përshpirtëri të madhe, që dua të shpall.

Jezu Krishti është qëllimi i fundit i përshpirtërisë ndaj Virgjërës së shenjtë

61. E vërteta e parë. – Jezu Krishti, Shëlbuesi ynë, Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë, duhet të jetë qëllimi kryesor i të gjitha përshpirtërive tona, përndryshe ato do të jenë të gabuara dhe të rrejshme. Jezu Krishti është alfa dhe omega (Zb 1,8), fillimi dhe mbarimi i të gjitha sendeve (krah. Zb 1,17). Ne mundohemi, siç thotë apostulli, vetëm rreth asaj që çdo njeri të bëjmë të përsosur në Jezu Krishtin (krah. Ef 4,13), sepse vetëm në të banon e tërë plotësia e Hyjnisë (Kol 2,9) dhe të gjitha plotësitë e tjera të hirit, të virtytit dhe të përsos-mërisë; sepse vetëm në të kemi qenë të bekuar me çdo bekim shpirtëror; (Ef 1,3); sepse ai është i vetmi Më-sues yni që duhet të na mësojë, i vetmi zotërues nga i cili duhet të varemi, i vetmi Krye me të cilin duhet të jemi të njësuar, i vetmi shembull të cilit duhet t’i përngjajmë, i vetmi mjek i cili do të na shërojë, i vetmi bari i cili do të na ushqejë, e vetmja rrugë e cila duhet të na udhëheqë, e vet-mja e vërtetë së cilës duhet besuar, e vetmja jetë e cila du-het të na gjallërojë dhe gjithçka e jona e cila duhet të na mjaftojë. Asnjë emër tjetër nën qiell nuk na është dhënë me të cilin do të mund të shëlbohemi (krah.Vap 4,12) pos emrit të Jezusit. Hyji nuk na ka lënë themel tjetër të shëlbimit, për-sosmërisë dhe lavdisë sonë, por vetëm Jezu Krishtin. Secila ndërtesë që nuk është e themeluar në këtë gurë të këndit është në rërën e luhatshme dhe me siguri herët ose vonë do të rrëzohet. Secili besimtar që nuk është me Krishtin i lidhur, si dega e hardhisë me trungun, do të bjerë, do të thahet dhe nuk do të jetë për asgjë tjetër pos të hedhet në zjarr (krah. Gjn 15,6). Nëse jemi në Jezu Krishtin dhe Krishti në ne, nuk duhet të frikohemi gjykimit (krah. Rom 8,39). As engjëjt në qiell, as njerëzit në tokë, as djajtë e ferrit e asnjë krijesë tjetër nuk mund të na rrezikojë, sepse nuk mund të na ndajë nga dashuria e Hyjit, e cila është në Jezu Krishtin (krah. Rim 8,39). Përmes Jezusit, me Jezusin dhe në Jezusin mundemi gjithçka: ta kthejmë krejt nderin dhe lavdinë Atit në njësim me Shpirtin e Shenjt, dhe vetë të bë-hemi të përsosur që të afërmve tanë t'u jemi erë e kën-dshme e jetës së pasosur.

62. Nëse, pra, promovojmë përshpirtërinë serioze ndaj Virgjërës së shenjtë, kjo është vetëm që të rri-tim përshpir-tërinë ndaj Jezu Krishtit; kjo është vetëm që të sjellim element të lehtë dhe të sigurt si të gjendet Jezu Krishti. Po t’i largonte përshpirtëria ndaj Virgjërës së shenjtë njerëzit prej Jezusit, do të duhej të quhej mashtrim djallëzor. Kjo përshpirtëri jo vetëm që nuk i largon njerëzit prej Jezu Krishtit, por na nevojitet që ta gjejmë atë më me përsos-mëri, ta duam me butësi dhe t’i shërbejmë me besnikëri, siç kam thënë tashmë dhe për çka do të bëhet fjalë edhe më vonë .

63. Tani, shkurt po të drejtohem ty, i dashuri Jezusi im që mirësisht t’i ankohem madhërisë sate pse shumica e të krishterëve, po edhe ata më të mençurit, nuk e njohin li-dhjen e domosdoshme që është midis Teje dhe Nënës sate të shenjtë. Ti, o Zot, je gjithnjë me Marinë, e Maria gjith-monë me ty; as që mundet të jetë ajo pa ty, përndryshe nuk do të ishte ajo që është; ajo është aq e shndërruar me hir në ty sa që nuk jeton më Ajo, se nuk është më Ajo. Ti vetë, Jezusi im, jeton dhe mbretëron në të në mënyrë më të përsosur se në të gjithë engjëjt dhe të lumturit. O po ta dinin njerëzit lavdinë dhe dashurinë që ke në këtë krijesë të mrekullueshme, ndryshe do të mendonin për ty dhe Marinë. Ajo është aq ngushtë e lidhur me ty që më lehtë do të ndahej drita prej diellit, nxehtësia nga zjarri; do të them edhe më shumë: më lehtë do të ndaheshin të gjithë engjëjt dhe shenjtërit prej teje se sa Maria, sepse Ajo të do me zjarr dhe më përsosmërisht të lavdëron se sa të gjitha krijesat tua së bashku.

64. Për këtë, Mësues i im i dashur, a nuk është e çudit-shme dhe e mërzitshme të shihet sa mosdije dhe errësirë ka të njerëzit këtu në tokë sa i përket Nënës sate të shenjtë? Nuk flas aq për adhuruesit e zotave të rrejshëm dhe paganët të cilët duke mos të njohur ty, aspak nuk mundohen ta njohin atë; nuk flas as për heretikët as për të shkëputurit prej Kishës, të cilët nuk mundohen të kenë përshpirtëri ndaj Nënës sate pasi që janë ndarë prej teje dhe Kishës sate; por po flas për të kri-shterët katolikë, aq më shumë edhe për disa më-sues katolikë, të cilët janë të thirrur t’i mësojnë të tjerët në të vërtetat, ndërsa vetë nuk të njohin ty as Nënën tënde por vetëm sipërfaqësisht, thatë, pafrytshëm dhe ftohtë. Këta zotërinj flasin rrallë vetëm për Nënën tënde të shenjtë dhe për përshpirtërinë të cilën jemi të detyruar të kemi ndaj saj, sepse firkësohen, siç thonë ata, që nje-rëzit të mos e keqpërdorin, kështu që të mos lëndojnë ty, nëse do të nderohej shumë Ajo. Nëse ata dëgjojnë ose shohin ndonjë nderues të Virgjërës së shenjtë të flasë but për këtë përshpirtëri ndaj kësaj Nëne të mirë, fuqi-shëm dhe bin-dshëm, si për një mjet të sigurt dhe pa mashtrim, si për një kalesë pa rreziqe, si për rrugë të panjollosur pa papër-sosmëri dhe si për një mister të mrekullueshëm që ty të gjejmë dhe të dashurojmë, atëherë ata e ngritin zërin kun-dër tij dhe me mijëra arsyetime dëshmojnë se nuk duhet të flitet aq për Virgjërën Tejet të shenjt, se ka shumë keqpër-dorime në këtë përshpirtëri dhe se me zell duhet të mën-janohen dhe se duhet më mirë të flitet për ty se sa të për-fitohet bota për përshpirtëri ndaj Virgjërës së shenjtë, të cilën bota tashmë e do mjaft. Nganjëherë dëgjohen edhe ata duke folur për përshpirtërinë ndaj Virgjërës së shenjtë, por jo që ta shpërndajnë dhe ta favorizojnë, kinse t’i mënja-nojnë prej saj keqpërdorimet e mundshme. Krahas të gjitha këtyre, megjithatë, këta zotërinj janë pa dashuri dhe pa frikë edhe ndaj teje, sepse janë të tillë ndaj Marisë dhe men-dojnë rruzaren, shkapullarin për përshpirtëri të cilat u ta-kojnë grave dhe të paditurve dhe pa të cilat mund të shpëtohen. Nëse atyre u bie në dorë ndonjë adhurues i Marisë që thotë rruzaren ose bën ndonjë përshpirtëri tjetër në nder të Saj, menjëherë ia ndërrojnë shpirtin dhe zemrën, në vend të rruzares e këshillojnë që të thotë 7 psalme; në vend që ta nxisin në përshpirtëri ndaj Virgjërës së shenjtë do ta nxitin në përshritëri ndaj Jezu Krishtit. O i dashuri im Jezus, a janë këta njerëz sipas Shpirtit tënd? A të pëlqen që bëjnë ashtu? A të vjen mirë ty kur mun-dohemi me të gjitha fuqitë t’i pëlqejmë nënës sate duke u frikësuar se kjo nuk të pëlqen Ty? Përeshpirtëria ndaj Në-nës sate a mos është pengesë për përshpirtëri ndaj Teje? A ia përshkruan ajo vetes nderin që i bëhet? A është ndarë ajo prej teje? A është ajo e huaja e cila me Ty s’ka asnjë lidhje? A nuk të pëlqen Ty kur duam ti pëlqejmë asaj? Ndahemi ose largohemi prej dashurisë sate kur i dorëzohemi Marisë dhe kur e duam atë?

65. Megjithatë, Mësues im i dashur me verbëri të madhe e dënon mendjemadhësinë e këtyre të urtëve! Edhe nëse është e vërtetë ajo që thashë më parë, as atëherë të shumtit e këtyre të urtëve nuk do të largojnë më shumë botën prej Virgjërës sate të shenjtë, as nuk do të ftohin më shumë në shpirtra nderimin ndaj saj. Më ruaj o Zot që të mos mendoj dhe të mos veproj si ata, por më dhuro pak ndjenjë falënderimi të vlerës së nde-rimit dhe dashurisë që ti ke ndaj Nënës sate të shenjtë që sa më shumë të të dua dhe të lavdëroj që të ndjekë Ty prej së afërmi dhe që të shkoj pas teje.

66. Sikur të mos kisha thënë ende asgjë në nderim të Nënës sate, më jep hirin që ta lavdëroj me dinjitet: bëj që den-jësisht ta lavdëroj Nënën , përkundër të gjithë armiqve të saj, të cilët janë edhe tut dhe t’u them me zë me shenjtërit: askush të mos shpresojë të fitojë hir prej Zotit kush e lën-don Nënën e tij të shenjtë .

67. Që të arrij përmes mëshirës sate përshpir-tërinë e vër-tetë ndaj Nënës sate të shenjtë dhe me të të frymëzojë mbarë tokën, më jep dashurinë e zjarrtë ndaj teje dhe në këtë njet prano lutjen e fortë që ta drejtoj me shën Augus-tinin dhe me miqtë e tu të sinqertë: “Ti je Krishti, Ati im i shenjt, Hyji im i mëshirshëm, mbreti im i madh, bariu im i mirë, i vetmi mësues imi, ndihmëtari im i mirë, i dashuri im i shkëlqyeshëm, buka ime e gjallë, meshtari im i am-shuar, udhëheqësi im në atdhe, drita ime e vërtetë, ëmbëlsimi im i shenjtë, rruga ime që më udhëheq, urtia ime tejet e qartë, thjeshtësia ime e pastër, paqja ime e ëmbël, siguria ime e gjithmbarshme, tra-shëgimi im i mirë, shëlbimi im i amshuar... “Jezu Krisht, Hyj i dashur, pse kam dashuruar, pse s’kam dëshi-ruar gjatë tërë jetës sime vetëm Ty, Jezusin, Hyjin tim? Ku kam qen kur s’kam menduar kurrë në Ty? O ju, të gjitha dëshirat e zem-rës sime, tani bile shpërtheni dhe ndizuni për Jezu Krishtin Zot. Fluturoni, mjaft jeni vonuar. Shpejtoni drejt qëllimit tuaj. Me gjithë shpirt kërkoni atë që e kërkoni. Jezus, qoftë mallkuar ai që nuk të dashuron; (krah. 1Kor 16,22) me hidhërim u mbushtë ai që nuk të do ty. O, Jezus i ëmbël, le të dojë, le të gjejë kënaqësinë në ty, le të entuziazmohet në ty çdo shpirt i mirë i kushtuar lavdisë sate. Hyj i zem-rës sime dhe trashëgimi im. Në shpirtin tim le të ndizet flaka e dashurisë sate dhe le të zhbvillohet në flakë të përsosur! Le të ndizet gjithmonë në altarin e zemrës sime! Le të ndez tërë brendësinë time dhe le të ndizet flakë deri në thellësitë e shpirtit tim. Në ditën e vdekjes sime lejo që të vij tek Ti i rrëmbyer prej dashurisë sate... Amen.” Desha që në gjuhën latine të sjell këtë lutje të mreku-llueshme të shën Augustinit, që personat të cilët dinë këtë gjuhë, ta thonë çdo ditë, duke kërkuar prej Hyjit dashurinë e Jezusit, të cilën e kërkojmë përmes Marisë së tejet të shenjtë.

Ne i takojmë Jezusit dhe Marisë në cilësinë e skllavëve

68. E VËRTETA E DYTË. – Prej marrëdhënies sonë ndaj Jezusit mund të sjellim përfundimin se nuk i takojmë vetvetes siç thotë apostulli, por jemi krejtësisht të Jezusit si gjymtyrë dhe skllav të tij, të cilët ai i ka blerë shumë shtrenjtë me çmimin e gjakut të vet. Para pagëzimit i kemi takuar dja-llit si rob të tij, por pagëzimi na ka bërë skllav të vërtetë të Jezu Krishtit dhe më nuk guxojmë të jetojmë, të punojmë dhe të vdesim, por vetëm t’i sjellim fryt Hyjit – Njeri, ta lavdërojmë në trupin tonë dhe ta bëjmë mbret të shpirtit tonë, sepse jemi të tij, popull i adoptuar i tij dhe trashëgim i tij (krah. Rom 8, 15). Në bazë të së njëjtës arsye Shpirti i Shenjt na krahason me pemët e mbjella pranë ujërave të hirit (krah. Ps. 1,3), në arën e Kishës, të cilat duhet të sjellin fryt në kohën e tyre; me shermendet e hardhisë, trungu i të cilëve është vetë Jezu Krishti, të cilat duhet të prodhojnë rrush të zgjedhur; me grigjën, bariu i së cilës është Jezu Krishti; duhet të shto-het që të prodhojë qumësht; me tokën e pëlleshme të cilën Hyji e punon e në të cilën fara shumëzohet dhe sjell fryt tridhjetë fish, gjashtëdhjetë fish, njëqind fish. Jezu Krishti e mallkoi fikun e pa fryt dhe e gjykoi shërbëtorin dembel që nuk e shfrytëzoi talentin e tij. E gjithë kjo na dësh-mon se Jezusi prej nesh të mjerëve do që të fitojë diçka si fryt të veprave të mira, sepse këto vepra i takojnë vetëm atij sepse jemi të krijuar në Jezu Krishtin (krah. Ef 2,10). Këto fjalë të Shpirtit të Shenjtë tregojnë se Jezu Krishti është i vetmi fi-llim dhe se duhet të jetë qëllimi i vetëm i të gjitha veprave tona të mira dhe se duhet t’i shër-bejmë jo vetëm si mëdi-tës, por si skllav të dashurisë. Ta shpjegoj këtë.

69. Janë dy mënyra në të cilat dikush në tokë mund t’i ta-kojë dikujt ose të varet prej pushtetit të tij: shërbimi i thjesht dhe skllavërimi; për këtë shkak kemi edhe emrimet shërbëtor dhe skllav. Në shërbimin e thjeshtë në mes të të krishterëve njëri obligohet se do t’i shërbejë tjetrit për një kohë, për një pagesë ose për ndonjë shpërblim. Në sklla-vëri njeriu është plotësisht i varur prej tjetrit tërë jetën e tij dhe duhet t’i shërbejë zotërisë së vet, duke mos pritur kurrfarë pagese as kompensimi, si ndonjë prej kafshëve të tij mbi të cilën ai ka të drejtë jete dhe vdekjeje.

70. Skllavëria ka tri mënyra: natyrore, e detyruar dhe vull-netare. Në mënyrën e parë janë të gjitha krijesat e Hyjit: E Jahves është toka dhe gjithka ajo ka (Ps 24,1); në të dytën janë djajtë dhe të dënuarit; në të tretën: të drejtit dhe shenjtërit. Skllavërimi vullnetar është më i përsosuri dhe më i lav-dishmi për Hyjin, i cili i shikon zemrat, i cili i shqyrton zemrat dhe i cili quhet Hyji i zemrave ose i vullnetit të mirë dhe me të vërtetë me këtë skllavëri vullnetare i ofrohemi Hyjit dhe shërbimit të tij më shumë se asnjë gjëje në botë edhe atëherë kur natyra nuk do të na obligojë për këtë.

71. Plotësisht dallon shërbëtori prej skllavit : 1. Shëtbëtori nuk i jep zotërisë së tij gjithçka që është, gjith-çka që ka dhe gjithçka që mund të fi-tojë prej tjetrit dhe vet-vetiu; por skllavi i dorëzohet plotësisht zotërisë së vet me gjithçka që ka dhe çfarë mund të fitojë pa kurrfarë përjash-timi. 2. Shërbëtori kërkon pagën për punën e vet, por skllavi nuk mund të kërkojë asgjë, edhe nëse punon sa të dojë me qën-drueshmëri, shkathtësi dhe rëndë. 3. Shërbëtori mund të lë zotërisë së tij kur të dojë, ose bile kur t’i kalojë afati i detyrës së tij; por skllavi nuk ka të drejtë të lë zotërinë e tij kur të dojë. 4. Zotëria nuk ka të drejtë në jetën dhe vdekjen e shërbëtorit të vet; po ta mbyste si ndonjë kafshë do të bënte vrasje të padrejtë; por zotëria, sipas ligjit mbi skllavërinë, ka të drejtë mbi jetën dhe vdekjen e skllavit dhe mund t’ia shesë kujt të dojë ose ta vrasë, të them, si kalin e vet. 5. Më në fund, shërbëtori qëndron në detyrën e zotërisë për një kohë e skllavi përgjithmonë.

72. Asgjë në jetë nuk e vë njeriun në posedim më të madh ndaj tjetrit se sa skllavëria; njësoj, në jetën e krishterë s’ka asgjë që do të na bënte pronë të plotë të Jezu Krishtit dhe Nënës së tij se sa skllavëria vullnetare sipas shembullit të vetë Jezu Krishtit, i cili për dashuri ndaj nesh e mori naty-rën e skllavit (krah. Fil 2,7), dhe Virgjërës së shenjt, e cila u quajt shërbëtore dhe skllave e Hyjit (krah. Lk 1,38). Apos-tulli me krenari quhet servus Christi (krah. Rom 1,1; Gal 1,10). Edhe të krishterët, shumë herë, në Shkrimin e Shenjt janë quajtur servi Christi (krah.1Kor 7, 22); fjala servus, siç ka vërejtur një njeri i madh, dikur e kishte kuptimin e skllavit sepse ende nuk kishte shërbë-torë në kuptimin e sotëm, pasi që u kanë shërbyer zotërinjve vetëm skllevërit ose të lirët: për këtë Katekizmi i Koncilit të Tridentit, që të shmangë prej nesh çdo dyshim, si të mos ishim skllevërit e Jezu Krishtit, shprehu me shprehje të qartë, duke na quajtur mancipia Christi, robërit e Krishtit.

73. Unë them se duhet t’i takojmë Jezu Krishtit dhe t’i shër-bejmë jo vetëm si shërbëtorë meditës, por si skllevër vull-netarë të cilët dhurohen prej dashurisë së madhe dhe i kushtohen shërbimit të tij në mënyrë të skllavit, për shkak të vetë nderit që i takojnë atij. Para pagëzimit ishim robër të djallit; pagëzimi na ka bërë skllevër të Krishtit; për këtë arsye të krishterët janë me doe-mos ose skllevër të djallit ose skllevër të Jezusit.

74. Çfarë gjithçka them absolutisht për Krishtin, këtë e them relativisht për Virgjërën e shenjtë, sepse atë e zgjodhi Krishti si pjesë të pandashme të jetës, vdekjes, lavdisë së vet dhe fuqisë së vet në tokë dhe në qiell dhe me hirin e vet i dha të gjitha të drejtat dhe përparësitë e Madhërisë së tij që ai i pati sipas natyrës së vet: gjithçka që Hyjit i takon sipas natyrës, Marisë i takon sipas hirit, thonë shenjtërit ; kështu që ata të dy, sipas fja-lëve të tyre, kanë të nënsh-truarit e njëjtë, shërbëtorët dhe skllevërit, pasi që kanë të njëjtin vullnet dhe të njëjtin pushtet .

75. Pra, mund të themi, sipas mendimit të shenjtërve dhe të shumë njerëzve të mëdhenjë, se mund të quhemi dhe të bëhemi robër të dashurisë së Virgjërës së tejetshenjtë, që ashtu të jemi në mënyrë më të përsosur skllavër të Jezu Krishtit. Virgjëra e tejetshenjtë është mjet me të cilin Zoti ynë është shërbyer për të arritur tek ne; ajo gjithashtu është mjet me të cilin duhet të shërbe-hemi që të vijmë tek ai, sepse ajo nuk është si-kurse krijesat e tjera që, për t’u of-ruar atyre më me kënaqësi do të na largonin nga Hyji se sa do të na ofronin tek ai; përkundrazi dëshira më e madhe e Marisë është që të na bashkojë me Jezusin, Birin e saj e dë-shira më e madhe e Birit të saj është që të vijmë tek ai për-mes Nënës së tij të shenjtë. Në këtë mënyrë aq më tepër e nderojmë dhe ia plotësojmë dëshirën, se sa do ta nderonte dikush mbretin dhe do t’ia plotësonte dëshirën, që për t’u nënshtruar në mënyrë më të përsosur atij, të shpallet skllav i mbretëreshës. Ja, kështu thonë etërit e shenjtë, e pas tyre edhe shën Bonaventura, se Virgjëra e shenjtë është rruga në-për të cilën do të arrijmë tek Zoti ynë: “Rruga nëpër të cilën arrijmë tek Jezusi është t’i afrohemi asaj” .

76. Pos kësaj, Virgjëra e shenjtë është Mbretëreshë e qiellit dhe e tokës, siç thashë më parë: “Ja, pushtetit të Hyjit i është nënshtruar gjithçka, deri edhe Virgjëra; e pushtetit të Virgjërës i është nënshtruar gjithçka, deri edhe vetë Hyji” , thonë shën Anselmi, shën Bernardi, shën Bernardini dhe shën Bonaventura. A nuk janë të gjitha krijesat të nënsh-truara asaj dhe robër të saj? A nuk është e arsyeshme se kur ka aq shumë robër të detyruar, të mos ketë edhe të atillë prej dashurie, të cilët vullnetarisht e zgjedhin për Zotërue-se të përgjithshme të tyre, si skllevër të saj? Çfarë, a do të kenë njerëzit dhe djajtë skllevër të vet vullnetarë e Maria nuk do t’i ketë? Secili mbret konsideron si nderim të vetin nëse mbretëresha, shoqja e saj, ka skllevër mbi jetën dhe vdekjen e të cilëve ka pushtet, sepse nderi dhe pushteti i mbretit njëkohësisht është nder dhe pushtet i mbretëreshës; a mund të paramendojmë atëherë se edhe Zoti ynë nuk do të jetë i kënaqur nëse ka skllevër edhe Nëna tejetshenjte e tij, të cilën ai si më i miri Bir, që kurdoherë ka ekzistuar, e bëri pjesëtare të krejt pasurisë së tij? A thua Jezusi më pak e nderon dhe e do Nënën se sa Asneri Esteren dhe Salomo-ni Be-tsabejen (krah. Est 5,6 dhe 1 Mbr 2,19)?

77. Ku po më shpie ky lapsi im? Pse kaq shumë ndalem duke e shpjeguar një gjë që është aq e njohur? Nëse dikush nuk do që të quhet i robëruari i Virgjërës së shenjtë, të mos quhet! Vetëm le të jetë dhe le të quhet ai i robëruari i Jezu Krishtit! Ashtu do të jetë i robëruari edhe i Virgjërës së shenjtë sepse Jezusi është fryti dhe lavdia e Marisë. Këtë përsosmërisht e bëjmë mu me përshpirtërinë për të cilën do të flas më vonë.

Duhet të zbrazemi prej të gjitha të këqijave që janë në neve dhe të vishemi me njeriun e ri, Jezu Krishtin

78. E VËRTETA E TRETË. – Veprat tona më të mira rre-gullisht i njollos dhe i prish thellësia e ligë e shpirtit tonë. Kur dikush e zbraz ujin e pastër dhe të kthjelltë në një enë që ka erë të pakëndshme ose verën në vozgë, të cilën nga brenda e ka prishur vera tjetër, e vendosur më parë në të, atëherë uji i kthjelltë dhe vera e mirë prishen, sepse lehtë e fitojnë erën e pakëndshme. Gjithashtu kur Hyji i vë hiret dhe brymën e tij qiellore ose verën e mirë të dashurisë së vet në enën e shpirtit tonë të prishur me mëkatin e rrjedh-shëm dhe personal, atëherë dhuratat e tij rregullisht i prish tharmi i keq dhe llomi i keq, që mëkati e ka lënë në ne; këtë erë të pakëndshme e lëshojnë atëherë edhe veprat tona, qoftë ato që rrjedhin prej virtyteve më të larta. Që të arrijmë përsosmërinë, që bëhet vetëm në njësimin me Krish-tin, është shumë me rëndësi të zbrazemi prej asaj që është e keqe në ne: përndryshe Zoti ynë, i cili pa masë është i pas-tër dhe pa masë e urren edhe njollën më të vogël në shpirt, do të na dëbojë prej syve të vet dhe nuk do të njësohet me ne.

79. Që të zbrazemi prej vetvetes, duhet që së pari me dritën e Shpirtit të Shenjt t’i njohim mirë thellësitë tona të liga, paaftësinë tonë për çfarëdo të mire, të ne-vojshme për shëlbim, dobësinë tonë në të gjitha gjërat, paaftësinë tonë të vazhduesh-me, mos meritimin tonë për asnjë hir dhe të keqen e përgjithshme që është në ne. Mëkati i atit tonë të parë gati na ka prishur të gjithëve, na ka thartuar, shpresën na e ka hidhëruar sikurse edhe tharmi që e tharm dhe e frynë gjithë brumin ku futet. Më-katet personale që kemi bërë, qoftë të rënda ose të lehta, sado të jenë të falura, e kanë rritur epshin tonë, dobësinë tonë, mos qëndresën dhe prishtësinë tonë dhe kanë lënë mbeturina të këqija në shpirtin tonë. Trupat tonë janë ashtu të prishur sa që Shpirti i Shenjt (krah. Ps 51,7 dhe Rom 6,6) i quan trupa mëkatarë, u janë të nënshtruar mijëra e mijëra sëmundjeve, çdo ditë prishen dhe në ta ngjizet vetëm zhuga, krimbat dhe kal-bësira. Shpirti ynë, i njësuar me trup, është bërë aq trupor sa-që është quajtur trup: Çdo trup në tokë është mbrapsh-tuar (Zan. 6,12). Trashëgimi ynë është vetëm mendjemadhësia dhe verbësia e shpirtit, zemra e gurtë, dobësia dhe mosqëndrushmëria në shpirt, kryengritja e epsheve dhe sëmundja në trup. Ne jemi sipas natyrës më mendjemëdhenj se pavodi, jemi të ngjitur për toke më shumë se shakullina, më të këqij se cjeptë, më ziliqarë se gjarpërinjtë, më grykës së derrat, më të hidhëruar se tigrat, më përtac se breshkat, më të dobët se kallami dhe më të pavendosur të “vjetrokaza”. Në vetvete s’ke-mi asgjë tonën, pos zbrazëtirën dhe mëkatin, dhe për këtë nuk meritojmë gjë tjetër pos hidhërimin e Hyjit dhe ferrin e pafund (krah. Ef 2,3).

80. E para, a duhet të befasohemi atëherë kur Zoti ynë thotë se atij që do t’i shkojë pas duhet të heqë dorë nga vetvetja dhe duhet ta urrejë vetveten, se ai që do jetën e vet do ta humbasë, e se do ta shpëtojë ai që e urren (krah. Mt 16, 25). Kjo Urti e pafund e cila nuk i jep urdhërimet e veta pa ar-sye, na thotë ta urrejmë vet-veten, sepse jemi shumë të denjë për urrejtje. Asgjë nuk është ashtu e denjë për da-shuri si Hyji dhe asgjë aq e denjë për urrejtje sa vetë ne.

81. E dyta, që të zbrazemi prej vetvetes, duhet të vdesim vetvetes, që do të thotë, duhet të heqim dorë nga fuqitë tona shpirtërore dhe shqisat tona trupore. Duhet të shohim si të mos shihnim, të dëgjojmë si të mos dëgjonim asgjë, të shërbehemi me gjërat e kësaj bote si të mos shërbeheshim me to (krah. 1Kor 7,31). Shën Pali këtë e quan vdekje të përditshme: Ditë për ditë vdesim (1Kor 15,31). Nëse fara e grurit nuk bie në tokë dhe nuk vdes, mbetet vetëm (krah. Gjn 12, 24), dhe nuk sjell fryt të mirë. Nëse nuk i vdesim vetvetes dhe nëse përshpirtë-ritë tona më të shenjta nuk na shpien në këtë vde-kje të nevojshme dhe të frytshme, nuk do të sjellim fryt të vlefshëm. Përshpirtëritë tona do të na bëhen të padobishme, dhe të gjitha veprat tona të drejta do ti bënte të papastra vetëdashja jonë dhe vullneti i jonë personal. Në këtë rast Hyjit do t’i gërditeshin flitë tona më të mëdha dhe veprat tona më të mirat, të cilat do të mund t’i bënim dhe në mo-mentin e vdekjes sonë do të gjendeshim duarzbrazët në bazë të virtyteve dhe meritave dhe nuk do të kishim as shkëndijën e dashurisë së pastër, që u ndahet vetëm shpirt-rave të cilët e vdesin vetes dhe jetën e kanë të fshehur me Krishtin në Hyjin (krah. Kol 3,3).

82. E treta. Prej të gjitha përshpirtërive ndaj Vir-gjërës së tejetshenjte duhet të zgjedhim atë që më së shumti na shpie në këtë vdekje vetvetes, sepse kjo është më e mira dhe më e përshtatshmja për përkushtim. Po, për këtë nuk mund të mendojmë se gjithçka që shkëlqen është ar, as se gjithçka që është e ëmbël është mjalt, as çfarë është e lehtë dhe çfarë bën numri më i madh i njerëzve se ajo është më e mira gjë për përkushtim. Sado që ka mistere natyrore me ndihmën e të cilave mund të bëjmë disa vepra natyrore për kohë të shkurtër, me shpenzim të vogël dhe lehtë, gjithashtu ka mistere në rendin e hirit, me ndihmën e të cilave mund të bëjmë vepra mbinatyrore për kohë të shkurtër, lehtë dhe këndshëm: të zbrazemi prej vetvetes, të mbushemi me Hyjin dhe të bëhemi të përsosur. Ushtrimi që mendoj ta shpall është njëri nga misteret e hirit që nuk e njeh një numër i madh i të krishterëve, e njeh vetëm një numër i vogël që e duan Hyjin, aq më pak ka sish që e bëj-në dhe u dukët gjë e ëmbël. Por, para se të filloj të shpall këtë ushtrim, ja e vërteta e katërt e cila rrjedh nga e treta.

Maria me rolin e saj amtar lehtëson takimin personal me Krishtin

83. E VËRTETA E KATËRT. – Është veprim i përsosur të mos i ofrohesh Hyjit i vetëm, pa ndërmjetësues, sepse është nënçmim. Thellësia jonë siç kam treguar, është shumë e prishur nëse mbështetemi në përpjekjet tona personale, në aftësitë tona dhe përgaditjen të arrijmë tek Hyji dhe t’i pëlqejmë; gjithnjë do të njollosen të gjitha veprat tona të mira ose do të jenë të një vlere të vogël para Hyjit, kështu që nuk do ta nxisë që të njësohet me ne dhe të na i dëgjojë lutjet tona. Sepse Hyji me të vërtetë nuk na e ka dhënë pa arsye ndër-mjetësuesin para Madhërisë së tij. Ai e pa padenjësinë dhe paaftësinë tonë, dhe i erdhi keq për ne, dhe që të na e mun-dësojë t’i ofrohemi mëshirës së tij, na i mundësoi ndërm-jetësuesit e fortë para Madhërisë së tij. Për këtë arsye, të mos kemi kujdes për këta ndërmjetësues dhe t’i ofrohemi drejtpërdrejtë shenjtërisë së Hyjit pa kurr-farë ndërmjetë-simi, do të thoshte të mos kemi përvujtëri, të mos kemi nderim ndaj Hyjit, aq të madh dhe aq të shenjtë. Kush do të bënte ashtu, nuk do të tregonte kujdes ndaj Mbretit të mbretërve, por ndaj mbretit tokësor, të cilit nuk do të donim t’i ofroheshim pa kurrfarë miku, i cili do të fliste për ne.

84. Shpëtimtari ynë me shëlbimin e tij u bë ndërmjetësuesi i ynë tek Hyji Atë; në të duhet të lutemi me tërë Kishën e lavdishme dhe atë udhëtare. Në të kemi mundësi t’i ofro-hemi Madhërisë së Hyjit, dhe kurrë nuk duhet t’i afrohemi atij përveçse të mbështetur në meritat e Jezusit dhe të vishemi në to sikurse Jakobi i vogël që doli para babait të tij Izakut i veshur në lëku-rën e edhit, që të marrë bekimin e atit (krah. Zan 27).

85. A thua, me të vërtetë, s’kemi nevojë për ndër-mjetësues te vetë Ndërmjetësuesi? A është pastërtia jonë mjaft e madhe që të mund të njësohemi me të pa ndërmjetësues, drejtpërdrejtë dhe vetvetiu? A nuk është ai Hyj, plotësisht i njëjtë me Atin e tij, e sipas kësaj edhe Shenjti mbi shenjtërit, njësoj i denjë për nderim si Ati i tij? Nëse prej dashu-risë së pamasë ndaj nesh u bë dëshmitar dhe ndë-rmjetësues i yni te Hyji, Ati i tij, që të zbusë dhe të shpërblejë çfarë kishim detyrim, athua për këtë kemi më pak nderim dhe frikë para madhërisë së tij dhe shenjtërisë së tij? Të themi, pra haptas me shën Bernardin, se na nevojitet ndërmjetësuesi te vetë Ndërmjetësuesi dhe se Virgjëra Mari është më e përshtatshmja të kryej këtë detyrë të ëmbël. Sikurse që Jezusi erdhi përmes saj tek ne, ashtu edhe ne përmes saj duhet të arrijmë tek Jezusi. Nëse frikësohemi të shkojmë drejtpërdrejtë tek Jezu Krishti, Hyji, qoftë për shkak të madhërisë së madhe të tij, qoftë për shkak të ultësisë sonë, qoftë për shkak të mëka-teve tona, ne, pa frikë, e lusim Marinë, Nënën tonë për ndihmë dhe ndërmjetësi: ajo është e mirë, ajo është e butë, ajo s’ka në vete asgjë të ashpër dhe dëbuese, asgjë tepër të lartë dhe tepër të shkëlqyeshme, duke e shikuar atë shohim na-tyrën tonë të pastër. Ajo nuk është diell që do të na i merrte sytë, njerëzve të dobët me rrezet e veta të forta; por është e bukur dhe e këndshme si hëna e cila merr dritën e vet prej diellit dhe e rregullon sipas aftësive të të pamit tonë të dobët. Aq është e ëmbël, saqë nuk e refuzon askënd që kërkon prej saj ndërmjetësi, kush e di sa të jetë mëkatar, sepse siç thonë shenjtërit, kurrë nuk është dëgjuar, që kur është bota botë, që dikush të kërkojë ndihmën e saj me shpresë dhe qënd-resë, e që ajo ta ketë prapësuar. Është aq e fortë që lutjet e saja kurrë nuk janë prapësuar. Mjafton që ajo të paraqitet para Birit të vet dhe të lutet, ai menjëherë dëgjon, ai men-jëherë pranon. Ai nuk mund të qëndrojë i qetë në lutjet e Nënës së vet të dashur duke e kujtuar gjithmonë kraharorin e saj dhe gjinjtë të cilët e ushqyen.

86. Gjithçka që kam përmendur është nxjerrë nga veprat e shën Bernardit dhe shën Bonaventurës. Sipas tyre deri tek Hyji duhet të ngjitemi nëpër tri shkallë. Shkalla e parë, për ne më e afërta dhe më e përshtat-shmja për fuqitë tona, është Maria; e dyta është Jezu Krishti dhe e treta është Hyji Atë. Që të vijmë te Jezusi duhet të shkojmë tek Maria, sepse ajo është ndërmjetësuesja e jonë me lutjen e saj. Që të arrijmë tek Ati i amshuar duhet të shkojmë tek Jezusi sepse ai është ndërmjetësuesi ynë me shëlbim. Të mbajmë me përso-smëri këtë rend për të cilin do të flas më vonë.

E bartim thesarin e hirit në enët prej argjile

87. E VËRTETA E PESTË. – Për shkak të dobësisë dhe thyeshmërisë sonë, e kemi shumë vështirë të ruajmë në vete hirin dhe thesarin që kemi fituar prej Hyjit. E bartim këtë thesar, i cili vlen më shumë se qielli dhe toka, në enët prej argjile (2Kor 4,7), në trupin e vdekshëm dhe në shpirtin e paqëndrueshëm dhe të dobët të cilin çdo imtësi e rrëzon dhe e zhduk.

88. Djajtë, këta vjedhës të shkathtë, duan që me sulm të papritur të na robërojnë dhe të na marrin gjithçka ke-mi. Ditë e natë e presin momentin e volitshëm për këtë punë. Pandërprerë na rrethojnë që të na përpijnë (krah. 1Pj 5,8) dhe në një moment, me një mëkat të na i rrëmbejnë të gjitha hiret dhe dhuratat që i kemi fituar për shumë vite. E keqja e tyre, përvoja e tyre, prita e tyre dhe numri i tyre duhet të na e fusin në eshtra frikën e madhe prej fatkeqësisë aq të madhe kur dimë se disa persona, më me plot hire, më të pasur me virtyte, më të vendosur me përvojë dhe më të mëdhenj në shenjtëri, kanë qenë të befasuar, fatkeqësisht të robëruar dhe të plaçkitur. Oh, sa cedra të Libanit janë parë dhe yje të qiellit si bien, humbin në një moment të gjithë lartësinë e tyre dhe të gjithë shkëlqimin e tyre! Prej nga ky ndryshim i çuditshëm? Me siguri nuk është prej mungesës së hirit, sepse ai nuk i mungon askujt, por prej mungesës së përvujtërisë. Këta persona janë mbajtur më të fortë dhe më të aftë se sa kanë qenë; janë konsideruar të aftë që të ruajnë thesarin e tyre, kanë shpresuar në vetvete dhe janë mbështetur në vetvete. Kanë mbajtur shtëpinë e tyre mjaft të sigurt dhe arkat e tyre mjaft të forta që të mund të ruajnë thesarin e çmueshëm. Për këtë mbështetje të pandjeshme në fuqitë e veta (edhe pse mendonin se mbështeteshin vetëm në hirin e Hyjit) lejoi Zotëria i drejtë që të jenë të plaçkitur duke i lënë të merren me vetveten. Tmerr! Po të kishin njohur përshpir-tërinë e mrekulluar të cilën do ta tregoj më vonë, do t’ia kishin besuar thesarin e vet Virgjërës besnike, e ajo do t’ua ruante si pronë të vet, aq më shumë këtë ruajtje do ta kon-sideronte si detyrë të ngushtë të veten.

89. Është vështirë të qëndrohet në hir për shkak të mbrap-shtisë së botës. Bota e sotme është aq e prishur, që njëjtë i njollos domosdo zemrat e rregulltarëve, nëse jo balta e saj atëherë së paku pluhuri i saj; ashtu që është një lloj mrekullie nëse ndo-kush mbetet besnik krahas stuhisë së madhe, të mos e bartë ajo, krahas këtij deti të tërbuar, e të mos e mbulojnë valët ose të mos e robërojnë pi-ratët dhe cubat; krahas këtij ajri të ndotur e të mos infektohen. Virgjëra, e vetmja është besnike, së cilës gjarpri kurrë nuk mund i bëri asgjë, vetëm ajo u bën këtë mrekulli të gjithë atyre që i shër-bejnë asaj sa më mirë që munden.


 

Kapitulli i dytë

PËRSHPIRTËRITË E RREJSHME DHE NDERUESIT E RREJSHËM NDAJ MARISË

90. Duke paraparë pesë të vërtetat themelore, nëse jo më parë, atëherë të vendosim tani për përshpirtërinë e vërtetë ndaj së lumes Mari Virgjër: sepse sot, më shumë se as-kurrë ka përshpirtëri të rrejshme ndaj saj, të cilat lehtë mund t’i marrim si të vërteta. Djalli, si falsifikues i parasë dhe mashtrues i shkathtë dhe me përvojë, tashmë i ka mashtruar dhe shkatërruar shumë shpirtra me përshpir-tërinë e rrejshme ndaj Virgjërës së shenjtë dhe gjithmonë është shërbyer me përvojën e tij djallëzore që të shka-tërrojë shumë të tjerë, duke i argëtuar dhe duke vërë të flenë në mëkat me arsyetimin e ndonjë lutjeje të thënë dobët dhe përshpirtërive të jashtme të cilën ua frymëzon. Sikurse falsifikuesi i parave që rregullisht falsifikon vetëm arin dhe argjendin, e shumë rrallë xe-het e tjera, nga të cilat s’ka llogari, kështu edhe shpirti i mbrapshtë nuk i falsi-fikon aq përshpirtëritë e tjera sa ato që i takojnë marrë-dhënies në mes të Jezusit dhe Marisë, në të vërtetë përsh-pirtërinë ndaj Kungimit të shenjtë dhe ndaj Virgjërës së shenjtë, sepse ato në krahasim me përshpirtëritë e tjera janë sikur ari dhe argjendi në me-sin e xeheve të tjera.

91. Është shumë me rëndësi të njohim, në rend të parë për-shpirtëritë e rrejshme ndaj Virgjërës Mari, që t’u shmangur dhe të përqafojmë atë të vërtetën, e cila mandej, në mesin e aq ushtrimeve të përshpirtshme të përshpirtërisë së vërtetë ndaj Virgjërës Mari, është më e përsosura, më e dashura, me të cilën Hyjin e lavdërojmë më së shumti e veten e shenjtërojmë më së lehti, e këtu të zgjedhim.

92. Unë gjej shtatë lloje të nderuesve të rrejshëm të Virgjërës Mari. Ata janë: 1. nderuesit kritikues; 2. nderuesit frikacakë; 3. nderuesit e jashtëm; 4. nderuesit arrogantë mendjemëdhenjë; 5. nderuesit e paqëndrueshëm; 6. nde-ruesit dyfytyrësh dhe 7. nderuesit vetjakë.

1. Nderuesit kritikues

93. Nderuesit kritikues rregullisht janë të mençur, por mendjemëdhenj, të fortë dhe shpirtra të pagdhendur, që në thellësi të shpirtit kanë diçka përshpirtëri ndaj Virgjërës Mari, por me dyshim i shikojnë gati të gjitha përshpirtëritë ndaj saj, që populli i thjeshtë i bën me pa keqdashje dhe në mënyrë të shenjtë për nder të kësaj Nëne të mirë, sepse sipas natyrës nuk i takojnë. Ata sjellin në dyshim gati të gjitha mrekullitë dhe ngjarjet që i sjellin dëshmitarët e ver-tetë, ose që janë nxjerr nga kronikat rregulltare dhe vërte-tojnë mëshirën dhe forcën e Virgjërës Mari. Kanë vështirë të shohin popullin e thjeshtë dhe të përvuajtur ku gjunjëzo-het dhe i lutet Hyjit para altarit apo furgurës së Virgjërës së shenjtë, e nganjëherë edhe në këndin e rrugëve; aq më shumë i akuzojnë për idhujtari si të adhuronin ata dru-rë apo gurë. Thonë se ata, nga ana e tyre, aspak nuk mbajnë krah përshpirtërinë e jashtme dhe se nuk janë aq mendjelehtë t’u besojnë aq shumë të thënave të cilat shpërndahen për Vir-gjërën Mari. Kur dikush tua paraqet lëvdatat e mreku-llueshme me të cilat etërit e shenjtë flasin për Virgjërën Mari, ata ose thonë se etërit e shenjt e kanë tepruar si gojtarë, ose fjalët e tyre i shpjegojnë mbrapsht. – Duhet të ruhemi shumë prej këtyre të përshpir-tëve të rrejshëm dhe mendjemëdhenjë të botës, sepse i bëjnë dëm të pamasë përshpirtërisë ndaj Virgjërës së shenjtë dhe kanë sukses të largojnë nga kjo përshpirtëri popullin, e gjithçka nën ar-syetimin që prej saj t’i largojnë keqpërdorimet.

2. Nderuesit frikacakë

94. Nderuesit frikacakë janë ata që mendojnë se do t'a nën-çmojnë Birin duke e nderuar Nënën, që duke lartësuar Ma-rinë të mos përulin Jezusin. Ata nuk mund të lejojnë që Vir-gjërës së shenjtë t’i jepen lavde tejet të denja, të cilat ia jep-nin etërit e shenjtë. Me mund të madh e durojnë që më shumë njerëz të gjunjëzohen para altarit të Marisë se sa para të Shenjtërueshmit sakrament, si të mos lejonin këto dy përshpirtëri të bashkohen dhe kinse ata që i luten virgjërës Mari nuk i luten edhe Jezu Krishtit përmes saj! Ata nuk lejojnë të flitet aq shpesh për të, as që dikush të kërkojë shpesh ndihmën e saj. Ja disa thënie të tyre të thjeshta: «Pse kaq shumë rruzare, kaq lëvizje në emër të saj dhe kaq përshpirtëri të jashtme në nder të Virgjërës? Ka këtu mjaftë mosdije! Kjo do të thotë t’ia nënshtrosh fyerjes fenë tonë. Më mirë na flisni për nderuesit e Jezusit (shpesh e përmendin Jezusin, por – e them në kllapa – në emër të tij nuk e heqin kapelën): duhet t’i drejtohemi Jezusit; ai është ndërmje-tësuesi ynë i vetëm. Atë duhet predikuar: kjo është përshpirtëri serioze. Kjo që ata thonë në një anë është realitet. Mirëpo, si ia përshk-ruajnë këto thënie përshpirtërisë së vërtetë ndaj Virgjërës Mari që ta pengojnë atë, të folurit e tyre është një gjë shumë e rrezikshme, që më shumë është kurth dinake e djallit, që fshihet për kinse të mirë më të madhe. Kurrë më mirë nuk e nderojmë Jezu Krishtin se sa kur e nderojmë Virgjërën e shenjtë, sepse atë e nderojmë vetëm për arsye që të nde-rojmë më me përsosmëri Jezu Krishtin dhe pastaj i drejto-hemi si udhës e cila na shpie te qëllimi që është Jezu Krish-ti.

95. Kisha me Shpitin e Shenjt më parë e bekon Marinë e më vonë Jezu Krishtin: E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi. Kuptimi i këtyre fjalëve nuk është kinse Maria është më e madhe se Biri i saj, ose e njëjtë me të, sepse nëse themi kështu do të ishte besëtytni e pa-durueshme, por do të thotë: që më përsosshmërisht ta bekojmë Jezusin, duhet që më parë ta bekojmë Marinë. Të themi pra me të gjithë nde-ruesit e vërtetë të Marisë, kun-dër nderuesve të saj frikacakë: O Mari, ti je e bekuar mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezusi.

3. Nderuesit sipërfaqësorë

96. Nderuesit sipërfaqësorë janë persona që e bëjnë nde-rimin e tyre ndaj Virgjërës së shenjtë me vepra të jashtme, sepse nuk kanë shpirtin e brendshëm, u konvenon vetëm sipërfaqësorja e përshpirtërisë. Ata lusin shumë rruzare, por me shpejtësi; marrin pjesë në shumë meshë të shenjta, por pa kujdes të veçantë; shkojnë në procesione, por pa kurrfarë përshpirtërie; regjistrohen në të gjitha lëvizjet, por nuk e përmirësojnë jetën e tyre, as që u kundërshtojnë ep-sheve të tyre e as nuk ecin rrugës së virtytshme të Virgjë-rës Mari. Atyre në përshpirtëri u pëlqen vetëm pjesa e ndje-shmërisë së saj, po nuk u pëlqen serioziteti i saj. Për këtë arsye nëse nuk ndjejnë përjetime kënaqësie në ushtrimet e tyre, mendojnë të mos bëjnë më asgjë dhe kundërshtojnë kështu që plotësisht i lëshojnë ose i bëjnë kur t’u bjerë në mend. Bota është plot me këtë lloj të nderuesve sipërfaqë-sorë. Ata janë kritikuesit më të ashpër të atyre që luten, per-sona që gjithsesi nuk e urrejnë mirësinë e jashtme, këtë përcjellëse të gjithhershme të përshpirtërisë së vërtetë, por më së shumti mundohen rreth brendësisë, sepse e konside-rojnë si thelbësore.

4. Nderuesit arrogantë

97. Nderuesit arrogantë janë mëkatarë, të cilët u janë lëshuar epsheve, ose janë këta dashurues të botës, që nën emrin e bukur të të krishterit dhe të nderuesit të Zojës, fshehin ose mendjemadhësinë ose mendjelehtësinë, ose papastërtinë, ose të dehurit, ose hidhërimin, ose sharjen, ose shpifjen, ose padrejtësinë, etj.; ata flenë qetë në mëny-rën e keqe të jetës, e nuk mundohen shumë rreth përmirë-simit të tyre, me arsyetimin se janë të përshpirtshëm ndaj Virgjërës; ata mendojnë se Hyji do t’i falë, se nuk do të vde-sin pa rrëfim dhe se nuk do të jenë të dënuar, sepse lusin rruzarene tyre, agjerojnë të shtunave, janë më levizjen e Rruzares se shenjtë ose të Shkapularit ose në kongregatat e Zojës, sepse e bartin petkun ose zinxhirin e Virgjërës Mari etj. Kur dikush u thotë se përshpirtëria e tyre nuk është gjë tjetër pos mashtrim djallëzor dhe arrogancë e rrezikshme që mund t’i zhbëjë, ata nuk duan ta besojnë këtë. Ata përgjigjen se Hyji është i mëshirshëm, nuk na ka krijuar që të na gjykojë; nuk ka njeri që nuk mëkaton; se ata nuk do të vdesin pa rrëfim; mjafton që në momentin e vdekjes të thuhet: kam mëkatuar; mandej se janë të përshpirtshëm ndaj Virgjërës së shenjtë; bar-tin shkapullar; lusin çdo ditë në mënyrë shembullore dhe pa mendjemadhësi shtatë Ati Ynë dhe shtatë Të falemi Mari në nderë të Virgjërës; nganjëherë lusin rruzaren dhe Oficin e Zojës, agjërojnë, etj. Për të vërtetuar atë që thonë dhe, që të verbohen edhe më shumë, i përtërijnë disa ngjarje, që i kanë dëgjuar ose i kanë lexuar në libra, qoftë të vërtetë apo të rrejshme – nuk është me rëndësi. Sipas këtyre ngjarjeve, disa personave u kanë pëlqyer disa lutje në nder të Virgjërës Mari, ose kanë bërë ndonjë ushtrim të përshpirtshëm dhe duke vdekur në mëkat të rrjedhshëm dhe pa rrëfim, ose janë ringjallur që të rrëfehen, ose u ka mbetur shpirti në trup në mënyrë të mre-kullueshme derisa janë rrëfyer, ose në momentin e vdekjes me ndërmjetësinë e mëshirshme të Zojës kanë fituar prej Hyjit pendim të përsosur dhe faljen e mëkateve të tyre dhe ashtu kanë shpëtuar. Për këtë shpresojnë se edhe ata në mënyrë të njëjtë do të fitojnë të njëjtin hir.

98. Megjithatë, asgjë në jetën e krishterë nuk meriton dë-nimin më të madh se sa kjo arrogancë djallëzore. A mund të thuhet se dikush me të vërtetë e do dhe e nderon Virgjë-rën e shenjtë, derisa me mëkatet e veta e rëndon, e shpo-ron, e kryqëzon në kryq dhe e shan pa kurrfarë mëshire Je-zu Krishtin, të Birin e saj? Po të konsideronte Maria për vete ligj të dashurisë të shpëtojë këtë lloj të njerëzve, ajo do të zgjidhte mëkatin dhe do të ndihmonte kryqëzimin dhe fyerjet që i bëheshin të Birit të saj, por kush do të guxojë edhe të mendojë në këtë?

99. Unë them se përshpirtëria ndaj Virgjërës Mari është më e shenjta dhe më seriozja pas përshpirtërisë ndaj Zotit tonë në të shenjtërueshmin Sakrament, për këtë përdorimi në këtë mënyrë do të nënkuptonte besëtytninë, pas marrjes së padenjë të kungimit do të ishte besëtytnia më e madhe që ekziston. Pranoj se nuk është e domosdoshme, nëse duam të jemi nderuesit e vërtetë të Zojës, të jemi aq shenjtër që të mos bëjmë asnjë mëkat, edhe pse këtë e dëshirojmë; por - kujdes çfarë them – duhet së pari të kemi vendimin e fortë se do t’i shman-gemi mëkatit të vdekshëm, i cili e lëndon Nënën hiç më pak se të Birin; e dyta, të mundohemi të mos bëjmë asnjë mëkat; e treta, të regjistrohemi në ndonjë lëviz-je, të lusim rruzaren ose lutje të tjera; të agjërojmë të shtu-nave etj.

100. Këto vepra të mira janë jashtëzakonisht të dobishme për kthim të mëkatarit më të madh; nëse lexuesi im është i tillë, po edhe nëse është me një këmbë në greminë, unë e këshilloj që t’i kryen ato, por, gjithsesi me njet që me ndër-mjetësinë e Virgjërës Mari të fitojë prej Hyjit hirin e pen-dimit të përsosur dhe faljen e mëkateve e të mbizotërojë mënyrën e jetës së tij të keqe, e kurrë mos t’i bëjë ato për të qëndruar i qetë në gjendje të mëkatit, krahas gjithë brejtjes së ndërgjegjes së tij, në të kundërtën e shembujve të Jezu Krishtit dhe të shenjtërve dhe përkundër vlerave të Ungji-llit të shenjtë.

5. Nderuesit e paqëndrueshëm

101. Nderuesit e paqëndrueshëm janë ata të cilët janë të përshpirtshëm ndaj Virgjërës Mari në moment dhe sipas natyrës; tash janë të mëdyshtë; njëherë janë në gatshëm të ndërmarrin gjithçka në shërbim të saj e pak më vonë nuk janë ata të njëjtët. Së pari do t’u sulen të gjitha përsh-pirtërive mariane dhe do të regjistrohen në lëvizjet e saj, e më vonë nuk u përmbahen rregullave të tyre. Ndërrohen si hëna dhe me të drejtë Maria nuk i do nën këmbët e veta se bashku me të, sepse janë të luhatshëm dhe të padenjë të numërohem shër-bëtorët e Virgjërës besnike, në të cilën besnikëria dhe qëndresa janë si të lindura. Në vend që të stërngarkohen me kaq lutje dhe ushtrime të për-shpirtshme, më mirë do të ishte të zgjedhin disa prej tyre dhe t’i kryejnë me dashuri dhe besnikëri, përkundër botës, djallit dhe trupit.

6. Nderuesit shtiracakë

102. Ekziston edhe lloji tjetër i nderuesve të rrej-shëm të Zojës. Këta janë nderuesit shtiracakë të cilët i mbulojnë më-katet e veta dhe mënyrën e keqe të jetës së tyre nën men-telin e kësaj Virgjëre besnike, që njerëzit t’i mbajnë për asish çfarë ata nuk janë.

7. Nderuesit vetjakë

103. Ka edhe nderues vetjakë, të cilët i drejtohen Virgjërës së shenjtë, që të fitojnë ndonjë garë, që t’i shmangen ndonjë fatkeqësie, të shërohen nga sëmundjet ose për ndonjë nevojë të ngjashme. Pa këto do të harronin edhe atë. Që të dy llojet janë nderues të rrejshëm, të cilët aspak nuk i pëlqejnë as Hyjit e as Nënës së tij të shenjtë.

104. Pra, të ruhemi shumë që të mos jemi në numrin e nde-ruesve kritik, të cilët asgjë nuk besojnë dhe gjithçka kriti-kojnë; nderues frikacakë të cilët frikësohen që përshpirtëria e madhe ndaj Virgjërës mos të dëmtojë nderimin ndaj Jezu Krishtit; nderues sipërfaqësor të cilët tërë përshpirtërinë e tyre e vënë në ushtrime të jashtme; nderues arrogantë, të cilët duke nderuar rrejshëm Virgjërën Mari qelben në mëkatet e tyre; nderuesve të paqëndrueshëm, të cilët lehtë ndërrojnë ushtrimet e tyre të përshpirtshme ose plotësisht i lëshojnë në kohën e tundimit sado të vogël; nderuesve dyfytyrësh, të cilët regjistrohen në lëvizjet e Zojës dhe bartin petkun e Zojës, që njerëzit t’i konsiderojnë si të mirë; dhe më në fund nderuesit vetjakë, të cilët i drejtohen Vir-gjërës së shenjtë vetëm që të lirohen nga të këqijat trupore ose të fitojnë të mira të përkohshme.


 

Kapitulli i tretë

SHENJAT E PËRSHPIRTËRISË SË VËRTETË NDAJ VIRGJËRËS SË SHENJTË

105. Pasi që i zbuluam dhe i dënuam përshpirtëritë e rrej-shme ndaj Virgjërës së shenjtë, duhet që me pak fjalë të shpjegojmë cila është ajo e vërteta; ajo është: 1. e brend-shme, 2. e butë, 3. e shenjtë, 4. e qëndrueshme, 5. jovetjake (zemërgjerë).

1. Përshpirtëria e brendshme

106. Përshpirtëria e vërtetë ndaj Virgjërës së shenjtë, para së gjithash, është e brendshme, do të thotë ajo del nga shpirti dhe zemra dhe rrjedh prej nderimit me të cilin e nderojmë Virgjërën e shenjtë, prej të kuptuarit të lartë dhe madhërisë së saj dhe dashurisë sonë ndaj saj.

2. Përshpirtëria e butë

107. E dyta, ajo është e butë, që do të thotë se është plotë shpresë në Virgjërën e shenjtë, sikurse fëmija që është plotë shpresë në nënën e vet të mirë. Ky lloj përhspirtërie na shpie që t’i drejtohemi asaj në ne-vojat tona, trupore dhe shpirtërore, me thjeshtësi të madhe, me shpresë dhe butësi; t’i drejtohemi asaj për ndihmë si Nënës së mirë në çdo kohë, në çdo vend dhe në gjithçka, në dyshimet tona, që të na i zgjidhë ajo; në udhëkryqet tona që të na shpjerë në rrugën e drejtë, në tundimet tona që të na përkrahë; në dobësitë tona, të na forcojë; në rëniet tona, që të na ngritë; në pakënaqësinë tonë të na inkurajojë; të na lirojë nga skra-pullat tona; në kryqet tona, në mundimet dhe në kun-dërshtimet e jetës sonë të na ngushëllojë. Me një fjalë, në nevojat e veta trupore dhe shpirtërore shpirti i drej-tohet Marisë, pa kurrfarë frike se do ta mërzitë këtë Nënë të mirë dhe se do t’i vijë keq Jezusit.

3. Përshpirtëria e shenjtë

108. E treta. Përshpirtëria e vërtetë ndaj Virgjërës së shenjtë është përshpirtëria e shenjtë, do të thotë ta shpjerë shpirtin të shmanget prej mëkatit e të ndjekë virtytet e saj, posa-çërisht përvujtërinë e saj të madhe, fenë e saj, dëgjesën e madhe të saj , lutjen e saj të pandërprerë, flijimin e saj të plotë, pastërtinë e saj hyjnore, dashurinë e saj të zjarrtë, du-resën e saj heroike, butësinë e saj engjëllore dhe urtinë e saj të lartësuar. Këto janë dhjetë virtytet kryesore të Virgjërës Mari.

4. Përshpirtëria e qëndrueshme

109. E katërta. Përshpirtëria e vërtetë ndaj Virgjërës Mari është e qëndrueshme. Ajo e forcon shpirtin në mirësi, e shpie të mos lihen pas dore ushtrimet e përshpirtshme, i jep kurajë që të kundërshtojë mënyrës së jetës dhe prio-riteteve të kësaj bote, mërzisë, epsheve dhe tundimeve të djallit. Personi i cili me të vërtetë është i përshpirtshëm ndaj Nënës së Hyjit nuk është aspak përzierës, i mërzitur, skrupulant ose frikacak. Nuk dua të them se nganjëherë nuk rrëzohet dhe nuk e humb përshpirtërinë emocionale. Mirëpo, nëse bie, ai ngrihet duke e marrë për dore Nënën e vet të mirë. Nëse nuk ndjen kënaqësi në përshpirtëri, nuk shqetësohet për këtë sepse nderuesi i drejtë dhe besnik ndaj Marisë jeton në fenë e Jezusit dhe të Marisë, e jo në atë se çfarë ndjen.

5. Përshpirtëria jovetjake

110. E pesta. Më në fund, përshpirtëria e vërtetë ndaj Vir-gjërës së shenjtë është jo vetjake do të thotë ajo e frymëzon shpirtin e përshpirtshëm që të mos kërkojë veten, por vetëm Hyjin në Nënën e tij të shenjtë. Nderuesi i vërtetë i Marisë nuk i shërben kësaj Mbretëreshe të lartësuar prej dëshirës që të fitojnë diçka, as për shkak të së mirës së vet të përkohshme as të përjet-shme, e as asaj trupore dhe shpirtërore, por për shkak se vetëm ajo e meriton t’i shër-behet dhe përmes saj (t’i shërbehet) vetëm Hyjit. Nuk e do Marinë për shkak se i ndërmjetëson hire ose pse pret prej saj të mira, por për shkak se ajo është e denjë për ta dashur. Për këtë e do dhe i shërben njësoj me besnikëri edhe në kohën e thatësisë shpirtërore, si edhe kur ndjen ambëlsi dhe zell. E do njësoj në kalvar si dhe në dasmë në Kanë të Galilesë. Oh, sa i ëmbël dhe i dashur është në sytë e Hyjit dhe të nënës së tij të shenjtë ky nderues, i cili nuk e shikon veten derisa i shërben asaj. Mirëpo, të rrallë janë sot! Mu për atë që të mos jenë aq të rrallë sot, kam marrë lapsin në dorë që të vë në letër atë që me sukses e kam mësuar publikisht në misionet e mia për një kohë të gjatë .

111. Tashmë kam thënë mjaft për Virgjërën e shenjt duke zhvilluar mendimin tim themelor, që është: të formoj nderuesin e vërtetë të Marisë dhe nxënësin e vërtetë të Jezusit. Gjithsesi, kam edhe më shumë të them për këtë dhe e di se shumë do të lë pa thënë për shkak të mosdijes, paaftësisë dhe mungesës së kohës.

112. Oh, sa mirë do të përdorej mundi im, po t’i binte në dorë ndonjë shpirti fisnik ky shkrim i im i vogël, i cili është i lindur prej Hyjit dhe prej Marisë, e jo prej gjakut dhe vullnetit të njeriut (krah. Gjn 1,13) dhe këtij shpirti t’i zbulohet dhe ai të frymëzohet, përmes hirit të Shpirtit të Shenjtë, shkëlqimi dhe burimorja e për-shpirtërisë së vër-tetë dhe serioze ndaj Virgjërës së shenjtë, të cilën dëshiroj ta paraqes! Po ta dija se gjaku im mëkatar mund të shërbejë që zemrat t’i përkojë kjo e vërtetë të cilën po e shkruaj për nder të Në-nës sime të dashur dhe Mbretëreshës së lartësuar, biri i fun-dit i së cilës jam më skllavi, do të përdorja gjakun tim në vend të ngjyrës që t’i shkruaj këto shkronja, në shpresë se do të gjej shpirtra të mirë të cilët me kryerjen besnike të kësaj përshpirtërie, që po e mësoj, do t’ia kompensojnë Nënës sime të dashur dhe Mbretëreshës të gjitha humbjet të cilat ia kam shkak-tuar unë me pafalënderushmërinë ti-me dhe mosbesimin tim.

6. Parashikimi profetik mbi fatin e këtij shkrimi

113. Ndjej më shumë se asnjëherë më parë diçka që më jep kurajë të besoj dhe të shpresoj gjithçka që kam thadruar thellë në zemrën time dhe që tani e sa vite i lutem Hyjit dhe se tani apo më vonë Virgjëra e shenjtë do të ketë më shumë se kurrë bijë, shërbëtorë dhe skllevër dhe se me këtë mjet Jezusi, zotëruesi im i dashur, do të mbretërojë në zemra si asnjëherë më parë.

114. Paraprakisht shoh shumë bisha të tërbuara që me ashpërsi sulen që me dhëmbët e tyre djallëzorë të shqyejnë këtë shkrim të vogël dhe atë me të cilin Shpirti i Shenjtë u shërbye që të shkruajë këtë shkrim, ose bile ta mbuloj me errësirë dhe me heshtje të një arke, që të mos e shohë dri-tën. Këto bisha, gjithashtu, do t’i sulmojnë dhe do t’i sal-vojnë të gjithë ata që do të lexojnë dhe do të shtien në vep-rim këtë shkrim. S'ka problem! Edhe më mirë! Ky shikim më jep zemër dhe shpresë dhe kjo është: paraqitja e ra-dhëve të mëdha të besimtarëve të fortë dhe besnikë të Jezu-sit dhe të Marisë, të të dy gjinive të cilët do të luftojnë kun-dër botës, kundër djallit dhe në natyrën e prishur të kohëve të rrezikshme, të cilat po ofrohen më shumë se kurrë. “Kush lexon, le të kuptojë! Kush mund të kuptojë, le të kup-tojë!”(Mt 24,15; 19,12).


 

Kapitulli i katërt

USHTRIMET KRYESORE TË PËRSHPIRTËRISË SË VËRTETË NDAJ MARISË

Ushtrimet e përgjithshme të përshpirtrisë ndaj Marisë

115. Ka shumë ushtrime të brendshme të përshpirtërisë së vërtetë ndaj Virgjërës së shenjtë. Ja shkurtimisht ato krye-sore: 1. Ta nderojmë si Nënë të denjë të Hyjit me nderim të madh, do të thotë ta çmojmë dhe ta nde-rojmë më shumë se shenjtërit e tjerë pasi që Virgjëra e shenjtë është kryevepër e hirit dhe e para pas Jezusit, Hyjit të vërtetë dhe njeriut të vërtetë. 2. Të mendohet në virtytet e saj, përparësitë dhe veprat e saj, 3. Të vroj-tojmë madhërinë e saj. 4. Të tregohen ndaj saj vepra dashurie, lavdërimi dhe falënderimi. 5. Ta thërrasim me zemër. 6. T’i kushtohemi dhe të bashkohemi me të. 7. T’i bëjmë veprat tona me njet që t’i pëlqejmë. 8. T’i fillojmë, t’i vazhdojmë dhe t’i përfundojmë veprat tona në-për të, në të dhe me të, dhe për të, që ashtu t’i bëjmë nëpër Jezusin, me Jezusin dhe për Jezusin, i cili është qëllimi ynë i fundit. Këtë ushtrim të fundit do të shpjegoj më gjërësisht.

116. Përshpirtëria e vërtetë ndaj Virgjërës së shenjtë ka gji-thashtu shumë ushtrime të jashtme, prej të cilave kryesoret janë:
1. Të regjistrohesh dhe të hyjsh në shoqëritë dhe kon-gregatat e saj.
2. Të hyjsh në bashkësitë rregulltare, të cilat kanë për qëllim nderimin e saj.
3. Të përhapësh lavdinë e saj.
4. Të ndash lëmoshë për nder të saj, të agjërosh dhe të bësh vetmohime shpirtërore dhe trupore.
5. Të bartësh shenjat e saj, siç janë rruzarja e shenjtë, shkapulari dhe zin-xhiri.
6. Të lutësh rregullisht dhe me përshpirtëri rruzaren (rruzat) që përbëhet prej 10 dhjetësheve të lutjes Të falemi Mari, për nder të 10 mistereve të jetës së Jezusit, ose rru-zaren prej 5 dhjetësheve, do të thotë pjesë të rruzares, për nder të mistereve të gëzimit, që janë: Lajmërimi i Zojës, Vizita e Zojës, Lindja e Jezusit, Paraqitja e Jezusit në tem-pull dhe gjetja në tempull; ose në nder të mistereve të mundimit, që janë: Lufta e Jezusit në kopshtin e Gjetse-manit, Të rrahurit e Jezusit, Të kurorëzuarit me ferra, Rruga për në Kalvar me Kryq në krahë dhe Të gozhduarit e Jezusit; ose për nder të mistereve të Lavdisë, që janë: Të ngja-llurit e Jezusit, Të ngriturit në Qiell, Zbritja e Shpirtit të shenjtë , Të ngriturit e Zojës në Qiell me shpirt dhe trup dhe të kurorëzuarit e Zojës nga ana e Trinisë së Shenjtë; ose për nder të mistereve të Dritës që janë: pagëzimi i Jezusit në lumin Jordan; zbulimi i hyjnisë së Jezusit në dasmë në Kanë te Galilesë, shndërrimi i Jezusit në malin Tabor, the-melimi i euhariistisë. Mund të lutet rruzarja prej gjashtë ose shtatë dhjetëshesh, për nder të viteve, që, siç mendohet, i ka kaluar Zoja e Bekuar në tokë; ose rruzarja e vogël e Virgjërës së shenjtë, e cila përbëhet prej tri Ati ynë dhe dymbëdhjetë Të falemi Mari, për nder të kurorës së saj prej dymbëdhjetë yjesh ose përparësishë; ose Oficin e Zojës, ashtu në përgjithësi të pranuar dhe të lutur në Kishë; ose Psaltirin e Vogël të Zojës, të cilin e përpiloi shën Bonaven-tura për nder të saj, e i cili na përmbush me ndjenja të ëmbla dhe të përshpirtshme sa që është e pamundur ta lu-tësh e mos të mallëngjehesh; ose 14 Ati ynë dhe Të falemi Mari për nder të 14 gëzimeve të Zojës; ose ndonjë lutje tjetër, himne dhe këngë kishtare siç janë: Të falemi Mbre-tëresha, Mbretëreshë e Qiellit, etj. sipas kohëve të ndrysh-me liturgjike, ose Shpirti im e madhëron Zotin ose lutje të tjera të përshpirtshme.
7. Të këndohen për nder të saj këngë të për-shpirtshme dhe të promovohet ky këndim.
8. Të gjun-jëzohemi për nder të saj ose ta nde-rojmë duke thënë p.sh. çdo mëngjes 60 ose 100 herë: Të falemi Mari, Virgjër besnike, që atë ditë të mbesim besnik frymëzimeve të Hyjit; e në mbrëmje: Të falemi Mari, Nënë e mëshirës, që prej Hyjit e për-mes saj të fitojmë faljen e mëkateve, të cilat i kemi bërë atë ditë.
9. Të kujdesemi për shoqëritë e saj, të zbukurojmë al-tarët e saj, të lulëzojmë fotografitë e saj
10. Të barten fotog-rafitë e saj në procesione dhe të promovohet bartja e saj, por edhe të barten me vete si armë e fortë kundër shpir-tit të keq.
11. Të punohen pikturat e saj ose të zgavrohet emri i saj dhe të vihen në kisha, ose shtëpi dhe në hyrje të qyte-teve, të kishave dhe të shtëpive.
12. T’i kushtohemi asaj në mënyrë të veçantë dhe solemne.

117. Ekzistojnë edhe ushtrime të tjera të përshpirtshme të përshpirtërisë së vërtetë ndaj Virgjërës së shenjtë, të cilat Shpirti i Shenjt i frymëzon shpirtrat e përshpirtshëm e të cilat (ushtrime) na ndihmojnë shumë për t’u shenjtëruar e që me shumicë gjenden në librin: “Qielli i hapur për ata që e duan shenjtërinë ”, të cilin e shkroi i nderuari atë Paul Barry, jezuit. Këtu ai mblodhi numër të madh të përshpirtërive, që shenjtërit i bënë për nder të Virgjërës së shenjtë e që në mënyrë të mrekullueshme u ndihmojnë shpirtrave që të kushtohen, vetëm nëse i bëjnë si duhet. E duhet të bëhen: 1. me njet të mirë dhe të vërtetë që ti pëlqehet vetëm Hyjit, që të bashkohemi me Jezusin si me qëllimin tonë të fundit dhe të jemi në dobi të të afërmit; 2. me kujdes, pa shkapërderdhje të qëllimta; 3. me përshpir-tëri, pa nguti dhe moskujdes; 4. me vëmendje dhe me qën-drim serioz dhe shembullor.

2. Ushtrimi i përsosur i përshpirtërisë ndaj Marisë dhe rritja në të deri në shenjtëri

118. Pas gjithë kësaj, ja solemnisht shpall: edhe nëse kam lexuar gati të gjitha librat të cilat shqyrtojnë përshpirtërinë ndaj Virgjërës së shenjtë, edhe nëse kam biseduar me per-sonat më të shenjtë dhe më të urtë në kohën e fundit, për-kundër të gjithë kësaj nuk mund e njoha as nuk mund e mësova ushtrimin e përshpirtshëm ndaj Nënës së Hyjit të ngjashme me këtë për çka do të flas dhe e cila prej shpirtit do të kërkonte më shumë flijim për Hyjin, që më shumë do të zbrazej nga vetvetja dhe nga vetëdashja e saj, që më me besnikëri do ta ruante në hir dhe hirin në të, që do ta njësonte me Jezusin më përsosshmërisht dhe më lehtë dhe e cila më në fund, do të ishte më e lavdishme për Hyjin, më e shenjtërueshme për shpirtin dhe më e dobishme për të afërmin.

119. Pasi që thelbi i kësaj përshpirtërie është që të ndërtojë brendësinë, nuk do ta kuptojë njëjtë çdo njeri. Disa do të ndalen në pjesën sipërfaqësore të saj dhe nuk do të shkojnë më larg: të tillët do të jenë në numër më të madh. Disa, një numër i vogël, do të hynë në brendësinë e saj, por do të ngrihen vetëm deri në shkallën e parë. E kush do të ngrihet në shkallën e dytë? Kush do të arrijë deri tek e treta? Më në fund, kush do të qëndrojë në të tretën përherë? Vetëm ai të cilit Shpirti i Jezusit do t’ia zbulojë këtë mister. Në këtë lartësi vet Shpirti i Shenjt do ta udhëheqë shpirtin besnik, që të përparojë prej virtytit në virtyt, prej hirit në hir, prej dritës në dritë, që njëherë të arrijë deri në shndërrimin në Jezusin, deri te plotësia e moshës së tij në tokë dhe deri te lavdia e tij në qiell.

 


 

Pjesa e tretë

Përkushtimi i përsosur Jezu Krishtit

Kapitulli i parë

PËRMBAJTJA THEMELORE E PËRKUSHTIMIT

120. Gjithë përsosmëria jonë përbëhet në këtë: t’i përn-gjajmë Jezu Krishtit, me të të njësohemi dhe t’i kushtohemi atij. Për këtë përshpirtëria që na bënë pa dyshim më së shumti të ngjashëm Jezusit është më e përsosura, na njëson me të dhe (bën) t’i kushtohemi atij. Pasi që, nga të gjitha krijesat, Maria është më e ngjashmja me Jezusin, në bazë të kësaj edhe përshpirt-tëria ndaj Virgjërës së lume, Nënës së shenjtë të Zotit tonë, më shumë se çdo përshpirtëri tjetër e kushton dhe e bënë më të ngjashëm shpirtin me të Jezusit, prandaj sa më shumë që një shpirt është i kushtuar Marisë, do të jetë më i kushtuar edhe Jezu Krishtit. Pikërisht për këtë, kushtimi i përsosur ndaj Jezusit nuk është asgjë tjetër pos kushtim i përsosur dhe i plotë i vetvetes ndaj Virgjërës së shenjtë; mu këtë përshpirtëri unë e mësoj, ose me fjalë të tjera, ky përkushtim është ripërtërija e përsosur e kushtimit dhe premtimit të bërë në pagëzim.

1. Përkushtimi i përsosur dhe i plotë i vetvetes Virgjërës së shenjtë

121. Kjo përshpirtëri, pra, përbëhet në këtë: t’i dorëzohemi plotësisht Virgjërës së shenjtë, që përmes saj të jemi plo-tësisht të Jezusit. Duhet t’i dhurojmë asaj: 1. Trupin tonë me të gjitha shqisat dhe gjymtyrët; 2. Shpirtin tonë me krejt aftësitë e tij; 3. Të gjitha të mirat e jashtme, të ashtuquaj-tura të mirat e fatit, të tanishmet dhe të ardhmet; 4. Të mirat tona të brendshme dhe shpirtërore, që janë meritat tona, virtytet dhe veprat tona të mira, të kaluarat, të tanishmet dhe të ardhmet; me një fjalë, gjithçka çka kemi në rendin natyror, në rendin e hirit dhe çka do të mund të kemi në të ardhmen në ren-din e natyrës, hirit dhe të lavdisë, dhe atë pa kurrfarë kufizime, duke mos e shkyçur asnjë vepër të mirë as atë më të voglën, dhe këtë për tërë amshimin. Aq më tepër, nuk guxojmë të kërkojmë kurrfarë shpërblimi tjetër për këtë dhuratë dhe shërbim tonin, as të shpre-sojmë në të, pos të vetmit nder që i takojmë Jezusit përmes Marisë dhe në Marinë, edhe po mos të ishte kjo Zonjë e dashur, siç është gjithmonë, më shpirtgjera dhe më e falënderueshmja ndër të gjitha krijesat.

122. Këtu duhet përmendur se në veprat e mira të cilat i bëjmë janë dy gjëra: kompensimi dhe merita, do të thotë kompensimi ose vlera e kërkuar dhe vlera e merituar. Vle-ra e kompenzimit ose vlera e kërkuar e një vepre të mirë është vetë vepra e mirë, nëse me të e shpër-blejmë dënimin për mëkate ose e arrijmë hirin e rivlera e merituar ose me-rita është vepra e mirë nëse e meriton hirin dhe lavdinë e përjetshme. Ne, pra, me këtë kushtim i dhurojmë Virgjërës së shenjtë krejt vlerën kompensuese ose të kërkuar dhe të merituar të veprave tona të mira; me fjalë të tjera: i japim kompensimet dhe meritat e të gjitha veprave të mira. I japim të gjitha me-ritat, hiret tona dhe virtytet tona, jo që t’ua ndajë të tjerëve (sepse meritat, hiret dhe virtytet tona, të themi të vërtetën janë të patjetërsuara; vetëm Jezu Krishti, duke u bërë dësh-mitari ynë tek Ati, pati mundësinë të na i dhurojë meritat e veta), por që ajo të na i ruajë, të na i shumëzojë dhe të na i zbukuroj , siç do ta shpjegojmë më vonë; mirëpo, kompen-simet tona ia dhurojmë që ajo t’i ndajë ato kujt të dojë dhe në lavdinë më të madhe të Hyjit.

123. Prej kësaj rrjedh: 1. Me këtë përshpirtëri i japim Jezu-sit, në mënyrë më të përsosur, përmes duarve të Marisë, gjithçka që mund t’i japim, dhe atë shumë më shumë se përmes përshpirtërive të tjera, më të cilat i japim ose një pjesë të kohës sonë, ose pjesë të veprave tona të mira, ose pjesë të kompensimeve dhe vetëmohi-meve tona. Me këtë përshpirtëri kemi dhuruar dhe kushtuar gjithçka, edhe të drejtën që të disponojmë me të mirat tona të brendshme dhe kompensimeve që dita - ditës i fitojmë me vepra të mira; një gjë e tillë nuk bëhet në asnjë prej rregujve. Rre-gulltarët i dhurojnë Hyjit të mirat materiale me kushtin e varfërisë, të mirat trupore me kushtin e pastërtisë, vullnetin e vet me kushtin e dëgjesës e nganjëherë edhe lirinë trupo-re me kushtin e klauzurës; por nuk ia dhurojnë Hyjit lirinë ose të drejtën natyrore që të disponojë me vlerat e veprave të mira të tyre, as nuk heqin dorë, aq sa është e mundur, nga ajo që i krishteri e ka si më të çmuarën dhe me të vlef-shmen, domethënë meritat personale dhe kompensimet personale.

124. 2. Kështu, personi që vullnetarisht i është kushtuar dhe flijuar Jezusit përmes Marisë nuk mund të disponojë më me vlerat e asnjë vepre të tij të mirë. Të gjitha të mirat që i vuan, i mendon, i flet dhe i bën i takojnë Marisë, që me to të disponojë sipas vullnetit të Birit të saj dhe në lavdinë e tij më të madhe. Natyrisht, kjo varshmëri nuk u pengon asgjë detyrave profesionale, të cilat dikush i ka tani kurse dikush tjetër do t’i ketë në të ardhmen: p.sh. detyrave të ndonjë meshtari i cili sipas detyrës ose duhet të përcaktojë vlerën kompen-suese për personin e caktuar ose vlerën e kërkuar të me-shës së shenjtë; sepse dhuratën tonë Marisë ia paraqesim vetëm sipas urdhrit të Hyjit dhe sipas detyrave profesio-nale.

125. Duke iu kushtuar Virgjërës së shenjtë ne njëherësh i kushtohemi Jezu Krishtit: Virgjërës së shenjtë si mjetit të përkrye, të cilin Jezusi e zgjodhi që të njësohet me ne dhe neve të na njësojë me veten; e Zotërisë sonë, si qëllimit tonë të fundit, të cilit i jemi borxh gjithçka që jemi, sepse ai është Shëlbuesi ynë dhe Hyji ynë.

2. Ripërtëritja e përsosur e premtimeve të pagëzimit

126. Tashmë kam thënë se këtë përshpirtëri mund ta quaj-më ripërtëritje e përsosur e premtimeve ose kushteve të pagëzimit. Me të vërtetë, çdo i krishterë para pagëzimit ishte skllav i Djallit, të cilit i takonte, por në pagëzimin e vet, përmes gojës së vet ose gojës së kumbarës ose ndri-kullës, solemnisht i ka rënë mohit Djallit, shkëlqimit të tij dhe veprave të tij, dhe mori Jezusin për Zotëruesin e vet dhe Zotërinë kryesor, që të varet prej tij si skllav i da-shurisë. Mu këtë e bëjmë edhe në këtë përshpirtëri: i biem mohit djallit, botës, vetvetes (siç është e thënë në for-mularin e kushtimit) dhe plotësisht dhurohemi përmes duarve të Marisë. Ç’është e vërteta, bëjmë edhe më shumë sepse në pagëzim rregullisht flasim përmes gojës së huaj, të kum-barës ose ndrikullës, dhe i dhurohemi Jezusit vetëm përmes atyre që kujdesen për ne; derisa në këtë përshpirtëri dhurohem vetë, sipas vullneti tonë dhe të vetëdijshëm për atë që po bëjmë. – Në pagëzimin e shenj nuk i dhurohemi Jezusit përmes duarve të Marisë, bile jo posaçërisht, as nuk i dhu-rojmë vlerën e veprave tona të mira; për këtë, pas pagëzimit, mbetemi plotësisht të lirë që t’ia kushtojmë këtë vlerë kujt të duam, ose ta mbajmë për vete. Në këtë për-shpirëtri, përkundrazi posaçërisht i dhurohem Jezusit për-mes duarve të Marisë, dhe ia kushtojmë vlerën e veprave tona.

127. Njerëzit kushtohen në pagëzimin e vet – thotë shën Toma – që të heqin dorë nga djalli dhe shkëlqimi i tij. Ky kusht është më i larti dhe më i domosdoshmi për të cilin shën Augustini thotë: Pagëzimi është kushtimi ynë më i madhi me të cilin betohemi se do të mbesim në Jezusin. Dhe të njëjtën gjë e vërtetojnë edhe juristët kishtarë: Kushtimi kryesor është ai të cilin e japim në pagëzim. Megjithatë, kush e mbanë këtë kushtim të madh? Kush i mban me besnikëri premtimet e pagëzimit të shenjtë? A nuk i tradhtojnë gati të gjithë të krishterët premtimet që i kanë bërë Krishtit në pagëzimin e tyre. E prej nga mund të vijë ky çrregullim i përgjithshëm, nëse jo prej asaj se jetojmë duke i harruar premtimet dhe detyrat e pagëzimit të shenjtë dhe që gati askush nuk vërteton prej vetvetes marrëveshjen e lidhshmërisë që kemi lidhur më parë me Hyjin përmes kumbarës ose ndri-kullës?

128. Se kjo është e vërtetë ka deklaruar kuvendi në Sens, që e mblodhi Ljudeviti i Përshpirtshëm, që të largojë çrregu-llimet që u paraqitën në mesin e të krishterëve. Ky kuvend mori përfundimin se shkaku kryesor i gjithë kësaj mbrap-shtie vinte nga ajo se njerëzit jetonin duke i harruar ose duke mos i njohur detyrat e pagëzimit të shenjtë dhe konsi-deronte mjet më të rëndësishëm me të cilin mund të shkatë-rrohej një e keqe kaq e madhe: t’i shpjerë të krishterët në ri-përtëritjen e kushtit të pagëzimit dhe premtimet e tij.

129. Katekizmi i koncilit të Tridentit i nxit famullitarët të bëjnë të njëjtën gjë dhe t’i mësojnë besimtarët e vet që të kujtojnë dhe të besojnë se janë të varur nga Jezusi dhe i janë të kushtuar si skllav Shpëtimtarit të tyre dhe Zotë-ruesit. Ja çfarë thotë katekizmi: Famullitari le t’i mësojë besim-tarët se plotësisht është e drejtë t’i kushtohemi dhe t’i dorëzohemi përgjithmonë Shpëtimtarit dhe Zotëruesit tonë jo ndryshe por si skllav .

130. Nëse pra na thonë Koncili, etërit dhe vetë përvoja, se vegla më e mirë me të cilën do të përmirësohen çrregu-llimet te të krishterët duke i përkujtuar detyrat pagëzi-more dhe duke i drejtuar në ripërtëritjen e kushtit të bërë në pagëzim, a nuk është atëherë e arsyeshme që këtë të bëjmë në mënyrë të përsosur në këtë përshpirtëri dhe në të kushtuarit Zotit tonë përmes kushtimit tonë Nënës së tij të shenjtë? Theksoj: në mënyrë të përsosur, sepse që ti kush-tohemi Jezusit, shërbehemi me mjetin më të përsosur, e ky është Virgjëra e shenjtë.

3. Përgjigje në disa kundërshtime

131. Nuk mund të kundërshtohet se kjo përshpirtëri është e re ose e parëndësishme. Nuk është e re, sepse Koncilet, etërit e shenjtë, shumë shkrimtarë, të rinj dhe të vjetër, fla-sin për këtë kushtim Zotit tonë, ose për ripërtëritjen e kush-tit të pagëzimit të shenjt si për një gjë që moti është bërë dhe këtë kushtim u sugjerojnë të gjithë të krishterëve. Nuk është pa rëndësi kjo përshpirtëri, sepse burimi kryesor i të gjitha çrregullimeve, pra edhe i dënimit të përhershëm të të krishterëve, është të harruarit e këtij ushtrimi të shenjtë dhe mos kujdesi ndaj tij.

132. Ndokush do të mund të thotë se kjo përshpirtëri t’i lidhë duart dhe nuk mund t’u ndihmojmë shpirtrave të prindërve tanë, miqve dhe dashamirësve, pasi që me të i jemi dhuruar Zotit, përmes duarve të Virgjërës së shenjtë, vlerën e të gjitha veprave tona të mira, të lutjeve, të vetë-mohimeve dhe të lëmoshës. Në këtë përgjigjem. E para. Është e pabesueshme se miqtë tanë, prindërit ose bamirësit do të pësojnë dëm për arsye se ne i jemi dorëzuar dhe kushtuar pakufishëm shërbimit Zotit dhe Nënës së tij të shenjtë. Të paramendojmë këtë do të thotë të fyejmë fu-qinë dhe mirësinë e Jezusit dhe të Marisë të cilët do të dinë t’i ndihmojnë prindërit tanë, miqtë dhe mirëbërësit prej asaj pak çfarë ne ofrojmë ose përmes ndonjë rruge tjetër. E dyta. Ky ushtrim nuk na pengon që të lutemi për të tjerët, qoftë për të gjallë, qoftë për të vdekur, edhe pse njeti i vep-rave tona të mira varet prej dëshirës së Virgjërës së shenjtë; përkundrazi, kjo do të jetë shtytje që të lutemi me më shumë shpresë, sikurse një njeri i pasur i cili do të dhu-ronte të mirat e veta një mbreti që sa më mirë ta qarosë, e më vonë do ta lutte këtë mbret më me shpresë që t’i dhu-rojë hir mikut i cili do t’i po-rositej për këtë gjë. Në të vër-tetë, këtij mbreti duhet t’i vinte mirë që po i jepej rasti që të mund t’i tregojë nder atij personi, i cili u zhvesh që të veshë atë dhe i cila u varfërua që atë ta qarosë. Të njëjtën gjë du-het thënë edhe për Zotin tonë dhe Virgjërën e shenjtë: ata kurrë nuk do të lejojnë që ndokush t’i tejkalojë në zemër-gjerësi.

133. Ndokush ndoshta do të thotë: nëse i dhuroj Virgjërës së shenjtë të gjithë vlerën e veprave të mia të mira, që ajo t’i ndajë kujt të dojë, atëherë do të më duhet të vuaj shumë në purgator. Ky kundërshtim, i cili vjen nga vetëdashja dhe mosnjohja e zemërgjerësisë së Hyjit dhe të Nënës së tij të shenjtë, bie vetvetiu. Shpirti i zjarrtë dhe fisnik, i cili për-piqet për interesat e Hyjit më shumë se për të tijat, i cili i jep Hyjit gjithçka që ka, pa kurrfarë përjashtimi, kështu që nuk mundet më shumë, non plus ultra, i cili ndizet nga dë-shira për lavdinë dhe mbretërinë e Jezu Krishtit dhe Nënës së tij të Shenjtë, dhe i cili krejtësisht flijohet që të arrij këtë; a thua pra, them, ky shpirt fisnik dhe zemërgjerë do të jetë në botën tjetër më shumë i dënuar për atë që ka qenë më zemërgjerë dhe më dorëdhënë se të tjerët? Përkundrazi! Zoti ynë dhe Nëna e tij e shenjtë do të tregohen më zemër-gjerë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër, në rendin e natyrës, të hirit dhe të lavdisë, si do të shohim këtë më vonë.


 

Kapitulli i dytë

NXITJE NË KËTË PËRSHPITËRI

134. Tani do të shohim, sa më shkurt që është e mundur, nxitjet që na drejtojnë në këtë përshpirtëri, veprimet e mre-kullueshme që krijon në shpirtrat e vërtetë, dhe ushtrimet e saj.

1. Kjo përshpirtëri na përkushton plotësisht shër-bimit ndaj Hyjit

135. Ajo që më së pari na nxit në këtë përshpirtëri është: madhëria e këtij përkushtimi ndaj Jezu Krishtit përmes duarve të Marisë. Nëse nuk ekziston shërbim më i lartësuar në tokë se sa shërbimi Hyjit, nëse është më i vogli shërbëtor i Hyjit më i pasur, më i fortë dhe më fisnik se të gjithë mbretërit e tokës, të cilët nuk i shërbejnë Hyjit, sa është atëherë pasuria, forca dhe dinjiteti i shërbëtorit besnik dhe të përsosur të Hyjit i cili i është kushtuar plotësisht atij, pa kufizime, dhe sa më mirë që mundet! Ja, i tillë është skllavi besnik dhe i dashur i Jezusit dhe i Marisë, i cili krejtësisht i është do-rëzuar shërbimit të këtij Mbreti të mbretërve përmes duarve të Nënës së tij të shenjtë dhe i cili asgjë nuk ruajti për vete: as krejt ari tokësor, as bukuritë qiellore nuk mund t’a paguajnë.

136. Kongregatat e tjera, shoqëritë, vëllazëritë, të theme-luara në nder të Zotit dhe të Nënës së tij të shenjtë, të cilat bëjnë shumë të mira në krishterim, nuk urdhërojnë që të dhurohet gjithçka pakufishëm; ato u caktojnë anëtarëve të vet vetëm disa ushtrime dhe veprime, që të plotësojnë detyrat e ndërmarra; jashtë kësaj u lënë të lira të gjitha veprat e tjera dhe tërë kohën që u mbetet për jetën e tyre. Me këtë përshpirtëri ne i dhurojmë Jezusit dhe Marisë krejt mendimet tona, fjalët, veprat dhe vuajtjet dhe krejt kohën e jetës sonë, pa kurrfarë përjashtimi. Për këtë, si kur flemë, si kur të jemi të zgjuar, si kur hamë ose pimë, si kur bëjmë vepra më të rëndësishme ose më të pavlefshme, gjithmonë mund të themi sipas së vër-tetës se gjithçka që veprojmë është e Jezusit dhe e Marisë – edhe nëse ne nuk mendojmë për këtë – për shkak të dhurimit tonë të vetvetes Jezusit dhe Marisë, nëse këtë nuk e kemi tërhequr me vendim. Sa ngu-shëllim!

137. Pos kësaj, siç kam thënë tashmë, s’ka ushtrim më të mirë se ky që më lehtë të lirohemi nga shpirti i vetëdashjes, i cili pa u vërejtur hyn në veprat tona të mira dhe Jezusi ynë i mirë na jep këtë hir të madh të varfërisë shpirtërore si dhuratë për veprën tonë he-roike dhe zemërgjerë, me të cilën i kemi dhuruar krejt vlerën e veprave tona të mira përmes duarve të Nënës së tij të shenjtë. Nëse ai jep njëqindfish, madje edhe në këtë botë, atyre të cilët prej da-shurisë ndaj tij i lënë të mirat e përkohshme dhe të kaluesh-me, aq më shumë do të japë të njëqindfishtën atij që i flijon edhe të mirat e veta të brendshme dhe shpirtërore!

138. Miku ynë i madh, Jezusi, na u dhurua pakufishëm, me trup dhe shpirt, me virtyte, me hire dhe me merita. Plotë-sisht më përfitoi duke u dhuruar krejtësisht për mua – thotë shën Bernardi; a nuk na obligon, atëherë, detyra e drejtësisë dhe e falënderimit që edhe ne ti japim atij gjithçka që mund t’i dhurojmë? Ai i pari qe zemërgjerë ndaj nesh; le të jemi edhe ne ndaj tij dhe do të shohim se ai do të jetë me ne edhe më zemërgjerë në këtë jetë, në çastin e vdekjes sonë dhe gjatë gjithë amshimit. “Me zemërgjerët do të jetë ze-mërgjerë.”

2. Në këtë përshpirtëri ecim sipas shembullit të Jezusit dhe ushtrohemi në përvujtëri

139. Nxitja tjetër na tregon se është e drejtë dhe e dobish-me për të krishterin që përmes kësaj përshpir-tërije me këtë ushtrim t’i kushtohet plotësisht Virgjërës së shenjtë, që kështu të jetë më përsosshmërisht kushtuar Jezu Krishtit. Këtij Mësuesi të mirë nuk i erdhi rëndë të fshehet në kraha-rorin e Virgjërës së shenjtë si ndonjë i burgosur dhe skllav i dashurisë, dhe të jetë i nënshtruar dhe i dëgjueshëm gjatë tridhjetë viteve. Këtu njeriut, prapë po them, i ndalet të menduarit kur mendon seriozisht për këtë sjellje të Urtisë së mishëruar, e cila drejtpërdrejt pati mundësi t’u dhurohet njerëzve, por deshi përmes Virgjërës së shenjtë, e cila (Ur-tia e mishëruar – Krishti) nuk dëshiroi të vijë në botë në moshën e njeriut të rritur, të pavarur nga të tjerët, por si fëmijë i varfër dhe i vogël, i varur prej kuj-desit të Nënës së tij të shenjtë. Kjo Urti e pakufishme, duke u ndezur flakë prej dëshi-rës për lavdinë e Hyjit, Atit të tij dhe për shëlbimin e njerëzve, nuk gjeti mjet më të përsosur dhe më të përshtatshëm për këtë se sa krejtësisht t’i nënshtrohet Vir-gjërës së shenjtë, dhe atë jo vetëm për tetë, dhjetë ose pesëmbëdhjetë vitet e para të jetë së tij, si edhe fëmijët e tjerë, por për tridhjetë vite dhe i dha lavdinë më të madhe Hyjit, Atit të tij, për krejt këtë kohë të nënshtri-mit të vet Virgjërës së shenjtë dhe varshmërisë ndaj saj, se sa i kishte dhënë po të kishte bërë mrekulli për këto tridhjetë vite, duke predikuar në mbarë botën, duke i kthyer të gjithë njerëzit, përndryshe ai do të bënte këtë. Oh! Oh! Sa bukur e lavdërojmë Hyjin kur sipas shembullit të Jezusit i nënshtrohemi Marisë! Kur kemi parasysh shembullin aq të qartë dhe të njohur të gji-thëve, a do të jemi aq të marrë e të besojmë se mund të gjendet mjet më i përsosur dhe më i përshtatshëm i lavdisë së Hyjit se sa t’i nënshtrohemi Marisë duke ecur hapave të Birit të saj?

140. Si dëshmi e varshmërisë sonë ndaj Virgjërës së shenjtë, më parë i kamë sjellë shembujt që në këtë vështrim na i japin Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Le të na kujtohet se çfarë kam thënë. Ati nuk e dha as nuk e jep Birin e vet ndryshe veç se përmes Marisë, as nuk i fiton fëmijë, por përmes saj, as nuk i ndan hiret e veta, por përmes saj. Hyji Bir nuk është lind për të gjithë njerëzit në përgjithësi po përmes saj, as nuk u formua as nuk lind në zemrat e besimtarëve, po përmes saj në bashkim me Shpitin e Shenjt, as nuk na i ndan hiret e veta dhe virtytet, por për-mes saj. Shpirti i Shenjt nuk e formoi Jezu Krishtin por përmes saj, as nuk i formoi gjymtyrët e trupit të tij mistik, por përmes saj, dhe nuk i jep hiret e veta as dhuratat por përmes saj. Pas shembujve të shumtë dhe të tillë të vetë Trinisë së Shenjtë athua a do të mund të jemi, pa qenë plotësisht të verbër, pa Marinë dhe të mos i kushtohemi asaj dhe të mos varemi prej saj duke shkuar te Hyji, duke iu dhuruar atij?

141. Ja disa nga thëniet e etërve të shenjt, të cilat këtu i sje-llim si vërtetim të këtyre fjalëve: Maria ka dy bij, Hyjin –Njeri dhe njeriun e thjesht; të parit Maria i është nëna trupore, të dytit shpirtërore (shën Bonaventura dhe Origeni). Hyji deshi që gjithçka të kemi përmes Marisë; nëse pra kemi ndonjë shpresë, ndonjë hir, ndonjë dhuratë që sjell shëlbim, të dimë se kjo na vjen përmes duarve të saj (shën Bernardi). Të gjitha dhuratat, virtytet, hiret e vet Shpirtit të Shenjtë i jep Maria me duart e saj kujt do, kur të dojë, si të dojë dhe sa të dojë (shën Bernardini). Pse ke qenë i padenjë që të jepen ty, i janë dhanë Marisë që përmes saj të pranosh gjithçka që ke (shën Bernardi) .

142. Duke parë Hyji - siç thotë shën Bernardi – se jemi të padenjë t’i pranojmë dhuratat e tij drejtpërdrejt prej dorës së tij, ai ia jep Marisë, që përmes saj të kemi gjith-çka që ai do të na japë. Pos kësaj, ai konsideron si lavdi të veten të pranojë përmes duarve të Marisë falën-derim, nder dhe dashuri që i jemi borxh për shkak të bamirësive të tij. Për çfarë është plotësisht e drejtë që të ecim sipas shembullit të Hyjit, që të kthehet hiri – siç thotë shën Bernardi – krijuesit të vet me të njëjtin ujë-sjellës si ka ardhur. E mu këtë ne e bëjmë, me përshpirtërinë tonë ne i dhu-rojmë dhe i kushtojmë Virgjërës së shenjtë qenien tonë dhe gjithçka që kemi, që përmes asaj Zoti ynë të pra-nojë lavdinë dhe falënderimin që i kemi borxh. E pra-nojmë padenjësinë dhe paaftësinë tonë që t’i ofrohemi vetvetiu Madhërisë së tij të pamasë: për këtë shërbe-hemi me ndërmjetësinë e Virgjërës së shenjtë.

143. Gjithashtu, kjo përshpitëri na ushtron në përvujtëri të madhe, që Hyji e do më shumë se çdo virtyt tjetër. Shpirti që lartësohet e përul Hyjin; ai që përvujtërohet e lavdëron Hyjin. Hyji i kundërshton mendjemëdhenjve, dhe u jep hirin të përvuajturve. Nëse përvujtërohesh duke e ndjerë veten të padenjë të dalësh para tij dhe t’i afrohesh atij, ai vetë zbret dhe përulet që të vij te ti, që të ëmbëlsohet te ti dhe të ngritë ty, edhe pse ti këtë nuk e kërkon. Përkundrazi, nëse Hyjit i ofrohesh me guxim, pa ndërmjetësues, Hyji largohet dhe nuk mund ta arrish. Oh, sa e do ai përvujtërinë e shpirtit! E mu ky ushtrim i përshpirtshëm na detyron në këtë përvujtëri, sepse na mëson që Zotit tonë mos t’i afro-hemi askur vetvetiu, sado që ai të jetë i butë dhe i më-shirshëm, por gjithnjë të shërbehemi me ndërmjetësinë e Virgjërës së shenjtë, qoftë pse dëshirojmë të dalim para tij, ose të bisedojmë me të, qoftë që t’i ofrohemi ose ti paraqesim ndonjë gjë, për t’u njësuar me të ose për t’iu kushtuar atij.

3. Në këtë përshpirtëri Maria i dhurohet skllavit të vet të dashurisë i pastron, i zbukuron dhe i paraqet veprat tona Birit të vet

144. NXITJA E TRETË. Virgjëra e shenjtë, kjo Nënë e ëmbël dhe e mëshirshme, asnjëherë nuk lejon që ta mbikalojmë në dashuri dhe bujari. Për këtë, kur sheh se dikush i dhurohet plotësisht, se e nderon dhe i shërben duke hequr dorë nga krejt ajo që është më e çmueshmja që me këtë ta nderojë atë, atëherë edhe ajo i dhurohet atij plotësisht dhe në mënyrë të patregueshme. Ajo e zhyt në thellësitë e hireve të veta; e zbukuron me meritat e veta; e mban me forcën e vet; e shndrit me dritën e vet; e ndez me dashurinë e saj, i dhuron virty-tet e veta: përvujtërinë e vet, fenë e vet, pastërtinë e vet, etj.; bëhet dëshmitare e tij, plotësim i tij dhe e gjithë dashuria te Jezusi. Më në fund, sikur ky person që është plotësisht i Mari-së, edhe Maria është plotësisht e tij; kështu që mund të përsëritet ajo mbi skllavin e Marisë dhe e fëmijës ajo që shën Gjoni Ungjilltar e tha për vete, se e mori Virgjërën e shenjtë te vetja si pasuri të veten: Nxënësi e mori me vete!(krah.Gjn 19,27).

145. Kjo i krijon në shpirt skllavit të Marisë, nëse është besnik, mosbesim të madh në vetvete, urrejtje të vet-vetes dhe shpresë të pakufishme në Virgjërën e shenjtë, zonjën e tij dhe dorëzim të përsosur asaj. Atëherë nuk mbështetet më, si më parë në disponimin e vet, në njetet, meritat, virtytet dhe në veprat e mira. Pasi që krejt këtë ia ka kushtuar Jezusit përmes kësaj Nëne të mirë, ai që nga tani ka vetëm një pasuri, e kjo pasuri, në të cilën janë të gjitha të mirat dhe të cilat nuk i mban më te vetja, është Maria. Atëherë do të mund t’i ofrohet Nënës së Hyjit pa kurrfarë frike të skllavit dhe skrupula dhe atëherë do ti lutet me shpresë; atëherë e kaplojnë ndjenja çfarë i pati Ruperti i ditur dhe i përshpirtshëm i cili duke menduar qëllimin në fitoren e Jakobit mbi engjëllin (krah. Zan 32,24), i drejton Virgjërës së shenjtë këto fjalë të bukura: O Mari, Mbretëreshë e imja dhe Nënë e Papërlyer e Hyjit – Njeri, Jezu Krishtit, dëshiroj të luftoj me këtë Njeri, do të thotë me Fjalën Hyjnore i armatosur jo me meritat e mia, por me të tuat. O, sa jemi të fortë dhe të fuqishëm te Jezusi kur jemi të armatosur me meritat dhe ndërmjetë-simin e Nënës së denjë të Hyjit, e cila siç thotë shën Augustini , me dashuri e përfitoi të Gjithë-pushtetshmin!

146. Pasi që në këtë ushtrim të përshpirtshëm i dhu-rojmë Zotit tonë përmes duarve të Nënës së tij të shenjtë të gjitha veprat tona të mira, kjo Zotruese e mirë ato i pastron, i zbukuron dhe i bënë të këndshme për Birin e saj. Ajo i pastron veprat tona të mira nga çdo njollë e vetëdashjes dhe e tërheqjes gati të papash-me ndaj krijesave, të cilat hyn gati fshehurazi në veprat tona më të mira. Posa të arrijnë ato në duart e saj tejet të pastra dhe të frytshme, menjëherë këto të njëjtat duar, të cilat kurrë nuk janë njollosur dhe s’kanë qenë të pa punë dhe të cilat pastrojnë gjithçka që prekin, them menjëherë – ato largojnë nga dhurata jonë, të cilën ia sjellim, çdo parregullsi dhe papërsosmëri.

147. Ajo i zbukuron veprat tona të mira duke i lulëzuar me meritat dhe virtytet e veta. Kjo është sikurse kur ndonjë fshatar, duke dëshiruar që të përfitojë mbretin, t’i sillte mbretëreshës një mollë e cila është krejt pasuria e tij, që ajo të paraqesë atë mbretit. Mbretëresha atë-herë, kur do ta pranonte dhuratën e varfër të fshatarit, do ta vinte këtë në një pjatë të madhe të artë dhe do t’ia paraqite mbretit në emër të fshatarit. Në këtë mënyrë molla, edhe pse në vetvete është e pa denjë që t’i dhu-rohet mbretit, prapëseprapë është bërë e denjë për madhërinë e tij në bazë të pjatës së artë në të cilën qëndron dhe të personit që e paraqet.

148. Maria i paraqet veprat tona të mira Jezu Krishtit, pasi që asgjë nuk ndal për vete prej asaj që ne i dhu-rojmë, sepse veten nuk e konsideron qëllim kryesor të dhuratës, por gjithçka, me besnikëri ia dorëzon Jezusit. Për këtë, nëse i dhurojmë diçka asaj, këtë patjetër ia dhurojmë Jezusit; nëse e lavdërojmë atë, ajo menjëherë e lavdëron Jezusin; edhe tani, kur e lavdërojmë dhe bekojmë, menjëherë këndon, sikurse atëherë kur e bekoi Elizabeta: Shpirti im e madhëron Zotin (Lk 1,46).

149. Maria ia bën Jezusit të ëmbla këto vepra të mira, sado që të jetë e vogël dhurata për Shenjtin mbi shenj-tërit dhe Mbretin mbi mbretërit. Kur t’i kushtojmë Jezusit diçka prej vetvetes dhe të mbështetur në aftësitë tona dhe përgatitjen tonë, ai e kontrollon dhuratën dhe shpesh e kthen atë për shkak të njollave të vetëdashjes me të cilat është e njollosur, sikurse dikur që ka braktisur flitë e hebrenjve që ishin përplot me dëshira vetjake. (krah. Is 1,11-17; Mt 15,8). Por, kur diçka t’i paraqitet përmes duarve të pastra dhe virgjërore të së Dashurës së tij, atëherë e gjejmë pikën e dobët të tijën, nëse më lejohet të them kështu. Atëherë ai nuk e shikon aq dhuratën, të cilën ia paraqesim, sa Nënën e tij të mirë e cila e paraqet; as që shikon aq prej nga dhurata, se sa në atë përmes së cilës i vjen dhurata. Kështu pra, Maria, të cilën Biri i saj kurrë nuk e reku-zon, por gjithmonë e pranon mirë, i bën të këndshme gjithçka që ajo i paraqet Madhërisë së tij, qoftë ajo gjë e madhe, qoftë e vogël; mjafton që ajo t’ia paraqesë, Je-zusi e pranon me gëzim. Për këtë shën Bernardi u dha këshillë të madhe të gjithëve që i udhëhiqte në rrugën e përsosmërisë: “Kur mendon t’i kushtosh ndonjë send Hyjit, mundohu t’i paraqesësh këtë përmes duarve tejet të pastra dhe tejet të denja të Marisë, nëse nuk dëshiron të jesh i refuzuar” (shën Bernardi, Libri mbi ujësjellësin) .

150. A nuk i udhëheq të vegjlit edhe vetë natyra që të kërkojnë ndërmjetësues tek të mëdhenjtë siç kemi parë tashmë? E pse të mos na shpjerë hiri që në të njëjtën mënyrë të sillemi ndaj Hyjit, i cili është pakufishëm më i madh se ne dhe para kujt jemi më të vegjël se atomi, kur, në anën tjetër, kemi ndërmjetësuesen aq të madhe, e cila askund nuk është e refuzuar, po është aq e kuj-tueshme që i njeh të gjitha fshehtësitë me të cilat do të përfitojë zemrën e Hyjit, aq të mirë dhe të ëmbël sa që nuk e refuzon askënd, sado që ai të jetë i shkretë dhe i keq. Figurën e qartë të së vërtetës të cilën e paraqita do të sjelli në historinë e Jakobit dhe Rebekës.

4. Me këtë përshpirtëri i japim Hyjit lavdinë më të madhe

151. NXITJA E KATËRT. - Kjo përshpirtëri, nëse e kryejmë me besnikëri, është element i shkëlqyeshëm që vlerën e veprave tona të përdorim për lavdinë më të madhe të Hyjit. Gati askush nuk vepron me këtë njet fisnik, edhe pse jemi të detyruar në këtë, ose pse nuk dimë se në çfarë përbëhet kjo lavdi e madhe e Hyjit, ose pse nuk na intereson për të. Por, Virgjëra tejet e shenjtë, të cilës ia lëmë në përdorim meritat e veprave tona të mira e di në mënyrë të përsosur se në çfarë përbëhet lavdia më e madhe e Hyjit dhe gjithçka që bën, bën në këtë qëllim. Për këtë shërbëtori i përsosur i kësaj Zonje të mirë, i cili iu ka kushtuar krejtësisht asaj, me kushtimin e përmendur lirisht mund të thotë se vlera e të gjitha veprave të tij, mendimeve fjalëve janë të bëra në lavdinë më të madhe të Hyjit, vetëm nëse qartë e ka tërhequr dhuratën e vet. A mund atëherë të paramendohet ngushëllim më i madh se ky për shpirtin që e do Hyjin me dashuri të pastër dhe altrui-tive dhe i cili e çmon lavdinë dhe interesat e Hyjit më shumë se të vetat?

5. Kjo përshpirtëri na shpie deri te njësimi me Zotin tonë

152. NXITJA E PESTË. – Kjo përshpirtëri është rrugë e lehtë, e shkurtër, e përsosur dhe e sigurt që të arrijmë deri te njësimi me Zotin tonë, në çfarë përmbahet thelbi i përsosmërisë së krishterë.

5.1. Rruga e lehtë

Kjo është rrugë e lehtë; e hapi Jezusi duke ardhur te ne dhe në të asnjë pengesë nuk na ndalon që të vijmë tek ai. Gjithsesi mund të vijmë edhe udhëve të tjetra deri te njësimi Hyjnor, por kjo do të jetë me më shumë kryqe dhe me vdekje të çuditshme dhe më me shumë vësh-tirësi, të cilat më vështirë do ti përballojmë. Do të na duhet të kalojmë nëpër net të errëta, luftëra të çudit-shme dhe vuajtje të tmerrshme. Do të na duhet të kaloj-më nëpër kodrina të vështira, ferra tejet të ashpra dhe shkretëtira të tmerrshme. E rrugës së Marisë shkojmë më lehtë. Vërtet edhe në këtë rrugë duhet të hymë në luftëra të ashpra dhe të mposhtim vështirësi të mëdha, por kjo Nënë e mirë dhe Zonjë i ofrohet nderuesve të vet besnikë dhe qën-dron pranë tyre që t’i shndrisë në errësirën e tyre që t’i zgjidhë prej dyshimeve të tyre dhe t’i inkurajojë në frikën e tyre, t’i përkrahë në luftërat dhe vështirësitë e tyre, ashtu që kjo rrugë virgjërore, në të cilën e gjejmë Jezusin, në krahasim me të gjitha rrugët e tjera, është plotësisht e bukur dhe e ëmbël. Kanë qenë disa shenjtër por në numër të vogël si shën Efremi, shën Gjoni i Damaskut, shën Bernardi, shën Bernardini, shën Bon-aventura, shën Françesku i Salezit etj., të cilët kësaj rruge të këndshme arritën te Jezusi, sepse Shpirti Shenjt, i fejuari besnik i Virgjërës së shenjtë, ua tregoi hirin e veçantë. E shenjtërit e tjerë, të cilët janë me një numër më të madh, nuk shkuan kësaj rruge, ose shkuan shumë pak, edhe pse të gjithë ishin të për-shpirtshëm ndaj Virgjërës së shenjtë. Për këtë kaluan nëpër tundime të ashpra dhe të rrezikshme.

153. Pse atëherë do të thotë, ndonjë shërbëtor i Marisë, pse atëherë shërbëtorët besnikë të kësaj Nëne të mirë kanë aq shumë rastin të vuajnë, bile edhe më shumë se ata që nuk i janë njësoj të përshpirtshëm. Gjithkush u kundërshton, i përndjek, i shpif, nuk i duron; ose janë vetë në errësirë të madhe ose në shkretëtirë, ku nuk bie as pika më e vogël e vesës qiellore. Nëse kjo përshpirt-tëri ndaj Virgjërës së shenjtë e lehtëson rrugën me të cilën do të gjejmë Jezusin, pse ata urrehen më së shumti?

154. Në këtë përgjigjem. Po, plotësisht është e sigurt se shërbëtorët më besnikë të Virgjërës së shenjtë, pse janë të dashurit e saj më të mëdhenjë fitojnë prej saj më së shumti hire dhe dhurata qiellore e këto janë kryqet; por, dëshmoj edhe këtë: mu shërbëtorët e Marisë i bar-tin këto kryqe me lehtësi më të madhe, me merita dhe lavdi. Çfarë do ta ndalonte dikë tjetër ose do ta rrëzon-te në tokë, ata kjo nuk i ndalon asnjë herë, por u ndih-mon që të shkojnë përpara sepse kjo Nënë e mirë, për-plot me hire dhe Shpirt të Shenjtë, vetë i vulos kryqet e tyre dhe i ëmbëlson në ëmbëlsim të ëmbëlsimit amtar dhe i përforcon me dashuri të pastër. Për këtë arsye këto kryqe ata i pranojnë të gëzuar si të ishin arra të ëmbëlsuara, sado që ata të jenë tejet të hidhët në vetvete. Mendoj edhe këtë: kush dëshiron të jetë dhe të jetojë përshpirtshëm në Jezu Krishtin, dhe besnikërisht të du-rojë përndjekjet dhe të bartë kryqin e vet çdo ditë, ai kurrë nuk do të mund të bartë kryqe të mëdha ose nuk do të mund t’i bartë me gëzim deri në fund, nëse nuk është i përshpirtshëm ndaj Virgjërës së shenjtë, e cila e ëmbëlson çdo kryq; sikurse askush nuk mund të hajë arra të gjelbërta pa zor të madh, pra nuk do të mundet gjatë, nëse arrat nuk ëmbëlsohen.

5.2. Rruga e shkurtër

155. Kjo përshpirtëri ndaj Virgjërës së shenjtë është rruga e shkurtër që ta gjejmë Jezusin, qoftë për atë se në të nuk mund të humbasim, qoftë për atë, siç e për-menda më parë, se shkojmë më lehtë, dhe sipas kësaj me gatishmëri më të madhe. Më shumë përparojmë në të për pak kohë të nën-shtrimit tonë Virgjërës së shenjtë dhe varshmërisë ndaj saj, se sa gjatë viteve e viteve të vullnetit tonë dhe të mbështetjes në vetvete; sepse njeriu i dëgjueshëm dhe i nënshtruar do të festoj fitore të shkëlqyeshme (Fu 21,28) mbi të gjithë armiqtë e vet. Ata me të vërtetë do të ten-tojnë t’i bëjnë pengesa në rrugë, ose ta kthejnë prapa, ose ta rrëzojnë, por me ndihmën e Marisë dhe nën udhëheqjen e saj jo vetëm se nuk do të bjerë poshtë, të ikë, as të ndalet, por me hapa të mëdhenj do të ecë për-para kah Jezusi të njëjtës rrugë për të cilën është e shkruar se Jezusi erdhi te ne përmes saj me hapa të mëdhenjë për kohë të shkurtër. (krah. Ps 19,6).

156. Çfarë mendon, për ç’arsye Jezu Krishti jetoi aq pak në tokë dhe pse gati tërë jetën e tij e jetoi i nënshtruar Nënës së tij? Ah! Në pak kohë, shumë jetoi, (krah. Ur. 4,13) më gjatë se Adami, gabimin e të cilit erdhi të përmirësoj, edhe pse Adami jetoi më shumë se nëntë-qind vjet. Jezusi jetoi gjatë sepse këtu jetoi plotësisht i nënshtruar Nënës së shenjtë dhe me të qe plotësisht i njësuar, për shkak të dëgjesës ndaj Atit të vet qiellor; sepse 1. Kush e nderon nënën e vet, mbledh visare, thotë Shpirti i Shenjtë, ( krah. Sir 3,4) do të thotë: kush e nderon Ma-rinë, nënën e vet, ashtu që t’i nënshtrohet ne gjithçka, do të pasurohet jashtëzakonisht shpejt, sepse me këtë fshehtësi të vetën, në një mënyrë si me gurin e magjëve, çdo ditë e më shumë mbledh pasuri për vete; 2. – Sep-se, sipas shpjegimit të këtyre fjalëve të Shkrimit të Shenjt: Pleqëria ime është në prehrin e Nënës, do të thotë në prehrin e Marisë, që e rrethon Burrin e përsosur (krah. Jer 31,22) dhe i cili e ka pranuar atë të cilin krejt gjithësia nuk mund ta përfshijë – mu në këtë kraharor të Marisë, të them, të rinjtë bëhen si të mo-shuarit për shkak të dijes, shenjtërisë, përvojës dhe urtisë, dhe këtu në pak vite arrihet mosha e plotë e Jezu Krishtit (krah. Ef 4,13).

5.3. Rruga e përsosur

157. Ky ushtrim i përshpirtërisë ndaj Virgjërës së she-njtë është rrugë e shkëlqyeshme nëpër të cilën arrijmë te Jezu Krishti dhe njësohemi me të, sepse Maria është më e përsosura dhe më e shenjta në mes të të gjitha kri-jesave; derisa edhe Jezusi, i cili erdhi te ne në mënyrë të përsosur, nuk erdhi asnjë rruge tjetër, por kësaj rruge në udhëtimin e tij të mrekullueshëm. Tejet i lartësuari, i paarritshmi, i pakapshmi, i paprekshmi, Ai i cili është, deshi të vijë tek ne, krimbat e imtë tokësorë, që jemi asgjë. Si ndodhi kjo? Tejet i lartësuari zbriti deri te ne përsosshmërisht dhe hyjnisht përmes Marisë së përvuajtur, pa humbur asgjë nga hyjnia dhe shenjtëria e tij; dhe, kështu, përmes Ma-risë, duhet të ngjiten edhe më të përvuajtur në mënyrë të përsosur dhe hyjnore kah i tejetlarti pa kurrfarë fri-ke. I pakapshmi lejoi që ta pranojë dhe përqafojë Maria e vogël, e asgjë nuk humbi nga madhëria e tij; njësoj edhe ne duhet të lejojmë që Maria e vogël të na prijë dhe të na udhëheqë përsosshmërisht dhe pakufshëm. I paprekshmi erdhi në natyrën tonë njerëzore përmes Marisë dhe me këtë natyrë u njësua thellë, në mënyrë të përsosur, si person, e asgjë nuk humbi prej madhërisë së tij hyjnore; ashtu edhe ne duhet të vijmë tek Hyji përmes Marisë dhe përsosshmërisht të njëso-hemi me madhërinë e tij pa frikë se do të na refuzojë. Më në fund, Ai i cili është deshi të vijë tek ai që nuk është dhe të bëjë që ai që nuk është të bëhet Hyj ose Ai që është; dhe këtë e bëri duke u dhuruar në mënyrë të përsosur dhe duke iu nënshtruar Virgjërës Mari të për-vuajtur, duke mos pushuar që në kohë të jetë Ai që Është nga amshimi; në këtë mënyrë edhe ne, që jemi asgjë, përmes Marisë mund t’i përngjajmë Hyjit, në hir dhe lavdi, pa frikë nga mashtrimi, vetëm duhet t’i dhu-rohemi aq përsosmërisht dhe plotësisht që të mos kemi në vetvete asgjë, por gjithçka në të, pa frikë se do të ga-bojmë.

158. Edhe po të më propozonte dikush një rrugë të re nëpër të cilën mund të arrihet deri të Jezusi, e ajo rrugë të jetë e shtruar me meritat e të gjithë të lumturve, e ndriçuar dhe e shndritur me krejt shkëlqimin dhe bukurinë e engjëjve, e edhe nëse të gjithë engjëjt dhe shenjtërit të gjinden në të, të udhëheqin, t’i mbrojnë dhe t’i ndihmojnë ata të cilët duan të shkojnë kësaj rruge, vërtetë, them haptas e sinqerisht, sado që ajo të jetë e përsosur, më e dashur më është rruga e panjollë e Marisë: “Rrafshoj vetes rrugën e pa të metë ”(krah. Ps 18,33), shtegun ose rrugën pa kurrfarë njolle dhe pa-pastërtie, pa mëkatin e rrjedhshëm dhe atë personal, pa errësirë dhe hije; e nëse Jezusi im i dashur vjen në lav-dinë e vet të dytën herë në tokë (edhe do të vijë) që të mbretërojë në të, ai në këtë udhëtim nuk do të zgjedhë rrugë tjetër, pos Marinë, përmes të cilës erdhi aq sigurt dhe përsosshmërisht herën e parë. Dallimi në mes të ardhjes së parë dhe të mbrame do të jetë në atë, se të parën herë qe misterioz dhe i fshehur, e herën e dytë do të jetë i shkëlqyeshëm dhe i lavdishëm, por që të dy ardhjet do të jenë të përsosura sepse që të dyja do të jenë të Marisë. Oh! Ja fshehtësia të cilën njerëzit nuk e njohin: Lë të heshtë këtu çdo gjuhë.

5.4. Rruga e sigurt

159. Kjo përshpirtëri ndaj Virgjërës së shenjtë është rrugë e sigurt me të cilën arrijmë tek Jezusi dhe arrijmë përsosmëri duke u njësuar me të: 1. Sepse ky ushtrim, të cilin e mësoj, nuk është i ri; ai është aq i vjetër sa që nuk mund t’i caktohet me siguri fillimi, siç pohon zotëri Boudon , i cili vdiq më herët në zërin e shenjtërisë, në librin të cilin e shkroi për këtë përshpirtëri. Dihet se i ka gjurmët në Kishë më shumë se shtatëqind vite. Shën Odiloni, po ashtu prej Cluny-it, i cili jetoi rreth vitit 1040, ishte njëri ndër të parët që e shpallën këtë përshpirtëri në Francë, siç përmendet në jetën e tij. Kardinali Pjetër Damjani thotë se, në vitin 1076 i vëllai i tij, Marini, u bë skllav i Virgjërës së shenjtë, në praninë e drejtuesit të tij, në mënyrë shumë të prekshme: i vuri vetit në qafë litarin, e frushkulloi veten dhe e vuri në altar një shumë të hollash në shenjë të dorëzimit të vet të plotë dhe kushtimit Virgjërës së shenjtë. Këtë e bënte edhe më tutje, deri sa jetoi, me aq besnikëri sa që e me-ritoi që në momentin e vdekjes ta vizitojë dhe ta ngu-shëllojë Zonja e tij e mirë dhe vetë ajo i premtoi pa-rajsën si dhuratë për shërbimin e tij. Cezari Bolandi e përmend një kalorës, Vautira prej Birbakut, familjarin e parë të komandantit të louvainëve, i cili rreth vitit 1300 iu kushtua Virgjërës së shenjtë në mënyrën e skllavit. Këtë përshpirtëri e kryenin shumë individë deri në shek. e shtatëmbëdhjetë, atëherë edhe u publikua.

160. Atë Simon de Roias prej Rregullit të Trinisë së Shenjtë, ose Riblerjes së skllevërve, predikatar në obo-rrin e Filipit III. e përhapi këtë përshpirtëri në tërë Spanjën dhe Gjermaninë. Ai arriti nga Gregori XV. në nxitje të Filipit III, privilegje të mëdha për ata që e praktikojnë këtë përshpirtëri. Atë de Los Rios, i rregullit të shën Augustinit, e shpalli me fjalë dhe laps këtë përshpirtëri në të njëjtat shtete në bashkësi me atë de Roias, mikun e tij të ngushtë. E shkroi librin e rëndësishëm me titull: Hierarkia e Marisë, në të cilën në mënyrë të njëjtë, përshpirtshëm dhe shkencërisht, trajton lashtësinë, burimësinë dhe seriozi-tetin e kësaj përshpirtërie. Etërit teatinë në shekullin e kaluar e sollën në Itali, Sicili dhe Savoj.

161. Atë Stanislav Phalacius, i Shoqërisë Jezuite, shkël-qyeshëm e ka përhapur këtë përshpirtëri në Poloni. Atë de Los Rios në librin e përmendur më parë, sjell emrat e princave dhe të princeshave, komandantëve dhe kar-dinajve të mbretërive të ndryshme, të cilët e kanë për-qafuar këtë përshpirtëri. Atë Kornel a Lapide, i cili gë-zonte prestigj edhe për shkak të përshpirtërisë edhe për shkak të dijes së thellë, ua kishte besuar shumë ipeshkvijve dhe teologëve që ta shqyrtojnë këtë për-shpitëri, e ajo pas shqyrtimit serioz u mbulua me lëv-data të denja kësaj Hyjdashurie. Më vonë e kanë bërë këtë dhe shumë persona të rëndësishëm duke shikuar shembullin e tij. Etërit jezuit, gjithmonë të zellshëm në shërbim ndaj Virgjërës së shenjtë, paraqitën në emër të kongregistëve të Kölnit komandantit Ferdinand të Bavarisë, i cili atë-herë ishte kryeipeshkëv në Köln, shqyrtimin e shkurtër mbi skllavërinë e shenjtë, e ai këtë libër e mi-ratoi dhe e lejoi shtypin e tij, duke nxitur të gjithë fa-mullitarët dhe meshtarët e ipeshkvisë së tij që të nxisin sa më shumë që është e mundur këtë përshpirtëri kaq serioze.

162. I ndjeri kardinal de Bérulle, në tërë Francën ishte njëri ndër nxitësit më të zellshëm të kësaj përshpirtërie, krahas të gjitha shpifjeve dhe salvimeve të kritizerëve dhe të lirëve. Ata e akuzonin se përhap risi dhe besë-tytni, ata shkruan kundër tij dhe e publikuan shkresën shpifëse dhe me mijëra kurthe e pengonin, ata ose më mirë të themi djalli, përhapjen e kësaj përshpirtërie në Francë. Por ky njeri i madh dhe i shenjtë, me durim i kaloi shpifjet e tyre e kundërshtimet që i sollën në librin e ty-re, me sukses i refuzoi në një shkresë të vogël ku u tre-gon se kjo përshpirtëri themelohet në shembullin e Je-zu Krishtit në obligimet tona ndaj tij dhe në premtimet që kemi bërë në pagëzimin e shenjtë. Posaçërisht me këtë dëshminë e fundit u mbylli gojën kundër-shtarëve të vet duke u tregua se ky kushtim Virgjërës së shenjtë dhe Jezusit përmes duarve të saj nuk është asgjë tjetër, pos përtëritja e kushtit dhe e premtimeve të pagëzimit. Edhe shumë gjëra të mira shkroi mbi këtë përshpirtëri siç lexohet në veprat e tij.

163. Në librin e Boudonit mund të lexohen emrat e papave të ndryshëm, të cilët e kanë miratuar këtë për-shpirtëri; këtu përmenden teologët të cilët e çmuan atë; salvimet të cilat i përjetoi dhe i mbizotëroi dhe mijëra persona që e pranuan. Asnjë papë nuk e gjykoi, kjo në të vërtetë nuk do të ishte e mundur as të bëhet e të mos luhaten vetë themelet e krishterimit. Nuk mund të mohohet se kjo përshpirtëri nuk është e re. E nëse nuk është e përgjithshme, është për arsye se është e lartë, për këtë nuk dinë ta çmojnë të gjithë.

164. 2. Kjo përshpirtëri është mjet i sigurt i cili na sjell te Jezusi, sepse është cilësi e Virgjërës së shenjtë që gjithnjë të na shpjerë tek Jezusi siç është cilësi e Jezusit që pandërprerë të na shpjerë tek Ati i amshuar. Per-sonat e përshpirtshëm nuk guxojnë të mendojnë se Ma-ria mund të jetë pengesë që ata të arrijnë deri te njësimi me Hyjin. Athua do të jetë e mundshme që shpirtit t’i pengojë që të gjejë njësimin e ngushtë me Hyjin mu Maria e cila gjeti hir te Hyji për mbarë botën në përgji-thësi dhe për secilin veç e veç? A mund të paramen-dohet që shpirtit t’i pengojë në njësimin e përsosur me Hyjin ajo e cila qe plot e përplot me hire dhe ashtu e njësuar me Hyjin dhe në të e shndërruar, iu desh që ai mishërohet në të? Vërtet, shikimi në krijesat e tjera, sado që të jenë të shenjta, mund të na ngadalësojë ndonjëherë njësimin me Hyjin, por Maria assesi, siç thashë dhe nuk do të lodhem duke përsëritur këtë. E nëse aq pak shpirtra arrijnë plotësinë e moshës së Krishtit, arsyeja është që Marinë, e cila është e njëjtë edhe tani si gjithherë Nëna e Hyjit dhe e fejuara e frytshme e Shpirtit të shenjtë, nuk e kemi formuar mjaft në zemrën tonë. Kush dëshi-ron të ketë frytin plotësisht të pjekur dhe plotësisht të gatshëm duhet të ketë edhe pemën që e sjell atë fryt. Kështu, kush dëshiron të ketë frytin e jetës së Jezu Krishtit duhet të ketë edhe pemën e jetës, Marinë. Kush dëshiron të ketë në vetvete veprimin e Shpirtit të Shenjtë, duhet të ketë të fejuarën e tij besnike dhe të pandashme, Marinë e cila e bën të frytshëm dhe të pëlleshëm, siç kam përmendur në një vend tjetër.

165. Për këtë, sa më shumë që ta shikosh Marinë në lutjet e tua, meditimet, veprat dhe vuajtjet, edhe nëse jo me shikim të qartë dhe të zgjuar, por bile me shikimin e përgjithshëm dhe të pavërejtur aq më përsosmë-risht, më beso, do të gjesh Jezusin i cili gjithmonë është me Marinë, i madh, i fortë, veprues dhe i pakuptueshëm, edhe më shumë se sa është në vetë qiellin ose në cilëndo krijesë të gjithësisë. Vërtet Maria, që plotësisht u shkri në Hyjin, nuk është pengesa as më e vogla për të përsosurit që të arrijnë shenjtërinë. Përkundrazi, as nuk ka qenë as nuk do të ketë asnjë krijesë që në këtë punë të madhe do të na ndihmojë më me sukses se ajo, qoftë se në këtë qëllim do të na i japë hiret e veta, e vetëm përmes saj do të na përvetësojë mendimi në Hy-jin siç thotë një shenjt: Askush nuk mbushet me mendime në Hyjin po përmes Teje , qoftë se me kujdesin e saj do të na mbrojë nga sulmet, mashtrimet dhe shpirti i keq.

166. Ku është Maria, këtu nuk ka shpirt të keq. Shenja më e sigurt se na udhëheq shpirti i mirë është nëse jemi të përshpirtshëm ndaj Marisë, nëse mendojmë në të shpesh dhe shpesh flasim për të. Ky mendim është i një shenjti , i cili shton se kujtimi dhe thirrja e shpeshtë që ia bëjmë Marisë është shenjë e sigurt se shpirti s’ka vdekur sipas mëkatit, sikurse frymëmarrja është shenjë se trupi nuk është i vdekur.

167. Vetëm Maria i ka shtypur të gjitha besëtytnitë siç thotë Kisha e me të edhe Shpirti i Shenjtë, i cili e udhë-heq: “Vetë i shkele të gjitha besëtytnitë në mbarë botën. ” Për këtë kurrë nuk do të ndodhë që nderuesi besnik i Marisë të bjerë në herezi ose mashtrim, bile jo në atë të rëndë, sado që të dyshojnë në këtë mendim kritizerët. Po, edhe ai do të mundet, edhe pse më vështirë se të tjerët, të gabojë pa dashje, të ndërrojë të vërtetën me gënjeshtër, të marrë shpirtin e keq për shpirt të mirë, por herët ose vonë do ta njohë gabimin e vet ose mash-trimin e vetë jo të vetëdijshëm dhe kur ta njohë, kurr-sesi nuk do të qëndrojë as nuk do ta mbrojë atë që më parë mbante me pavetëdije për të vërtetë.

168. Pra, kushdo dëshiron të përparojë në rrugën e përsosmërisë pa kurrfarë frike dhe mashtrimi, të cilave u nënshtrohen lehtë personat që e duan lutjen, edhe të gjejnë sigurisht Jezusin dhe përsomërisht, le të pra-nojnë me vetëdëshirë, “me zemërgjerësi dhe shpirt të gatshëm”, këtë përshpirtëri mariane, të cilën ndoshta deri tani nuk e ka njohur dhe le të shkojë kësaj rruge të shkëlqyeshme që është për të e re dhe të cilën po ia tre-goj si rrugë më të lartë (krah. 1Kor 12,31). Këtë rrugë e shënoi Jezu Krishti, urtia e mishëruar, i vetmi kryetar i yni; ne, gjymtyrët e Krishtit, duke shkuar gjurmëve të tij, nuk mund të humbasim rrugën. Kjo rrugë është e lehtë, sepse e plotëson plotësia e hirit dhe purpuri i Shpirtit Shenjt; në të s’ka lodhje as ikje prej saj. Kjo rrugë është e shkurtër që në një moment na shpie te Jezu Krishti. Kjo rrugë është e përsosur, në të s’ka aspak baltë, aspak pluhur, as mëkat më të vogël. Më në fund, kjo rrugë është e sigurt. Ajo na udhëheq drejtpër-drejt dhe sigurt te Jezusi dhe në jetën e pasosur, pa kthim djathtas as majtas. Të nisemi, pra kësaj rruge dhe të shkojmë nëpër të deri në plotësinë e moshës së Jezu Krishtit.

6. Kjo përshpirtëri na jep lirinë e madhe të brend-shme

169. NXITJA E GJASHTË. – Kjo përshpirtëri u jep personave që me besnikëri e bëjnë lirinë e madhe të brendshme, lirinë e bijve të Hyjit (krah. Rom 8,21). Vër-tet, pasi që përmes kësaj përshpirtërie bëhemi skllevër të Jezusit, duke iu kushtuar plotësisht atij në këtë udhë-heqje, ky zotëria ynë i mirë do që të na dhurojë për këtë skllavëri vullnetare që kemi bërë, e së pari na merr prej shpirtit skrupullat dhe frikën skllavërore që shpirtin mund vetëm ta shpijnë në brenga, ta turbullojnë dhe ta pengojnë; pastaj na e zgjeron zemrën me shpresë të shenjtë në Hyjin, sepse na jep të shikojmë në të Atin; e më në fund na ndez në zemër dashurinë bijësore dhe të butë.

170. Nuk do të ndalem që këtë të vërtetë ta konkretizoj me argumente. Do të kufizohem që të paraqes vetëm një gjë historike, që e kam lexuar në jetëshkrimin e nënës janjë prej Jezusit, rregulltares dominikane, e cila jetoi në kuvendin Langeac, në krahinën Auvergne, dhe këtu vdiq në zërin e shenjtërisë në vitin 1634. Kur ajo një herë, kur ishte gjashtë vjeçare i përjetoi vuajtjet e ashpra shpirtërore, e dëgjoi zërin që i tha: Nëse do që të lirohesh nga të gjitha këto vuajtje dhe të mbrohesh nga të gjithë armiqtë tu, sa më parë bëju skllave e Jezusit dhe Nënës së tij të shenjtë. Posa u kthye në shtëpi, plo-tësisht në cilësi të skllaves iu dhurua Jezusit dhe Nënës së tij të Shenjt, edhe pse më parë askurrë nuk dinte çfarë ishte kjo përshpirtëri; dhe duke gjetur zinxhirin e hekurt, e lidhi rreth belit të vet dhe e mbajti deri në vdekje. Posa e bëri këtë, iu ndalën të gjitha vuajtjet dhe skra-pullat dhe ndjeu paqe dhe gëzim të madh në zemër. Kjo e shtyni që në këtë përshpirtëri të udhëzojë shumë persona tjerë të përshpirtshëm, të cilët shumë përpa-ruan në të. Në mesin e të tjerëve ishte edhe don Oliveri, themelues i Seminarit të shën Sulpicit, dhe meshtarë të tjerë të të njëjtit seminar... një ditë iu dëftua Virgjëra e shenjtë dhe ia vuri rreth qafës zinxhirin e artë që të tregojë gëzimin e vet që është bërë skllav i Birit të saj dhe i asaj vetë. E shën Çeçilija, e cila e përcolli Virgjë-rën e shenjtë shtoi këto fjalë: “Të lum skllavët besnikë të Mbretëreshës qiellore sepse do të përjetojnë lirinë e vërtetë. Të jetohet në këtë skllavëri, kjo është liri”.

7. Kjo përshpirtëri u sjell të afërmve tanë dobi të mëdha

171. NXITJA E SHTATË. - Edhe një nxitje që na shtyn të përqafojmë këtë përshpritëri. Kjo është që të afërmve tanë u sjell të mira të mëdha. Vërtet, me këtë ushtrim u tregojmë të afërmve tanë dashuri në mënyrë të lartë-suar; përmes duarve të Marisë ne i dhurojmë çfarë kemi më të dashurën, do të thotë vlerën e më vonshme dhe të mëparme të veprave tona të mira, duke mos i shkyçur aspak mendimet e mira edhe më të voglat, vuajtjet as më të voglat, dhe pranojmë që Virgjëra e shenjtë të gjitha shpagimet, të cilat i kemi arritur ose do ti arrijmë deri në vdekje, t’i përdorë sipas dëshirës së vet ose për kthimin e mëkatarëve ose për lirimin e shpirtrave të purgatorit. A nuk do të thotë kjo përsosmërisht të duash të afër-min? A nuk është kjo të jesh nxënës i vërtetë i Jezusit i cili njihet në bazë të dashurisë (krah.Gjn 13,35)? A nuk është ky mjet me të cilin i kthejmë mëkatarët, pa frikë nga kotësia, dhe me të cilin i lirojmë shpirtrat nga pur-gatori, duke mos bërë gati asgjë jashtë asaj çfarë jemi të detyruar në bazë të thirrjes sonë?

172. Të kuptojmë lartësinë e kësaj nxitjeje duhet të kuptojmë sa e mirë e madhe është të kthejmë mëka-tarin ose të lirojmë shpirtin nga purgatori: është kjo e mirë e patregueshme, më e madhe se sa të krijohet qielli e toka, sepse në këtë mënyrë e shpiem shpirtin në pronësi të Hyjit. Gjatë tërë jetës sonë po të lironim edhe vetëm një shpirt prej purgatorit dhe të kthenim vetëm një mëkatar, a thua edhe vetëm kjo nuk do të ishte nxitje e mjaftueshme e secilit, i cili sinqerisht e do të afërmin që të pranojë këtë përshpirtëri? Mirëpo, duhet të vërejmë se të gjitha veprave tona të mira, kur kalojnë nëpër duar të Marisë, u shtohet pastërtia dhe në bazë të kësaj edhe merita, si dhe vlera e mëparme dhe e pasme; për këtë ajo bëhet më e lartësuar që të mund t’u ndihmojë shpirtrave të purgatorit dhe të kthejnë më-katarët, se sa do të ishin po të mos kalonin nëpër duart e Marisë. Atë pak që e dhurojmë nëpër Virgjërën e shenjtë, pa dëshirën tonë dhe prej dashurisë më altruitive, kjo me të vërtetë ka fuqi të madhe që të zbutë hidhërimin e Hyjit dhe të kërkojë mëshirën e Hyjit. Dhe kush do të jetë i zellshëm në këtë shërbim, ndoshta kur të vdesë do të shohë se me këtë mjet ka shpëtuar shumë shpirtra prej purgatorit dhe ka kthyer shumë mëkatarë, edhe pse ka bërë vetëm veprat e rëndomta të shërbimit të vet. Çfarë gëzimi për të në gjyq! Çfarë lavdie në am-shim!

8. Kjo përshpirtëri është mjet i shkëlqyeshëm i qën-drueshmërisë

173. NXITJA E TETË. – Më në fund ekziston edhe një nxitje në këtë përshpirtëri ndaj Virgjërës së shenjtë: ajo është mjet i shkëlqyeshëm që të qëndrojmë në virtyte dhe të mbetemi besnikë. Me të vërtetë, pse të shumtën kthyerjet e mëkatarëve nuk janë të përhershme? Pse aq lehtë prapë bihet në mëkat? Pse shumica e të drejtëve, në vend që të përparojnë prej virtytit në virtyt, dhe të arrijnë hiret e reja, humbasin shpesh edhe ato pak virtyte dhe hire që i kanë pasur? Kam thënë më parë: fatkeqësia është se njeriu, edhe pse është ashtu i prishur, aq i dobët dhe aq i paqëndrue-shëm, prapëseprapë shpreson në vetvete, mbështetet në fuqitë e veta dhe beson se është në gjendje të ruajë pasurinë e hireve që ka, virtytet dhe meritat. E në këtë përshpirtëri ia besojmë Virgjërës së shenjtë, Virgjërës besnike, gjithçka që kemi dhe e vejmë për arkëtaren e përgjithshme të të gjitha të mirave tona natyrore dhe të atyre të hirit. Besnikërisë së saj i besojmë, në forcën e saj mbështetemi si dhe në mëshirën dhe dashurinë e saj, që ajo të ruajë dhe të shtojë virtytet dhe meritat tona, përkundër djallit, botës dhe trupit, të cilët mun-dohen të na i rrëmbejnë. T’i themi si fëmija i mirë nënës së vet dhe shërbëtori besnik Zonjës së vet: “Ruaje visarin që t’u besua!” (1Tim 6,20). „Nëna ime e mirë dhe Zoja ime, e pranoi se deri tani kamë pranuar me ndërmjetësinë tënde prej Hyjit më shumë hire se sa i kam merituar, dhe përvoja ime e hi-dhur më mëson se unë këtë visar e mbaj në enë tejet të dobët dhe se jam shumë i dobët dhe shumë i mjerë dhe nuk do të mund ta ruaj ne vete, sepse jam i shkretë dhe i braktisur (Ps 119, 141); për këtë, prano, po të lutem, në ruajtje gjithçka që kam, dhe të gjitha këto m’i ruaj me besnikërinë tënde dhe forcën tënde. Çfarë të ruash ti, asgjë nuk do të humbas; nëse ti më mban, nuk do të rrëzohem; nëse ti më mbron, do të jem i mbrojtur nga të gjithë armiqtë”.

174. Njësoj, në mënyrë të qartë, flet edhe shën Bernardi kur na e preferon këtë përshpirtëri: “Nëse ajo të mban, nuk rrëzohesh; nëse të mbron, s’ke frikë; nëse të udhë-heqë, nuk ndjen lodhje; nëse të përcjellë, me sukses do të shkosh kah qëllimi. ” Shën Bonaventura, duket se thotë të njëjtën gjë, por edhe më qartë: “Virgjëra e shenjtë, thotë ai, jo vetëm se qëndron në korin e plot të shenjtërve, por ajo i mban dhe i ruan shenjtërit në plo-tësinë e tyre, që kjo plotësi të mos zvogëlohet; ajo nuk lejon që virtytet e tyre të shkapërderdhen, që meritat e tyre të shkatërrohen, që hiret të humbasin: që djajtë tu bëjnë keq; më në fund, ajo e ndal Zotin tonë që të mos i dënojë mëkatarët ”.

175. Virgjëra e shenjtë është virgjër besnike, me besnikërinë e vet ndaj Hyjit i përmirëson dëmet që shkaktoi Eva me mosbesnikërinë e saj. Ajo ia nxjerr besnikërinë Hyjit dhe qëndresën në të mirë të gjithëve që mbahen me të. Për këtë një shenjt e krahason Zojën me spirancën që i mban nderuesit e saj dhe i pengon që të përjetojnë anijethyerjen në detin e tërbuar të kësaj bote, ku aq shumë persona dështojnë mu për shkak se nuk janë të lidhur për këtë spirancë: “Ne lidhim – thotë ky shenjt – shpirtrat tanë me shpresë në ty, si në spi-rancë të fortë.” Të gjithë shenjtërit që kanë shpëtuar, janë mbajtur për Marinë sa më shumë që ka qenë e mundur, që të mund të qëndrojnë në virtyte dhe për këtë i kanë nxitur edhe të tjerët. Të lumët të krishterët, njëmijë herë të lumë ata që mbahen tani me besnikëri dhe plotësisht me të, si me spirancë të fortë. E gjithë era e kësaj bote nuk do ti përmbytë, as nuk do ta shkatërrojë visarin e tyre qie-llor. Të lumë të gjithë që hyjnë në këtë barkë të vërtetë të Noit! Nuk do t’u bëjnë keq ujërat përmbytëse të mëkatit, që përmbytin kaq shumë njerëz, sepse: “Kush me mua punon, ai nuk gabon”, (Sir 24,22) thotë Maria me Urtinë Hyjnore. Të lumë fëmijët jo besnikë të Evës nëse mbahen rreth Nënës dhe Virgjërës besnike, e cila “mbe-tet besnike, sepse nuk mund të mohojë vetveten ”(krah. 2Tim 2,13) dhe e cila gjithmonë i do ata që e duan atë. I do jo vetëm me ndjenja, por edhe me dashuri reale dhe të suksesshme, dhe me hire të bollshme u ndalon që të ngecin në virtyte ose të bien në rrugë duke humbur hirin e Birit të saj.

176. Kjo Nënë e mirë gjithmonë pranon, prej dashurisë së pastër, gjithçka që ia besojmë në ruajtje; dhe kur diçka të pranojë si arkëtare, ajo sipas drejtësisë është e detyruar që të na e ruan sipas kontratës së ruajtjes, plo-tësisht ashtu sikurse t’i kisha besuar dikujt në ruajtje njëmijë talir, ai do të ishte i detyruar që të mi ruajë, e nëse me mos kujdesin e tij do të humbasin ato njëmijë talirë, ai me plot të drejtë do të ishte përgjegjës për to. Por jo, Maria besnike kurrë nuk do të lejojë që me mos-kujdesin e saj të humbet ajo çfarë i besohet; qielli dhe toka do të kalojnë më parë se sa ajo të jetë e pakuj-desshme dhe jobesnike ndaj atyre që i besohen.

177. Fëmijë të shkretë të Marisë! Dobësia juaj është e skajshme, mosqëndresa juaj e madhe, thellësia e juaj plotësisht e prishur. Duhet të pranohet, edhe ju rridhni prej shumicës së bijve të njëjtë të prishur të Adamit dhe të Evës. Mirëpo, mos e humbni shpresën, por ngushë-llohuni dhe gëzohuni: Ja po ua mësoj fshehtësinë, fshe-htësinë që nuk e di gati asnjë i krishterë, as ai më i për-shpirtshmi. Mos e lini arin tuaj as argjendin në arkat tuaja, të cilat shpirti i keq tashme i ka shkelur dhe u ka vjedhur, sep-se janë tepër të vegjël dhe tepër të vjetër e nuk do të mund të ruhet në to pasuri aq e madhe dhe aq e çmueshme. Mos e derdhni ujin e pastër dhe të kthjellët nga burimi në enët e prishura dhe të infektuara me mëkat. Nëse në të s’ka më mëkat ende është në të era e keqe e tij; uji do të marrë këtë erë të keqe. Mos e futni verën tuaj të mirë në enët e vjetra, të cilat i keni mbu-shur me verë të dobët, kjo do t’ua prish verën dhe lehtë mund edhe të derdhet.

178. Edhe pse nuk e kuptoni, o shpirtra të paracaktuar, do të flas edhe më haptazi. Arin e dashurisë suaj, argjendin e pastërtisë suaj, ujin e hireve qiellore, verën e meritave dhe virtyteve tuaja mos ia besoni thesit të shqyer, arkës së vjetër dhe të thyer, enës së dëmtuar dhe të prishur, siç edhe jeni; përndryshe do t’ju rrë-zojnë hajnat, domethënë djajtë që kërkojnë dhe ten-tojnë, ditë e natë, momentin e volitshëm ta bëjnë këtë, përndryshe me erën e keqe të vetëdashjes, vetëpëlqimit dhe vullnetit tuaj do të prishni gjithçka që Hyji u ka dhuruar si të pastër. Shkoni më mirë dhe fshihni në prehrin e Marisë në zemrën e Marisë, krejt pasurinë tuaj, krejt hiret dhe virtytet tuaja; ajo, është “visar i përshpirtshëm, vi-sar i nderuar, visar i zgjedhur përshpirtërie”. Që kur u mbyll vetë Hyji në këtë visar me të gjitha përsosmëritë e veta, ajo është bërë shtëpia shpirtërore e shpirtrave më të përshpirtshëm; u bë visar i nderuar dhe fron i nderuar i princave më të mëdhenj dhe të përhershem, visari i zgjedhur përshpirtërie dhe banesa më e lav-dishme i ngushëllimit, e hirit dhe e virtytit; u bë, më në fund, e pasur si shtëpia e artë, e fortë si kulla e Davidit, e pastër si Kulla e fildishtë.

179. Oh, i lumtur ai i cili gjithçka i ka dorëzuar Marisë dhe i cili Marisë plotësisht dhe në gjithçka i beson dhe në të humbëset! Ai është krejtësisht i Marisë, e Maira është krejtësisht e tij. Ai mund të thotë lirisht me Da-vidin: Ajo u bë për mua (krah. Ps 119,56), do të thotë ajo është e krijuar për mua. Ose me nxënësin e dashur: E mora te vetja (Gjn 19,27), do të thotë: e mora për krejt të mirën time. Ose me Jezusin: Gjithçka e imja të takon ty, gjithçka jotja më takon mua (krah. Gjn 17,10).

180. Nëse ndonjë kritikues, që e lexon këtë, mendon se unë digjem prej përshpirtërisë së tepruar, ai – ah! nuk më kupton, ose sepse është njeri në trup e nuk i pël-qejnë gjërat shpirtërore ose është njeri i kësaj bote i cili nuk mund të pranojë Shpirtin Shenjtë, ose është vle-rësues krenar që gjykon ose përbuz gjithçka që nuk kupton. Mirëpo, mua më kuptojnë shpirtrat të cilët s’kanë lindur as prej gjakut as prej dëshirës së trupit, as prej dëshirës së burrit, por prej Hyjit (krah. Gjn 1,13) dhe Marisë, dhe kjo u pëlqen; për ta edhe e shkruaj të gjithë këtë.

181. Megjithatë, duke vazhduar fjalimin e ndërprerë, u them këtyre dhe atyre se Maria është më fisnikja dhe më zemërgjera ndër të gjitha krijesat dhe nuk i lejon askujt që ta tejkalojë në dashuri dhe dhurim. Ajo për vezë, thotë një shenjt, e jep kaun; do të thotë për atë gjë që ne i dhurojmë na jep edhe më shumë prej asaj që ajo fitoi prej Hyjit. Për këtë, nëse ndonjë shpirt i dhurohet asaj pa kufizime, edhe Maria i dhurohet atij pa kufi. Vetëm shpresa jonë në Marinë nuk guxon të jetë e tep-ruar, por duhet që sa na përket neve të mundohemi të arrijmë virtyte dhe t’i zbusin epshet tona.

182. Pra, shërbëtorët besnikë të Virgjërës së shenjtë li-risht le të thonë me shën Gjonin e Damaskut: Duke shpresuar në ty, Hyjlindëse, do të shëlbohem; nën mbrojtjen tënde nuk i frikësohem asgjëje; me ndihmën tënde do të ngadhënjej mbi armiqtë e mi dhe do t’i detyrojë të ikin: sepse përshpirtëria ndaj teje është armë shëlbimprurëse që Hyji u jep atyre të cilët do t’i shpë-tojë” (Gjoni i Damaskut, Fjalimi mbi Larmrimin e Zotit).


 

Kreu i tretë

FIGURA BIBLIKE E KËSAJ PËRSHPIRTËRIE: REBEKA DHE JAKOBI

183. Shpirti Shenjt na sjell në Shkrimin Shenjt figurën e mrekullueshme të të gjitha të vërtetave të cilat i kam sjellë në lidhje me Virgjërën e shenjtë dhe fëmijët e saj dhe shërbëtorët, në historinë e Jakobit që e fitoi beki-min prej atit të tij Izakut me orvatjen e shkathët të në-nës së tij. Së pari do ta rrëfej këtë histori e mandej do të shtoj shpjegimin e saj.

1. Paraqitja biblike e Rebekës dhe Jakobit

184. Kur Ezavi ia shiti Jakobit të drejtën e të para-lindurit, Rebeka, nëna e këtyre dy vëllezërve, ia siguroi Jakobit këtë privilegj shumë vite pas kësaj ngjarjeje, sepse e donte Jakobin. Ajo e bëri këtë me dinakëri shenjte përplot me mister (krah. Zan 27). Izaku tashmë ndjehej i moshuar. Duke dëshiruar që para se të vdesë, të bekojë të bijtë e vet, e thirri të birin Ezavin, të cilin e donte shumë dhe i urdhëroi të shkojë në gjueti dhe të gjuajë diçka për të ngrënë e atëherë do ta bekonte. Rebeka shpejt e lajmëroi Jakobin për çfarë është fjala dhe urdhëroi që t’ia sjellë dy keca nga tufa. Kur ai i solli nënës ajo ia përgatiti Izakut ushqimin ashtu siç ai dëshironte më së shumti. Mandej e veshi Jakobin në rrobat e Ezavit që ajo i ruante e duart dhe qafën ia mbështolli me lëkurën e edhit, që babai i verbët të mund ta merrte bile për shkak të qimeve në duar, për të vëllain Ezavin, nëse edhe e ndjen zërin e Jakobit. Me të vërtetë, Izaku u befasua kur e ndjeu zërin i cili iu duk i Jakobit dhe i urdhëroi që të afrohej. E kur ai e preku qimen e edhit me të cilën ishin të mbështjella duart e Jakobit, tha se zëri është me të vërtetë i Jakobit, por duart janë të Ezavit. E kur e kreu ushqimin duke e puthur Jakobin, ndjeu erën e rrobave të tij, e bekoi, i dëshiroi vesën prej qiellit dhe frytin e tokës dhe e vuri për kryetar të të gjithë vëllezërve të tij dhe e përfundoi bekimin me këto fjalë: “I mallkuar qoftë kushdo që të mallkon ty dhe çdo bekim mbi atë që ty të bekon”! Posa Izaku i përfundoi këto fjalë, hyri Ezavi dhe e solli para tij frytin e gjuetisë që të hajë e pastaj ta bekojë. U befasua patriarku i shenjtë me habi të madhe kur mësoi se çfarë ndodhi. Mirëpo, nuk e tërhoqi atë që tashmë e bëri, përkundrazi këtë edhe e vërtetoi, sepse mjaft qartë e shihte vullnetin e Zotit në këtë ngjarje. Kur Ezavi bërtiti, siç e vëren Shkrimi Shenjtë, me zë e fajësoi të vëllain për mashtrim dhe e pyeti të atin se a është në të vetëm një bekim. Ezavi në këtë rrjedhë, siç e vërejnë etërit e shenjtë është figura e atyre njerëzve të cilët me lehtësi dinë të bashkojnë Hyjin dhe botën dhe në të njëjtën kohë të gëzojnë ëmbëlsirat qiellore dhe tokë-sore. Izakun e preku britma e Ezavit dhe më në fund e bekoi, por me bekim tokësor dhe duke e nënshtruar të vëllait të tij. Për këtë Ezavi filloi ta urrej shumë Jakobin dhe mezi priste kur do t’i vdesë babai që të mbys të vëllain. Dhe Jakobi nuk do të mund t’i ikte vdekjes, po të mos e kishte shpëtuar nëna e tij e dashur Rebeka, me shkathtësinë e saj dhe këshillat të cilat ia jepte e ai i pra-nonte.

2. Ezavi figura e të braktisurve

185. Para se të shtjelloj këtë histori kaq të mirë duhet të përmend se Jakobi, sipas të gjithë etërve të shenjtë dhe shtjelluesve të Shkrimit të Shenjtë, është figura e Jezu Krishti dhe e të paracaktuarve e Ezavi, përkundrazi i të gjykuarve. Mjafton që të shikojmë veprat dhe sjelljet e njërit e tje-trit, dhe të krijojmë gjykim për ta. 1. Ezavi, vëllai i madh, ishte me trup i fortë dhe i fuqishëm dhe shumë i aftë në hedhjen e harkut dhe i shkathtë në gjueti. 2. Kurrë nuk ishte në shtëpi, por duke u mbështetur në fuqinë dhe shkathtësinë e vet punonte vetëm jashtë. 3. Nuk kujdesej shumë që t’i pëlqente nënës së tij Rebe-kës, as që mundohej rreth kësaj. 4. Ishte grykës e lak-mues sa që e shiti parësinë për një enë prej qelqi. 5. Ishte si Kaini, plot xhelozi në të vëllain Jakobin dhe e salvonte deri në asgjësim.

186. Ja kështu sillen gjithmonë të braktisurit. 1. Ata mbështeten në fuqinë dhe shkathtësinë e vet në punët e përkohshme. Janë shumë të aftë dhe shumë të shënd-ritur në gjërat tokësore derisa në ato qiellore janë të paditur dhe tejet të dobët: “Në tokësoren heronjë, kurse në qielloret qyqarë. .”

187. 2. Për këtë shumë pak ose aspak rrinë në shtëpitë e tyre, do të thotë në brendësinë e tyre, sepse Hyji me shembullin e tij i ka caktuar secilit këtë banesë të bre-ndshme dhe të vërtetë. Me fjalë të tjera, gjithmonë jeton në vetvete. Të braktisurve nuk u pëlqen aspak vetmia, as përshpirtëria, as hyrja në brendësi, për më tepër i mbajnë për të vegjël, të përshpirtshëm të sëmurë dhe të egër ata të cilët janë të thellë dhe të tërhequr prej botës dhe punojnë më shumë përbrenda se sa jashtë.

188. 3. Të braktisurve nuk u intereson aspak përshpir-tëria ndaj Virgjërës së shenjtë, Nënës së të paracak-tuarve. Vërtet, nuk e urrejnë drejtpërdrejt; nganjëherë shprehen me lëvdata për të, thonë se e duan; aq më tepër nganjëherë bëjnë edhe ndonjë përshpirtëri në nder të saj, por, përndryshe, nuk mund durojnë që di-kush e do ëmbël, sepse nuk kanë ndaj saj butësinë e Ja-kobit. Për këtë arsye gjithnjë kanë çfarë të kundërsh-tojnë për ushtrimet e përshpirtshme që fëmijët e mirë dhe skllevërit e Marisë me besnikëri i bëjnë që të fitojnë dashurinë e saj, sepse ata këtë përshpirtëri nuk e ma-rrin obligim për shëlbimin e tyre. Mbajnë se u është e mjaftueshme që Virgjërën e shenjtë të mos e urrejnë drejtpërdrejt dhe të mos e përbuzin haptazi përshpirtë-rinë ndaj saj. Paramendojnë se kanë fituar mbështetjen e Virgjërës së shenjtë dhe se janë shërbëtorët e saj nëse e thonë ose e murmurisin ndonjë lutje në nder të saj, pa kurrfarë ndjenje ndaj saj dhe pa u munduar rreth për-mirësimit të tyre.

189. 4. Të braktisurit e shesin parësinë e vet, do të thotë ëmbëlsinë qiellore, për një enë prej qelqi – për ëmbëlsi-ra tokësore. Qeshen, pinë, hanë, argëtohen, lozin, vallë-zojnë, etj., e aspak s’kanë kujdes, si dhe Ezavi, që të bëhen të denjë për bekimin e Atit qiellor. Shkurt, në asgjë nuk mendojnë pos në tokë, flasin dhe punojnë gjithmonë për tokë dhe ëmbëlsitë e saj, kjo është e tërë puna e tyre. Pra, për një moment ëmbëlsimi, për tymin e zbrazët të nderit, për një copë toke të verdhë apo të bardhë e shesin hirin e pagëzimit, rrobat e tyre të pafajësisë dhe pjesën e tyre qiellore.

190. Më në fund, të braktisurit gjithmonë i urrejnë dhe i salvojnë haptazi ose fshehtazi të paracktuarit; nuk mund i durojnë, i urrejnë, i gjykojnë dhe i shajnë, i shpotisin dhe i vjedhin, i mashtrojnë, i varfërojnë, i shtyjnë dhe i rrëzojnë në pluhur; deri sa atyre t’u shkojë gjithçka për dore, kanë gjithçka që dëshirojnë, argëtohen mirë, pasurohen dhe jetojnë sipas dëshirës së tyre.

3. Jakobi figura e të kushtuarve

191. 1. Jakobi, vëllai i ri, ishte i dobët, i butë dhe i qetë, rregullisht qëndronte në shtëpi, që të fitoi mirësinë e nënës së tij Rebekës, të cilën me butësi e donte. Nëse dilte jashtë, nuk e bënte këtë për vullnetin e vet, as pse mbështetej në aftësinë e vet, por që të dëgjojë nënën e vet.

192. 2. Nënën e deshi dhe e nderoi: për këtë edhe ishte aq shumë në shtëpi, pranë saj; kurrë nuk ishte më i gëzuar se sa kur e shihte. Ruhej nga gjithë ajo që do të mund t’i shkaktonte dhembje, e bënte gjithçka që men-donte se do t’i pëlqente asaj. Për këtë Rebeka e donte gjithnjë e më shumë.

193. 3. Në gjithçka i nënshtrohej nënës së tij të dashur. I nënshtrohej plotësisht dhe në gjithçka, i gatshëm pa prituar, me dashuri, pa ankesa. Në shenjën më të vogël të saj, Jakobi i vogël kërcente dhe e bënte punën. Pa ny-nykatje besonte gjithçka që ajo i thoshte. Për shem-bull, kur i tha që të kërkonte dy edha dhe t’ia sillte që t’i për-gatite ushqimin atit të tij Izakut, ai nuk iu përgjigj se mjafton një edh që të përgatiste ushqimi për një person, por pa menduar fare bëri gjithçka që i tha ajo.

194. 4. Kishte shpresë të madhe në nënën e vet të dashur. Pasi që nuk mbështetej në shkathtësinë e vet, por vetëm në kujdesin dhe mbrojtjen e saj, kërkonte prej saj ndihmë në çdo nevojë dhe me të këshillohej për çdo dyshim. Për shembull, kur e pyeti se në vend të be-kimit mos ndoshta do të fitojë mallkimin prej atit të tij, dhe kur iu përgjigj se ajo do të marrë mbi vete këtë mallkim, ai menjëherë i besoi dhe shpresoi në të.

195. 5. Më në fund, i imitoi, sipas fuqive të tij virtytet që i shihte në nënën e vet. Shkaku kryesor pse rrinte në shtëpi ishte, si duket, që të imitojë nënën e vet të da-shur e shumë të virtytshme, dhe të ikte nga shoqëria e keqe e cila e prish moralin. Kështu, u bë i denjë të fi-tojë bekimin e dyfishtë të atit të vet të dashur.

4. Sjellja e të kushtuarve ndaj Marisë

196. E këtillë është gjithmonë sjellja e të parazgje-dhurve. 1. Ata janë gjithmonë në shtëpi me nënën e ty-re, do të thotë ata e duan vetminë, bëjnë një jetë të brendshme, orvaten rreth lutjes, dhe gjithë këtë e bëjnë sipas shembullit të Nënës, Virgjërës së shenjtë, dhe në shoqëri me të, shkëlqimi i tërë i së cilës është nga bren-da; gjatë gjithë jetës ajo e deshi vetminë dhe lutjen. Vër-tet, ata nganjëherë tregohen edhe jashtë, në botë, por vetëm për shkak të dëgjesës ndaj vullnetit të Hyjit dhe të Nënës së tyre të dashur dhe të kryejnë detyrat e pro-fesionit të tyre. Sado që të shkëlqejë sipërfaqësisht ajo që ata bëjnë jashtë, prapëseprapë e çmojnë më shumë atë që bëjnë përbrenda, në brendësinë e tyre, në shoqëri të Virgjërës së shenjtë, sepse këtu merren me punë të mëdha të përsosmërisë së tyre edhe pse të gjitha punët e tjera janë si lojë fëmijësh. Derisa nganjëherë vëllezërit dhe motrat e tyre bëjnë vepra të jashtme me zell të madh, me shkathtësi dhe me sukses fitojnë lëvdata dhe miratime nga bota, sido-qoftë këtë ata e dinë, të shndritur me Shpitin e Shenjtë, se shumë më e madhe është lavdia, lumturia dhe ëm-bëlsimi që jetohet thjeshtë, në vetmi me Jezu Krishtin, shembullin e tyre, në nënshtrim të plotë dhe të përso-sur Nënës së tyre, se sa është lavdia, lumturia dhe nde-ri të bëhen mrekulli të natyrës dhe të hirit në botë, si-kur disa të braktisur të Ezavit. “Lavdia dhe pasuria është në shtëpinë e tij.” (Ps 111,3): lavdia për Hyjin, e pasuria për njerëzit gjenden në shtëpinë e Marisë. O Zot Jezus, sa të këndshme janë banesat tua! Trum-caku e gjeti këtu shtëpinë që të vendoset, e dallën-dyshja folenë që këtu t’i vërë të vegjlit e vet. (krah. Ps 84,4) O, i lumtur është ai njeri, që banon në shtëpinë e Marisë, ku ti u vendose i pari! Në këtë shtëpi të para-zgjedhurit fitojnë ndihmën për vete prej teje, dhe këtu ata fillojnë ngritjet dhe shkallët e të gjitha virtyteve në zemrën e vet, që të ngrihen deri në përsosmëri në këtë luginë me lot. “Sa të dashura janë banesat tua” . (Ps 84,2)

197. 2. Të parazgjedhurit e duan mirësisht dhe sinçe-risht e nderojnë Virgjërën e shenjtë si Nënë dhe Zonjë të vetën të mirë. E duan, jo vetëm me gojë, por në të vërtetë, e nderojnë jo vetëm me vepra të jashtme per edhe në thellësi të shpirtit të tyre, sikurse Jakobi ikin nga gjithçka që asaj nuk i pëlqen, kurse e bëjnë me zell të gjithë atë me çfarë mendojnë se mund ta gëzojnë atë. I sjellin dhe i japin dhurata, jo sikurse Jakobi Rebekës dy edha, por atë çfarë paraqitnin ata dy edha, pra trupin dhe shpirtin e vet me gjithçka që u takon, për këto arsye: 1. që t’i pranojë si pronë të saj; 2. që t’i mby-së, do të thotë të bëjë që t’i vdesin mëkatit dhe t’i lirojë nga lëkura e tyre – nga vetëdashja, ashtu që të mund t’i pëlqejnë Jezusit, Birit të saj i cili kërkon për miq dhe shërbëtorë vetëm ata që e mohojnë vetveten; 3. që t’i përgatitë sipas shijes së Atit qiellor, do të thotë në lavdinë e tij më të madhe, të cilën ajo e di më mirë se çdo krijesë; 4. më në fund, që ky trup dhe ky shpirt, me kujdesin dhe orvatjen e saj, të pastruar mirë nga çdo njollë, plotësisht të mohuar, plotësisht të pastruar dhe të përgatitur, të bëhen ushqim i shijshëm, i denjë për gojën dhe bekimin e Atit qiellor. A nuk do t’i bëjë ashtu të parazgjedhurit të pranojnë dhe të bëjnë me kënaqësi kushtimin Jezusit përmes duarve të Marisë, që kështu të dëshmojnë për Jezusin dhe Marinë dashurinë e tyre vepruese dhe heroike? Vërtet, të braktisurit thonë se e duan Jezusin, se e duan dhe e nderojnë Marinë, por jo aq sa për ta të djegin dhe të flijojnë tërë qenien e tyre me shqisat e saj dhe shpir-tin me epshet e tij, siç e bëjnë këtë të parazgjedhu-rit.

198. 3. Të parazgjedhurit janë të nënshtruar dhe të dëgjueshëm Virgjërës së shenjtë si Nënës së vet të mirë, sipas shembullit të Jezu Krishtit i cili prej tridhjetë e tri viteve që i jetoi në tokë, tridhjetë i përdori në lavdi Hyjit, Atit të tij, në nënshtrim të përsosur dhe të plotë Nënës së tij të shenjtë. Ata i nënshtrohen duke ecur sakët sipas këshillave të saj, sikurse dikur Jakobi i vogël (u nënshtrohej) këshi-llave të Rebekës, kur i tha: “Biri im, dëgjoi këshillat e mia”; ose sikurse shërbëtorët në dasmë, në Kanë, që dëgjuan kur Virgjëra e shenjtë i këshilloi: “Çfarëdo që t’u thotë, bëjeni”. Jakobi iu nënshtrua nënës, dhe për këtë e fitoi bekimin si me një mrekulli, që nuk do ta pranonte rrugës së natyrshme. Shërbëtorët në Kanë, duke ndjekur këshillat e Virgjërës së shenjtë, kanë qenë të dhuruar me mrekullinë e parë të Jezusit, kur në dasmë në Kanë e shndërroi ujin në verë. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë që do të fitojnë bekimin prej Hyjit qie-llor dhe do të jenë të nderuar me mrekullitë e Hyjit, do t’i pranojnë këto hire vetëm për shkak të dëgjesës së tyre të përsosur ndaj Marisë; derisa të Ezavit, duke mos dëshiruar të jetojnë në dëgjesë ndaj saj, e humbin beki-min e tyre.

199. 4. Të parazgjedhurit kanë shpresë të madhe në mirësinë dhe fuqinë e Virgjërës së shenjtë, nënës së tyre të mirë; kërkojnë pa ndërprerë ndihmën e saj; shikojnë në të si në yllin e tyre, që të arrijnë në limanin e sigurt; ia zbulojnë vuajtjet dhe nevojat e tyre haptazi; i drej-tohen mëshirës dhe butësisë së saj të pakufishme që me bekimin e saj të fitojnë faljen e mëkateve ose të gëzojnë ëmbëlsinë e saj amtare në të gjitha vuajtjet dhe brengat e tyre. Aq më tepër, hidhen dhe fshihen në prehrin e saj Virgjëror dhe në të humbin në mënyrë të mrekullue-shme, që aty të ndizen me dashuri të pastër, që aty të pastrohen nga të gjitha njollat edhe më të voglat dhe të gjejnë plotësisht Jezusin, i cili aty banon si në fronin e vet më të lavdishëm. O, sa lumturi! “Mos mendo ” – thotë abati Guerric – “se lumturia më e madhe është të qëndrosh në prehrin e Abrahamit se sa në prehrin e Marisë, sepse aty vetë Zoti i bëri fronin vetes.” Të braktisurit, përkundrazi, e vënë krejt shpresën në vetvete, me djalin e humbur ushqehen me ushqimin e derrave; si bretkosat ushqehen vetë me tokë dhe si njerëz të kësaj bote, i duan vetëm gjërat e pashme dhe të jashtme, për këtë as nuk e dinë se sa i ëmbël është prehri amtarë i Marisë, as nuk ndjejnë kënaqësinë e të parazgjedhurve, që mbështeten në Virgjërën e shenjtë si në nënën e vet të mirë dhe duke shpresuar në të. Ata, mjerisht, e duan urinë e tyre për gjëra të jashtme, siç thotë shën Gregori , sepse nuk duan të shijojnë ëmbël-sinë që është e përgatitur në ata vet dhe në Jezusin dhe Marinë.

200. 5. Më në fund, të parazgjedhurit shkojnë rrugës së Virgjërës së shenjtë, nënës së tyre të mirë, do të thotë ata e imitojnë. Mu për këtë janë vërtet të lumtur në përshpirtërinë e tyre dhe kanë shenjë të pamashtrue-shme të të parazgjedhurve të tyre siç i bind për këtë kjo Nënë e dashur dhe e shenjtë: Të lumë ata që i ruajnë rrugët e mia do të thotë, të lumë ata që me ndihmën e hirit të Hyjit ushtrohen në hiret e mia dhe ecin gjurmëve të jetës sime. Janë të lumtur gjatë jetës së tyre për shkak të hireve të shumta dhe ëmbëlsimeve që u dhuroja nga pasuria ime, e edhe më shumë se atyre të cilët nuk ecin pas meje aq besnikërisht. Janë të lumtur në vdekjen e tyre, që u është e lehtë dhe e qetë dhe ku edhe unë jam e pranishme rregullisht, që vetë t’i shpje-rë në lumturinë e përjetshme. Janë të lumtur, më në fund, në amshimin e tyre sepse kurrë s’ka humbur asnjë prej shërbëtorëve të mi besnikë të cilët imituan virtytet e mia në jetën e tyre. Të braktisurit, përkundrazi, janë të mjerë në jetën e tyre, në momentin e vdekjes dhe në amshim, sepse aspak nuk shikojnë në Marinë, në virtytet e saj, por u mjafton nëse ndonjëherë regjistrohen ne shoqëritë e saj, nëse e bëjnë ndonjë lutje për nder të saj, ose nëse e bëjnë ndonjë ushtrim tjetër sipërfaqësor të përshpirt-shëm. O Virgjër e shenjtë, nëna ime e mirë, sa janë të lumtur, prapë them me entuziazmin më të madh të zemrës, sa janë të lumtur ata që nuk lejojnë të mashtrohen nga përshpirtëria e rrejshme ndaj teje, por me besnikëri ecin gjurmëve të tua, dëgjojnë këshillat e tua dhe u nënsh-trohen urdhrave të tu. Sa të mjerë dhe të mallkuar janë ata të cilët, duke e keqpërdorur përshpirtërinë ndaj te-je, nuk i mbajnë urdhërimet e Birit tënd: Të mallkuar ata që nuk ecin urdhërimeve të tua (Ps 119,21).

5. Kujdesi amnor i Marisë ndaj skllevërve besnikë të dashurisë

201. Tani, ja, sjell shërbimet e dashura që Virgjëra e shenjtë, nënë më e mirë ndër të gjitha nënat, u bënë shërbëtorëve besnikë të saj, të cilët i janë dorëzuar asaj në mënyrë të përmendur dhe sipas shembullit të Jako-bit.

5.1. Ajo i do

Ajo i do. Unë i dua ata që më duan mua (Iz 8,17): 1. sepse është nëna e tyre e vërtetë, e nëna gjithmonë e do të birin e saj, frytin e barkut të saj; 2. i do, pastaj prej fa-lënderimit sepse edhe ata atë e duan sinqerisht si nënën e tyre të mirë; 3. i do sepse i do edhe Hyji si të parazgjedhurit: Jakobin e desha e Ezavin nuk e desha (Rom 9,13); 4. i do, më në fund, sepse i janë kushtuar dhe se-pse janë pjesë e saj dhe trashëgimi i saj: Bano në Jakobin dhe hyn në trashëgimin e Izraelit! (Sir 24,8).

202. I do me butësi edhe më me butësi se të gjitha nënat së bashku. Po të ishte e mundur që gjithë dashurinë e të gjitha nënave të botë ndaj fëmijëve të tyre ta vëmë në zemrën e një nëne ndaj fëmijës të saj të vetëm, vërtet kjo nënë do të donte shumë këtë fëmijë. Megjithatë, është më se e vërtetë se Maria edhe më me butësi i do fëmijët e saj se sa kjo nënë që do ta donte të birin e saj. Ajo i do fëmijët e saj jo vetëm me ndjenja, por në vepër. Dashuria e saj ndaj tyre është vepruese si e Rebekës ndaj Jakobit, edhe më shumë. Kjo nënë e mirë, figura e së cilës është Rebeka, ja çfarë bënë që bijve të saj t'u sigurojë bekimin e Atit qiellor:

203. 1. Ajo, si Rebeka, kërkon momentin e volitshëm për t'u bërë mirë, t'i bëjë të mëdhenj dhe të pasur. Pasi që ajo në Hyjin i sheh të gjitha të mirat dhe të këqijat, bekimet dhe mallkimet e Hyjit, për këtë më parë i përgatit të gjitha gjërat ashtu që shërbëtorët e saj t’i lirojë nga çdo lloj e keqe, dhe t’i dhurojë me çdo lloj të mirë. Për këtë, nëse dikush duhet të fitojë ndonjë të mirë prej Hyjit, duke kryer me besnikëri detyrën që i është besuar, me siguri Maria do t’i mundësojë këtë të mirë ndonjërit prej bijve dhe shërbëtorëve të saj besnikë dhe do t’u mundësojë hirin që të përgjigjen me besnikëri. “Ajo kujdeset për punët tona ” – thotë një shenjt.

204. 2. Maria i këshillon bukur, si Rebeka Jakobin: Biri im, dëgjoi këshillat e mia (Zan 27,8). Krahas këshillave të tjera, ajo i frymëzon të sjellin trupin dhe shpirtin e tyre dhe t’ia kushtojnë që ajo prej tyre të përgatitë ushqimin e këndshëm për Hyjin dhe të bëjnë krejt çfarë mësonte Jezusi me fjalë dhe me shembuj. Nëse ajo vetë nuk i jep këto këshilla, ajo e bën këtë përmes engjëjve të cilët e konsiderojnë si nder të vet më të madh ta dëgjojnë kur u jep urdhrin që të zbresin në tokë dhe t’u ndihmojnë shërbëtorëve të saj besnikë.

205. 3. Kur të dashurit e saj t'i sjellin dhe t'i kushtojnë trupin dhe shpirtin e tyre me të gjitha të mirat trupore dhe shpirtërore, pa kurrfarë përjashtimi, çfarë bën atëherë kjo Nënë e mirë? Po atë që dikur bëri Rebeka me dy edha, të cilët ia solli Jakobi: 3.1. Ajo i mbyt, do të thotë ua merr jetën e Adamit të vjetër: 3.2. Mandej i shqyen dhe ua rjep lëkurën, do të thotë natyrën e tyre, prirjet natyrore, vetëdashjen e tyre, vullnetin personal dhe çdo mbështetje të tyre në krijesa; 3.3. Pastaj i pastron prej njollave të tyre, njollave dhe mëkateve; 3.4. Më në fund i përgatit sipas shijes së Hyjit, do të thotë në lavdinë e tij më të madhe. Pasi vetëm ajo në mënyrë të përsosur e njeh këtë shije të Hyjit, këtë lavdi më të madhe të Hyjit, për këtë vetëm ajo mundet pa gabime të përshtatë dhe të përgatitë trupin dhe shpirtin tonë sipas kësaj shije jashtëzakonisht të përsosur - në këtë lavdi misterioze të pamasë.

206. 4. Kjo nënë e mirë, kur e pranoi dhuratën e për-sosur, me ç’rast ia dhuruam vetveten, meritat dhe kompensimet tona në kushtim, për çka tashmë kam folur, zhvesh prej nesh petkun e vjetër dhe na vesh për mrekulli dhe na bën të denjë që të paraqitemi para Atit tonë qiellor. 4.1. Së pari na vesh pra, me rroba të pastra, të reja, të çmueshme dhe të parfumosura të vëllait më të madh Ezavit, që shënojnë meritat e Jezu Krishtit, Birit të saj, të cilat ajo i mban te vetja, do të thotë në kompetencë të saj dhe me to disponon si arkëtare e për-gjithshme dhe e përhershme dhe ndarësja e meritave dhe virtyteve të Birit të saj Jezusit. Vërtet ajo i jep dhe i ndan kujt dëshiron, kur dhe sa dëshiron, siç e kemi parë këtë më parë. Mandej mbulon qafën dhe duart e shërbëtorëve të vet me lëkurën e edhave të mbytur dhe të rjepur; do të thotë, ajo i zbukuron me meritat dhe vlerat e veprave të tyre personale. Vërtet ajo mbyt dhe i bënë të vdesin gjithçka që në ta është e papaster dhe e paperlyer, por nuk zhduk dhe nuk prek aspak atë të mirë, të cilën e ka bërë hiri në ta; aq më shumë ajo e ruan dhe e rrit këtë të mirë, që të jetë si stoli dhe forcë për qafë dhe për duar; kjo do të thotë ajo u jep forcën që të mund të mbartin barrën e Hyjit e cila mbahet në qafë, dhe të bëjnë vepra të mëdha për lavdinë e Hyjit dhe në shëlbim të vëlle-zërve të tyre të mjerë. 4.3. Më në fund, kësaj vepre të tyre dhe stolive ajo u jep erën e re të këndshme, hirin e ri duke u dhënë rrobat e saja, meritat dhe virtytet e ty-re, të lëna në testament, siç thotë një rregulltare e shenjt , e cila vdiq në zërin e shenjtërisë e këtë e kuptoi në bazë të vegimit. Për këtë të gjithë shtëpiakët e Ma-risë, shërbëtorët besnikë të saj janë të veshur me dy palë rroba: në rrobat e Birit të saj dhe në të sajat – të gjithë bijtë e saj kanë nga dy palë petka (Fu 31,21). Për këtë nuk duhet t’u frikëohen të ftohtit nga ana e Jezu Krish-ti, nëse Ai është i bardhë si bora, de-risa këtë acar nuk do të mund të durojnë të braktisurit, sepse janë pa pet-ka, do të thotë janë pa privuar nga meritat e Krishtit dhe të Virgjërës së shenjtë.

207. 5. Më në fund, me meritat e veta ajo e ndërmjet-tëson bekimin e Atit qiellor për shërbëtorët e vet, edhe pse sipas natyrës s’kanë të drejtë në të, pasi që janë vëllezër më të vegjël dhe janë bij të adoptuar. Në këto rroba të reja, të paçmueshme, të bukura dhe të parfu-mosura ata pa frikë i ofrohen shtratit ku pushon Ati qiellor dhe i sjellin trupat dhe shpirtrat e tyre të për-gatitur dhe të rregulluar mirë. E ati i tyre i ndjen dhe e njeh zërin e tyre, zërin e mëka-tarëve të mjerë; i prek duart e mbështjella me lëkurë; ndjen erën e petkave të tyre; merr me gëzim çfarë i ka përgatitur Maria, nëna e tyre, dhe duke njohur në ta meritat dhe erën e të Birit të saj dhe Nënës së tij të shenjt u jep tri të mira: 5.1. U jep bekimin e vet të tre-fishtë: bekimin e vesës qiellore (Zan 27,28), do të thotë hirin hyjnor, që është fara e lavdisë së amshuar – ai i cili na bekoi me çdo bekim qiellor në Krishtin - (Ef 1,3) dhe bekim të tokës së pëlleshme, do të thotë ky Atë i mirë jep bukën e përditshme dhe të mira të mjaftueshme të kësaj bote; 5.2. I bën zotërues të vëllezërve të tjerë, do të thotë të të braktisurve. Kjo parësi e tyre vërtet nuk shihet gjith-monë në këtë botë, që kalon shpejt, e shpesh në të janë zotërues të braktisurit sipas fjalëve të Shkrimit të She-njtë: Të patenzonët do të lavdërohen; ashpër do të flasin. E pashë bëkeqin e tërbuar ku rritej si libani. (Ps 93,3;36/35). Mirëpo, gjithsesi, parësia e shërbëtorëve të Marisë është realitet dhe do të tregohet qartë në botën tjetër në tërë amshimin, kur të drejtët, sipas fjalëve të Shpirtit të Shenjtë, do të gjykojnë popujt dhe do t’i sundojnë (Mur 3,8); 5.3. Më në fund, Madhë-risë së Hyjit nuk i mjafton që bekon shërbëtorët e Ma-risë dhe të mirat e tyre, por bekon edhe të gjithë ata të cilët do t’i bekojnë ata, e i mallkon ata të cilët do t’i mallkojnë ata dhe do t’i sa-lvojnë.

5.2. Ajo i mban shpirtërisht dhe fizikisht

208. Shërbimin tjetër të dashur u bën Maria shërbë-torëve të vet besnikë, që është: i mban në trup dhe në shpirt. U jep dy pjesë, siç kemi parë, sjell para tyre ush-qimin më të mirin nga tryeza e Hyjit, i ushqen me bukën e jetës përgatitur nga ai vetë; fëmijëzit e mi të dashur – u thotë në emër të Urtisë ngihuni me frytet e mia (Sir 24,29), do të thotë me Jezusin, i cili është fryt lindur për ju. Ejani, hani prej bukës sime dhe pini verën të cilën e kam përzier (Fu 9,5). Hani miq, pini dhe dehuni, të dashurit e mi! (KK 5,1). Do të thotë, ejani dhe hani bu-kën time, e ajo është Jezu Krishti, pini verën e dashu-risë së tij, zbutuar me qumështin e butësisë amtare. E pasi që është arkëtarja dhe ndarësja e dhuratave dhe e hireve të tejetlartit u cakton pjesën më të mirën për t’i ushqyer dhe për t’i mbajtur fëmijët dhe shërbëtorët e vet. Për këtë ata janë të gjallëruar me Bukën e jetës, kanë shuar etjen me verën, që lind virgjërat, për këtë ajo i mban në kraharorin e vet. Për këtë e kanë aq lehtë të bartin barrën e Jezusit, sa që gati as nuk e ndjejnë peshën, pranë vajit të përshpirtërisë me të cilin ajo e zbut (Is 10,27).

5.3. I udhëheq dhe i udhëzon

209. Mirësia e tretë të cilën Virgjëra e shenjtë u jep shërbëtorëve të vet besnikë është kjo: ajo i udhëheq dhe i udhëzon sipas dëshirës së Birit të saj. Rebeka e udhë-hoqi Jakobin e vet të vogël dhe nganjëherë i jepte këshilla të mira, qoftë për të fituar bekimin prej atit të tij, qoftë për ta ruajtur nga urrejtja dhe salvimi i vëllait, Ezavit. Edhe Maria, ky yll i detit, po ashtu i udhëheq të gjithë shërbëtorët e saj besnikë në limanin e sigurt. Ajo u tregon rrugët e jetës së pasosur; i largon nga hapat e rrezikshëm; i merr për dore shtigjeve të drejtësisë; i mbështet kur janë duke u rrëzuar; i ngrit kur rrëzohen; i qorton si nënë e dashur kur të gabojnë diçka; ndërsa me butësi nganjëherë edhe i dënon. Po, a mund të bredhë nga rruga e amshuar fëmija i Marisë, i nën-shtruar asaj si nënës së vet të dashur ushqyeses dhe udhëheqëses së shndritur! Duke shkuar pas saj – thotë shën Bernardi – nuk do të dalësh nga rruga. Mos u fri-kësoni se shpirti i keq do të mashtrojë fëmijën e Marisë, e ai të bjerë në herezi të qartë. Ku udhëheq Ma-ria, aty nuk do të gjesh as shpirtin e keq me mashtri-met, as heretikët me kurthet e tyre. Nëse ajo të mban nuk do të rrëzohesh.

5.4. I mbron dhe i ruan

210. Dashuria e katërt, të cilën Virgjëra e shenjtë e tregon ndaj fëmijëve dhe shërbëtorëve të vet besnikë shprehet në atë se i ruan dhe i mbron nga armiqtë e tyre. Rebeka me kujdesin dhe gjallërinë e saj e shpëtoi Jakobin prej të gjitha rreziqeve ku u gjet, e posaçërisht prej vdekjes, të cilën do t’ia sillte me siguri i vëllai Ezavi, sepse e urrente dhe i kishte zili si Kaini të vëllait të tij, Abelit. Kështu Maria, Nëna e mirë e të parazgje-dhurve, i fsheh nën krahët e mbrojtjes së saj, sikurse klloçka zogjtë e vet; flet me ta, përulet deri tek ata; i vjen keq për shkak të dobësive të tyre; i rrethon që t’i mbrojë nga shqiponja dhe i përcjell. Kur njeriun e rre-thojnë me mijëra ushtarë të armatosur mirë, a thua ai do të frikësohet nga armiqtë e tij? E edhe më pak duhet të frikësohet shërbëtori besnik i Marisë i rrethuar me mbrojtjen e saj dhe fuqinë sundimtare. Kjo nënë e mirë dhe sunduesja e fortë qiellore më parë do të dërgonte ushtritë e engjëjve në ndihmë shërbëtorit të vet, se sa do të mund të thuhej ndonjëherë se shër-bëtorin e saj besnik, i cili i është besuar asaj, ta sundojë e keqja, numri dhe fuqia e armiqve të tij.

5. 5. Ndërmjetëson për ta

211. Më në fund, mirësia e pestë dhe më e madhja, që Nëna e dashur u siguron nderuesve të saj besnikë: ajo ndërmjetëson për ta te Biri i saj, e zbut me lutjet e saj, i lidh me te me lidhjen më të ngushtë dhe në këtë njësi i ruan. Rebeka e paraqiti Jakobin te shtrati i atit të tij, e plaku i mirë e preku, e përqafoi, sidomos e puthi me gëzim, sepse qe i kënaqur dhe i ngopur me ushqimin e përgatitur mirë, që solli para tij, mandej duke ndjerë kënaqësi të madhe për erën e mirë të rrobave të tij, klithi: Ja era e birit tim si era e livadhit të plotë të cilin Hyji e bekoi! (Zan 27,27). Kjo fushë e plotë, era së cilës aq shumë i ka pëlqyer zemrës së atit, shënjon erën e virtyteve dhe të meritave të Marisë. Ajo është livadhi përplot me hire, ku Hyji Atë mbolli farën e grurit të të zgjedhurve - Birit të ve-tëm të tij. O, se si çdo fëmijë i Marisë, kur i vjen era një-soj si asaj, e pranon mirë Jezu Krishti, Ati i shekullit të ardhshëm! O, sa shpejt dhe në mënyrë të përsosur ai lidhet me Jezusin! Për këtë më gjerësisht kam folur pak më parë.

212. Pos kësaj, kur Maria i mbuloi me hire të bijtë dhe shërbëtorët e saj besnikë, kur ua siguroi bekimin prej Atit qiellor dhe njësimin me Jezu Krishtin, atëherë i mban ata në Jezusin e Jezusin në ta; i mbron dhe pan-dërprerë vigjilon mbi ta, që të mos e humbasin hi-rin e Hyjit dhe të mos binë në kurthet e armiqve të tyre: Ajo i ruan shenjtërit në plotësinë e tyre dhe u jep besnikëri deri në fund, siç kemi parë. Ja, ky është shtje-llimi i kësaj figure të vjetër dhe të madhe e të parazgjedhurve dhe e të braktisurve, e cila është aq e pa njohur dhe aq përplot mistere fsheh në vetvete.


 

Kapitulli i katërt

VEPRIMET E MREKULLUESHME QË I BËN KJO PËRSHPIRTËRI NË SHPIRTIN QË ËSHTË BESNIK

1. Njohuria e urtë dhe urrejtja e vetvetes

213. Vëllai im i dashur, nëse qëndron besnik në ushtri-me të brendshme dhe të jashtme të kësaj përshpirtërije, të cilat do t’i tregoj pak më vonë, të jesh i bindur se së pari, me dritën që do të japë Shpirti i Shenjtë përmes Marisë, të fejuarës së vet të dashur, të njohësh thellë-sinë tënde të mbrapshtë, pritësinë tënde dhe mos aftësinë për asnjë të mirë dhe nën rrjedhën e kësaj njohurie vetë do të urrehesh dhe me keqardhje do të mendosh në vetvete. Do të konsiderohesh kërmill tërë-sisht i mbështjellë me jargët e tij, ose bretkosë, me dre-gëza, që helmon gjithçka me helmin e saj, ose gjarpër i keq që gjithçka bën vetëm për të mashtruar. Më në fund, Nëna e përvuajtur do të të bëjë pjesëtar të për-vujtërisë së saj të thellë, prej së cilës do ta urresh vet-veten, nuk do të urresh askënd dhe do të jesh i kënaqur që je i urrejtur.

2. Pjesëmarrja në fenë e Marisë

214. Mandej Virgjëra Mari do të të bëjë pjesëtar të fesë së vet, e cila në tokë ishte më e madhe se feja e të gjithë patriarkëve, engjëjve dhe e të gjithë shenjtërve. Ajo, tani kur mbretëron në qiell, nuk e ka më atë fe, sepse i sheh qartë të gjitha gjërat në Hyjin, me dritën e lavdisë; prapëseprapë, me lejen e të Gjithëpushtetshmit, ajo këtë fe nuk e humb duke hyrë në lavdi, por e ruajti, që në Kishën udhëtare t’ua japë besnikëve të saj më të mëdhenj. Pra, sa më shumë që të fitosh kujdesin e kësaj Mbretë-reshe dhe Virgjëre besnike, aq më shumë do të kesh fe të pastër në gjithë sjelljen tënde: fe të pastër, e cila do të bëjë të pandjeshëm për gjithçka që preket dhe që është e jashtëzakonshme; fe të gjallë dhe të përshkuar me dashuri, përmes së cilës të gjitha veprat do t’i bësh ve-tëm nga nxitja e dashurisë më të pastër; fe të qëndrue-shme dhe të palëkundshme si shkëmb, e cila do të të bëjë që të qëndrosh i palëkundshëm dhe kryelartë në mes të detit të tërbuar dhe të vuajtjeve; fesë vepruese dhe mendjehollë, e cila si ndonjë frymë misterioze do të të hapë hyrjen në të gjitha fshehtësitë e Jezusit, në gjërat e fundit të njeriut dhe në vetë zemrën e Hyjit; fesë kurajoze, prej së cilës pa mëdyshje do të ndërma-rrësh dhe do të kryesh vepra të mëdha për Hyjin dhe shpëtimin e shpirtrave; më në fund fesë, e cila do të të jetë shpatë e zjarrtë, jeta jote në Hyjin, pasuri jotja e fshehur e urtisë hyjnore dhe armë e gjithëfuqishme me të cilën do të mund të shërbehesh që të shëndrisësh ata të cilët janë në errësirë dhe në hijen e vdekjes; të ndezësh indiferencë dhe tek ata të cilëve u duhet ari i skuqur i dashurisë; t’u japësh jetën atyre që kanë vde-kur në mëkat; t’i prekësh dhe t’i nxitësh me fjalët e tua të buta dhe të fuqishme zemrat e mermerta dhe cedrat e Libanit; dhe më në fund t’i ikësh djallit dhe të gjithë armiqve të shëlbimit.

3. Hiri i dashurisë së pastër

215. Nëna e dashurisë së bukur atëherë do të të marrë prej zemrës çdo skrupull dhe frikë robërie. Ajo do të hapë dhe do të zgjerojë zemrën, që të mund të vraposh udhës së urdhërimeve të Birit të saj me liri të shenjtë të fëmijëve të Hyjit, dhe që zemra të ndizet me atë dashuri të pastër, pasurinë e së cilës ajo e ruan; ashtu që sjellja jote më nuk do të jetë e përshkuar me frikë para Hyjit, i cili është dashuri, sikurse deri më tani, por me dashuri të pastër. Ti do ta shikosh si Atin e mirë të cilit do të mundohesh t’i pëlqesh pa ndërprerë dhe me të cilin do të komuni-kosh me shpresë si fëmija me Atin e vet të mirë. Nëse, ndoshta fatkeqësisht do ta lëndosh, menjëherë do të përvujtërohesh dhe përvujtërisht do të kërkosh falje, thjesht do t'ia shtrish dorën dhe do të ngrihesh pa hi-dhërim dhe shqetësim dhe do ta vazhdosh rrugën drejt tij pa shpirtligësi.

4. Shpresë e madhe në Hyjin dhe në Marinë

216. Virgjëra e shenjtë do të përmbushë edhe më tej me shpresë në Hyjin dhe në vetveten: 1. Sepse nuk do ti ofrohesh më Jezusit vetëm, por gjithmonë përmes kësaj Nëne të mirë; 2. Sepse, kur i ke dhënë të gjitha meritat e tua, hiret dhe kompensimet që me to të disponojë si-pas dëshirës së vet, ajo do të të japë virtytet e veta dhe do të të zbukurojë me meritat e saja, atëherë do të mund t’i thuash me shpresë Hyjit: Ja shërbëtorja e Hyjit, më ndodhtë siç the ti (Lk 1,38) ; 3. Sepse, pasi që i je dhu-ruar plotësisht, me shpirt dhe trup, ajo është zemër-gjerë me zemërgjerët, besa edhe më zemërgjerë se ata, për kthim do të të dhurohet ty në mënyrë të mreku-llueshme, por të vërtetë e do të mund t’i thuash lirisht: I yti jam, Virgjër e shenjtë, më shpëto! (krah. Ps 119, 94). Ose do të thuash, siç kam përmendur më parë, me nxënësin e dashur: “Të mora te vetja – të mora, Nënë e shenjtë, për krejt të mirën time.” Do të mund të thuash edhe me shën Bonaventurën: “Zonja dhe Shpëtimtarja ime e dashur, do të punoj me shpresë dhe nuk do të frikësohem, sepse ti je forca ime dhe lavdia në Hyjin ”... Ose përsëri me të njëjtin: “Krejt jam i yti dhe gjithçka e imja është jotja, o e lavdishmja dhe mbi të gjitha krijesat Virgjër e bekuar; ja do të vë si vulë në zemrën time, sepse dashuria jote është e fortë si vdekja ”. Edhe Hyjit do të mund t’i thuash me pro-fetin: Nuk kre-nohet zemra ime as nuk madhështohen sytë e mi, as nuk jepem pas punëve të mëdha, as pas sendeve që janë mbi fuqitë e mia. Nëse s’kam menduar me përvujtëri, por kam lartësuar veten, le të më kthehet si fëmijës së dëbuar prej nënës së vet (krah. Ps 131,1-2). Si të thoshte: O Zot, as sytë e as zemra nuk kanë pse të krenohen, as të kër-kojnë gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme; krahas gjithë kësaj nuk jam mjaft i përvuajtur, por e kam ngri-tur dhe trimëruar zemrën time me shpresë. Unë jam si fëmijë i larguar nga ëmbëlsimet tokësore dhe i mbësh-tetur në parzmën e nënës i mbuluar me të mira. 4. Edhe për këtë shkak do të rritet shpresa jote në Marinë: pasi që në të ke vërë të gjitha të mirat që ke, që ti ndan ose që ti ruan, aq më pak do të shpresosh në vetvete, e shumë më tepër në të, këtë arkën tënde. Oh, sa shpresë dhe ngushëllim i madh për shpirtin që mund të thotë se arka e Hyjit, në të cilën Hyji i ka vërë të gjitha visaret e veta, është gjithashtu edhe e tij. “Ajo është – thotë një shenjt – arka e Hyjit” .

5. Dhurimi i shpirtit dhe i frymës së Marisë

217. Do të të dhurohet shpirti i Virgjërës së shenjtë që ta lavdërosh Hyjin; fryma e saj do të hyjë në vend të frymës sate, që të gëzohesh në Hyjin, shëlbimin tënd. Duhet vetëm t’u jesh besnik ushtrimeve të kësaj për-shpirtërie. Le të jetë në secilin shpirti i Marisë, që këtu ta lavdëron Hyjin; Maria le të jetë në secilin që këtu të gëzohet në Hyjin (shën Ambrozi). Ah, kur do të vijë kjo kohë e lumtur, thotë një shenjt bashkëkohor, i cili ishte krejtësisht i mahnitur me Marinë, ah, kur do të vijë kjo kohë e lumtur, në të cilën Maria hyjnore do të shpallet zotëruese dhe ministreshë e zemrave, që plotësisht t’i nënshtrojë nën sundimin e Jezusit të saj të vetëm dhe të madh? Kur do ta thithin shpirtrat Marinë, sikurse e thithin trupat ajrin? Atëherë do të ndodhin gjëra të çuditshme, në këto anë poshtë, ku Shpirti i Shenjtë do të gjejë të Fejuarën e vet në një mënyrë përsëri të gjallë dhe do të zbresë me begati shpresa në këta shpirtra dhe do ti përmbush me të mirat e veta, e posaçërisht me dhuratën e urtisë së vet, që të bëj mrekulli të hirit. O vëlla im i dashur, kur do të vijë kjo kohë e lumtur dhe ai shekull i Marisë, kur shumë shpirtra të zgjedhur, të cilët do t’i fitojë Maria prej të Gjithëpushtetshmit, të zhyten vullnetarisht në pafundësitë e brendësisë së saj dhe të bëhen figura e gjallë e saj, ta duan dhe ta lavdërojnë Jezu Krishtin? Kjo kohë do të vijë tek atëherë kur të njihet dhe të prak-tikohet përshpirtëria të cilën e mësoj. Që të vijë Mbre-tëria jote, o Zot, le të vijë Mbretëria e Marisë!

6. Shndërrimi i shpirtit në Marinë dhe përmes saj në Jezusin

218. Nëse Marinë, këtë pemë të jetës, e kultivojmë mirë në shpirtin tonë, ajo do të sjellë fryt në kohën e vet e ky fryt është vetë Jezu Krishti. Vërej se shumë persona të përshpirtshëm e kërkojnë Jezusin, disa në një udhë dhe me një ushtrim; të tjerët tjetrës udhë; e shpeshherë pasi që gjatë tërë natës janë munduar, shumë mund të thonë: Gjithë natën u përpoqëm e nuk zumë asgjë (Lk 5,5). Lirisht mund t’u përgjigjemi: keni punuar shumë e keni arritur pak (krah. Agj 1,6). Jezusi Krishti është ende tejet i dobët në juve. Por kush ecën pa të metë rrugës së Marisë dhe praktikon këtë ushtrim të shkël-qyeshëm të cilin unë e mësoj, ai punon vetëm ditën, vepron në vend të shenjtë dhe vepron pak. Në Marinë s’ka natë sepse në të nuk pati kurrë mëkat, aq më tepër nuk pati as hije të mëkatit. Maria është vend i shenjtë, aq më tepër shenjtërore mbi shenjtëroret, ku formohen dhe derdhen shenjtërit.

219. Kujdes, ju lutem. Unë them se shenjtërit formohen sipas Marisë. Është dallim i madh: të punohet figura me rrahjet e çekanit dhe të daltës, ose të punohet ajo figurë duke e derdhur në formë. Skalitësi dhe skulptori me mund të madh punojnë figurat në formën e parë dhe u duhet shumë kohë; derisa duke punuar në for-mën e dytë mundohen pak dhe u duhet shumë pak kohë. Shën Augustini e quan Virgjërën e shenjtë formë të Hyjit: “Je e denjë të të quaj Formë të Hyjit ” , formë për derdhje, e aftë të bësh dhe të punosh njerëz në formë të Hyjit. Kush është i hedhur (derdhur) në këtë formë hyjnore ai është i formuar dhe i përpunuar shpejt në Jezu Krishtin e Krishti në të. Me shpenzim të vogël dhe në kohë të shkurtër ai bëhet i ngjashëm me Hyjin sepse është i derdhur në të njëjtën formë, në të cilën e ka fituar pamjen njerëzore edhe Biri i Hyjit.

220. Më duket se me të drejtë, ata udhëheqës dhe persona shpirtërorë, të cilët duan të formojnë në vetvete ose tek të tjerët Jezu Krishtin me përshpirtëri të tjera, e jo me këtë, mund t’i krahasoj me skulptorët të cilët duke u mbështetur në aftësinë, shka-thtësinë dhe artin e vet, rrahin shumë herë me çekan ose me daltë në gur të fortë ose në copë druri të pa gdhendur, që të punojnë figurën e Jezu Krishtit. Kjo figurë nganjëherë nuk u del si e natyrshme, qoftë pse nuk e njohin perso-nin e Jezu Krishtit, as nuk mund ta njohin, qoftë pse u shmangen ndonjë rrahjeje të pakujdesshme që ua prish veprën. Përkundrazi, derisa ata që e përqafojnë këtë fshehtësi të hirit që tregova, me të drejtë mund të krahasohen me farkëtarët dhe derdhësit, të cilët, pasi të kenë gjetur formën e bukur-shembull, Marinë, në të cilën Jezusi qe i formuar natyrisht dhe në mënyrë hyjnore, hidhen (derdhen) në Marinë dhe në të humbasin e nga aty da-lin si vulë besnike e Jezu Krishtit.

221. O, krahasimi i bukur dhe i vërtetë! Por kush do ta kuptoj? Dua, vëlla i im i dashur që ti të jesh ai. Por, le të kujtohet se në formën-shembull derdhet vetëm ajo që është e shkrirë dhe e lëngët: do të thotë duhet të grim-cosh dhe të shkrish në vetvete Adamin e vjetër, që të bëhesh i ri në Marinë.

7. Lavdia më e madhe e Hyjit

222. Nëse këtë ushtrim e kryen plotësisht me besnikëri me të do t’i japish më shumë lavdi Jezu Krishtit për një muaj se sa me cilindo ushtrim tjetër, qoftë edhe më i rëndë, për më shumë vite. Ja arsyet për këtë: 1. Duke bërë vepra të mira përmes Marisë, siç mëson ky ush-trim, i lë anësh njetet dhe veprimet tua, nuk e di sa të jenë të mira dhe të njohura, që, kështu të themi, të humbasesh në atë të Virgjërës së shenjtë, po edhe nëse janë të panjohura; dhe në këtë mënyrë bëhesh pjesë-marrës i njeteve të saja të larta. Ato ishin aq të pastra sa që ajo i ka dhënë nderin më të madh Hyjit me më të voglën vepër të saj, p.sh. duke tjerrë, ose me një ngulje të gjilpërës se sa shën Lorenci me martirizimin e tij të tmerrshëm në skarën e tij, deri edhe më shumë se të gjithë shenjtërit me veprat e tyre më të lavdishme. Për këtë arsye Maria gjatë jetës së saj tokësore grumbulloi aq shumë hire dhe merita sa që do të ishte më lehtë të numërohen yjet e qiellit, pikat e ujit në det dhe zalli në breg të detit se sa hiret dhe meritat e saj, e Hyjit i dha lavdinë më të madhe, se sa i kanë dhënë ose do t’i japin ndonjëherë të gjithë engjëjt dhe shenjtërit. O Mari, mrekulli e madhe! Ti nuk mundesh të mos krijosh mre-kulli të hirit në shpirtrat të cilët duan me të vërtetë të humbasin në ty!

223. 2. Pasi që shpirti i cili me besnikëri e bën këtë ushtrim, nuk mbështetet aspak në themelet dhe veprat e veta, por më me kënaqësi mbështetet në atë që Maria i jep, që të afrohet te Jezusi, aq më shumë që me të të bisedojë. Në këtë mënyrë kryen vepër përvujtërie shu-më më mirë se ata shpirtra që veprojnë në mënyrë të vet dhe mbështeten në forcat e veta dhe në to edhe pa dashje gjejnë ëmbëlsim; prej kësaj rrjedh se këta shpir-tra i japin lavdinë më të madhe Hyjit, të cilin përsos-shmërisht e lavdërojnë vetëm të vegjlit dhe të për-vuajturit në zemër.

224. 3. Pasi që Virgjërës së shenjtë, për shkak të dashu-risë së saj të madhe i pëlqen të pranojë dhuratën e veprave tona në duart e saj virgjërore, ajo u jep buku-rinë dhe shkëlqimin e papashëm dhe vet ia paraqet Jezu Krishtit. Është e qartë se atë në këtë mënyrë e lav-dërojmë më shumë se sa ne t’ia paraqesim me duart tona mëkatare.

225. 4. Më në fund, ti kurrë nuk mendon në Marinë, e që Maria në vend tëndin mos të mendojë në Hyjin; as nuk e lavdëron dhe e nderon ti Marinë askurrë e Maria së bashku me ty të mos e lavdërojë dhe të mos e nde-rojë Hyjin. Te Maria gjithçka është në marrëdhënie me Hyjin dhe unë me plot të drejtë do ta quaj: “Marrë-dhënie të Hyjit ” sepse në gjithçka është në relacion me Hyjin; ajo është jehona e Hyjit, e cila i tregon dhe (i bën) jehonë vetëm: Hyj. Nëse ti thua Maria, ajo përgji-gjet: Hyji. Shën Elizabeta e lavdëroi Marinë dhe e quajti të lumtur pse besoi; e Maria, jehona besnike e Hyjit këndoi: Shpirti im e madhëron Zotin (Lk 1,46). Çfarë bëri me atë rast, bën edhe çdo ditë: kur e lavdërojmë, kur e duam, kur e nderojmë dhe e dhurojmë; e lavdërojmë Hyjin, Hyjin e nderojmë, Hyjin e duam, i sjellim dhu-ratë Hyjit përmes Marisë dhe në Marinë.


 

Kreu i pestë

USHTRIMET E VEÇANTA TË KËSAJ PËRSHPIR-TËRIE

A. Ushtrimet e jashtme

226. Edhe pse kjo përshpirtëri në thelbin e saj është në brendësinë e shpirtit, prapëseprapë ka më shumë ush-trime pëshpitërie të jashtme, të cilat nuk duhet lërë pas dore, duke iu përmbajtur asaj nga Shkrimi i Shenjtë: Këtë është dashur të bëni e nga ajo e para nuk është dashur të hiqni dorë (Mt 23,23). Për shkak se ushtrimet e jashtme të bëra mirë, ndihmojnë të brendshmet; njeriut që gjith-monë vepron në bazë të ndjenjave, i përkujtojnë çfarë ka bërë dhe çfarë duhet bërë; që janë më të përshtat-shme të veprojnë në dobi të të afërmit, i cili i sheh, e për këtë nuk janë të mira vetëm ato të brendshmet. Pra, asnjë njeri i kësaj bote, as kritikues të mos ngatë-rrohet duke thënë se përshpirtëria e vërtetë është në zemër; se duhet ikur nga e tërë ajo që është e jashtme, sepse në këtë mund të ketë kotësi; se duhet fshehur përshpirtërinë e vet, etj. Unë u përgjigjem atyre me Më-suesin tim: le t’i shohin njerëzit veprat tuaja të mira, që ta lavdërojnë Atin tuaj që është në qiell (Mt 5,16). Si-gurisht, nuk guxojmë, siç thotë shën Gregori , të bëjmë veprat tona dhe përshpirtëri të jashtme për t’u pëlqyer njerëzve dhe që ata të na lavdërojnë, sepse kjo do të ishte kotësi; por i bëjmë nganjëherë para njerëzve me qëllim që t’i pëlqejmë Hyjit dhe me këtë shembull tonë t’i shpiem edhe të tjerët që ta lavdërojnë Hyjin, pa kurr-farë kujdesi a do të na urrejë kush për këtë ose do të na lavdërojë. Do të sjell këtu vetëm disa ushtrime të jasht-me. I quaj kështu, jo pse do të bëjmë pa përshpirttëri të brendshme, por pse me të vërtetë janë pjesërisht të jashtme, sipas kësaj i dallojmë prej atyre thjesht të bren-dshme.

1. Përgatitja për bërjen e përkushtimit

227. Ushtrimi i parë. Ata që duan të përqafojnë këtë përshpirtëri të veçantë, e cila ende nuk është ngritur në shoqatë edhe pse kjo është e pëlqyeshme, do të për-dorin (marrin) bile dymbëdhjetë ditë për t’u liruar nga shpirti i botës, që është aq në kundërshtim me shpirtin e Krishtit, siç kam thënë në pjesën e parë të kësaj Përgatitjeje për Mbretërinë e Jezu Krishtit. Mandej do të përdorin tri javë që të mbushen me Jezu Krishtin përmes Virgjërës së shenjtë. Pra, mund t’i përmbahen këtij rendi:

228. Në javën e parë në të gjitha lutjet dhe veprat e për-shpirtshme do të luten për njohurinë e vetvetes dhe për pendim të përsosur për mëkatet e tyre; dhe gjithçka do të bëjnë në shpirtin e përvujtërisë. Për këtë qëllim, nëse duan, do të mund të mendojnë atë që kam thënë mbi thellësinë tonë të mbrapshtë, dhe për gjashtë ditët e para të kësaj jave nuk do ta vrojtojnë ndryshe vet-veten, por si kërmij, vemje, bretkosa me dregëza, derra, gjarpërinj dhe edha, ose do të kenë në mend këto tri thënie të shën Bernardit: “Mendo se ç’ke qenë, embrion i kalbët; çfarë je tani, enë prej dheu; çfarë do të jesh, ushqim kërmijsh ”. Do t’i luten Jezu Krishtit Zot dhe Shpirtit Shenjtë të tij: O Zot, bëj që të shoh; ose: O po ta njihja vetveten; ose: Eja, Shpirti i Shenjtë. Dhe do t’i them çdo ditë litanitë Shpirtit Shenjtë me lutjen e cila vijon, siç janë të shënuara në pjesën e parë të këtij shkrimi. Do ti drejtohen Virgjërës së shenjtë dhe do ta lusin për këtë hir të madh të njohurisë së vetvetes, e cila duhet të jetë themel për të gjitha të tjerat. Për këtë qëllim do të lusin çdo ditë: Të falemi Mari, ylli i detit, dhe litanitë e saj.

229. Në javën e dytë, në të gjitha lutjet e veta dhe në veprat gjatë ditës do të mundohen ta njohin Virgjërën e shenjtë, dhe për këtë njohuri do të lusin Shpirtin Shenjtë. Do të mund të lexojnë dhe të mendojnë çfarë kemi thënë dhe do të thonë si në javën e parë litanitë e Shpirtit Shenjtë dhe Të falemi yll i detit dhe krahas kësaj edhe një rruzare të plotë çdo ditë, ose bile një pjesë të saj në këtë njet.

230. Javën e tretë do të përdorin për të njohur Jezu Krishtin. Do të mund të lexojnë dhe mendojnë çfarë kemi thënë mbi këtë dhe do të thonë lutjen e shën Augustinit, e cila është e vendosur në fillim të pjesës së dytë. Me këtë shenjt mund të thonë dhe të përsërisin njëqind e njëqind herë gjatë ditës: O Zot, që të njoh ty; ose: O Zot, që të shoh, që të shoh se kush je ti. Dhe do t’i thonë si ditët e tjera litanitë Shpirtit Shenjtë dhe Të falemi yll i detit, duke shtuar çdo ditë litanitë Emrit të Jezusit.

231. Në fund të këtyre tri javëve do të rrëfehen dhe do të kungohen me njet që t’i dorëzohen Jezu Krishtit përmes duarve të Marisë në cilësinë e skllavit të da-shurisë. Pas kungimit, të cilin do të mundohen ta ma-rrin sipas këshillave që do t’i sjell më vonë, do të thonë formulën e kushtimit të tyre, të cilën, gjithashtu, mund ta gjejnë këtu pak më pas. Nëse kjo formulë nuk është e shtypur, le ta përshkruajnë ose le t’ua për-shkruajë dikush tjetër, dhe cilën ditë të bëjnë kushti-min, atë të njëjtën ditë le ta nënshkruajnë me emrin e vet.

232. Do të ishte mirë nëse atë ditë do t’i paguanin dëmshpërblim Jezusit dhe Nënës së tij të shenjtë, qoftë si pendesë për mosbesnikëritë ndaj premtimeve të pagëzimit, qoftë që me të të doshmojnë varshmërinë e vet ndaj zotërimit të Jezusit dhe Marisë. Kjo pagë do të jetë sipas përshpirtërisë dhe mundësisë së secilit veç e veç, si p.sh. agjërim, ndonjë vetmohim, ndonjë lëmoshë ose ndezje qiriu. Edhe të mos sjellin asgjë tjetër në dhu-ratë, por vetëm zemrat e dashura, kjo do të ishte mjaft për Jezusin i cili shikon vetëm në vullnetin e mirë.

233. Çdo vit, madje, të njëjtën ditë, do të ripërtërijnë të njëjtin përkushtim, duke bërë të njëjtat ushtrime të përshpirtshme për tri javë. Aq më tepër, do të mund të përtërijnë çdo muaj dhe çdo ditë gjithçka që kanë bërë, me këto pak fjalë: Krejtësisht jam i yti dhe gjithçka e imja të takon ty, Jezusi im i dashur, përmes Marisë, nënës sate të shenjtë.

2. Lutja e rruzarës së vogël të Marisë

234. Ushtrimi i dytë. – Do të thonë çdo ditë dhe tërë je-tën rruzaren e vogël të Marisë, por jo duke e konsi-deruar këtë si obligim. Ajo përbëhet pre tri Ati ynë dhe dymbëdhjetë Të falemi Mari në nder të dymbëdhjetë privilegjeve dhe madhështive të Zojës. Ky ushtrim është shumë i vjetër dhe themelin e ka në Shkrimin Shenjt. Shën Gjoni e pa gruan me kurorë prej dymbë-dhjetë yjesh, të veshur në diell dhe me hënë nën këmbë (krah. Zb 12,1). Sipas shpjegimeve, kjo grua është Vir-gjëra e shenjtë.

235. Në shumë mënyra mund të thuhet kjo rruzare e vogël, dhe do të ishte shumë gjatë po t’i sillnim këtu të gjitha; vetë Shpirti i Shenjtë do t’i mësojë ata që do të jenë më besnikë këtij ushtrimi të përshpirtshëm. Prapë-seprapë ja mënyra më e thjeshta. Së pari thuaj: Je e denjë të të lavdëroj, Virgjër e shenjtë; më jep forcë kun-dër armiqve tu, mandej lute Besoj, dhe tri herë nga një Ati ynë, katër Të falemi Mari dhe një Lavdi Atit. Në fund thuhet: Nën mbrojtjen tënde ...

3. Bartja e zinxhirit

236. Ushtrimi i tretë. – Ata që bëhen kështu skllevër të Jezusit në Marinë do të bëjnë këtë gjë që duhet lavdë-ruar, gjë të ndershme dhe të dobishme, nëse bartin si shenjë të skllavërisë së tyre të ëmbël, zinxhir të hekurt mu për këtë qëllim të bekuar me bekim të veçantë, i cili gjendet pak më vonë. Vërtet, këto shenja të jashtme nuk janë të rëndësishme, prandaj njeriu mund të jetë plotësisht mirë pa to, edhe pse e ka pranuar këtë përshpirtëri. Prapëseprapë nuk mund e të mos i lavdëroj shumë ata që kanë heq dorë nga zinxhirët e marrëzishëm të skllavërisë djallëzore, me të cilët i pati lidhur mëkati i rrjedhshëm, ndoshta edhe mëkatet personale, dhe vullnetarisht kanë kaluar në skllavërinë e lavdëruar të Jezu Krishtit dhe kreno-hen me shën Palin se janë në zinxhir për Jezusin, në zi-nxhir vërtet të hekurt dhe aspak të shkëlqyeshëm, por njëmijë herë më të lavdishëm se sa janë qaforet e arta mbretërore.

237. Dikur s’ka pasur asgjë më të marrëzishme se kryqin; sot, përkundrazi, në krishterim, s’ka asgjë më të lavdishme se ky dru. Njëjtë mund të themi për zin-xhirët skllavërorë: asgjë e pa nderë nuk ishte në ko-hërat e vjetra, e as sot nuk ka në paganizëm; por tek të krishterët s’ka gjë më të lavdishme se këta zinxhir të Jezusit, sepse na caktojnë dhe na ruajnë nga lidhjet e marrëzishme të mëkatit dhe nga djalli dhe pasi që na sjellin lirinë dhe na lidhin me Jezusin dhe Marinë, jo me doemos e me dhunë si të robëruar, por si bijtë nga dëshira dhe dashuria. Me litarë për njerëz i kam tërhequr, me zinxhir të dashurisë (Oz 11,4)– thotë Hyji në gojën e një profeti – të cilët janë të fortë mu si vdekja (Kk 8,6), e në një anë edhe më të fortë tek ata që do t’i mbajnë me besnikëri deri në vdekje këto shenja të lavdishme. Sep-se disa edhe do t’ua shkatërrojnë trupin duke e shndë-rruar në kalbësirë, por nuk do t’ua shkatërrojnë zinxhi-rët e tyre të skllavërisë të cilët për arsye se janë prej he-kuri, nuk do të kalben lehtë, e ndoshta në ditën e rin-gjalljes, në gjyqin e mbramë të madh, këta zinxhirë, të cilët ende do t’ua lidhin eshtrat, do të kontribuojnë lav-dërimit të tyre dhe do t’u shndërrohen në zinxhir të dritës dhe të lavdisë. Të lumë, pra, njëmijë herë të lum-tur, skllevërit e lavdishëm të Jezusit në Marinë, të cilët do t’i bartin zinxhirët e vet deri në varr!

238. Këta zinxhir barten për këto arsye: E para, t’i përkujtojnë të krishterit kushtet dhe detyrimet e pagë-zimit të tij, ripërtëritjen e përsosur të tyre që e ka bërë në këtë përshpirtëri si dhe detyrën e fortë e cila e lidh që t’u mbetet besnik. Pasi që njeriu më shpesh e më shumë vepron sipas ndjenjave se sa në bazë të fesë së gjallë, lehtë i harron detyrat e veta ndaj Hyjit, nëse ndonjë shenjë e jashtme nuk ia përkujton. Për këtë këta zinxhirë shumë mirë i shërbejnë të krishterit që t’ia për-kujtojnë lidhjet e mëkatit dhe skllavërimin ndaj djallit, prej të cilave e ka liruar pagëzimi i shenjtë, dhe var-shmërinë ndaj Jezu Krishti, të cilën e ka premtuar në pagëzimin e shenjtë dhe të cilin e ka vërtetuar me ri-përtëritjen e premtimeve të pagëzimit. E pse aq pak të krishterë mendojnë në premtimet e veta pagëzimore dhe jetojnë sipas dëshirave të veta si paganët, si të mos i kishin premtuar Hyjit asgjë, një nga arsyet është se s’kanë në vete asnjë shenjë të jashtme që do t’i për-kuj-tonte në këtë.

239. Arsyeja e dytë është që të tregojmë se nuk i tur-përohemi skllavërimit dhe shërbimit Jezu Krishtit dhe se heqim dorë nga skllavërimi i mjerë botës, mëkatit dhe djallit. Arsyeja e tretë është që të siguro-hemi dhe të ruhemi nga zinxhirët mëkatit dhe të djallit. Sepse, ose duhet të bartim zinxhirët e të keqes, ose zinxhirët e dashurisë dhe të shpëtimit: Zinxhirët e më-katit; zin-xhirët e dashurisë.

240. Oh, vëlla im i dashur, t’i këpusim zinxhirët e më-katit dhe të mëkatarëve, të botës dhe të njerëzve të bo-tës, të djallit dhe të shërbëtorëve të tij dhe të flakim larg vetvetes edhe peshën e mbrapsht të tyre: Le t'i këputim vargonjtë e tyre, le ta flakim prej nesh zgjedhën e tyre! (Ps 2,3) Vëri këmbët e tua – të shprehem ashtu me Shpirtin Shenjtë – në vargun e zinxhirit të lavdishëm të Jezu Krishtit, Urtisë së Mishëruar, dhe qafën tonë në zgje-dhën e tij. Ule krahun tënd dhe mbarte atë dhe mos të mër-zisin vargonjtë e saj. (Sir 6,26). Do të vëresh se Shpirti Shenjt, para se t’i thotë këto fjalë, përgatit shpirtin për to, që posa të fillojë mos të tretë këshillën e tij. Ja fjalët e tij: Dëgjo, o bir, e pranoje mendimin tim dhe mos e hidh poshtë këshillin tim (Sir 6, 24).

241. Me siguri do të të vijë mirë, miku im i dashur, që së bashku me Shpirtin Shenjt të jap të njëjtën këshillë: Prangat e saja do të të jenë mbrojtëse e fortë. Sikurse që Jezusi në kryq duhet t’i marrë të gjithë te vetja ose me dashuri ose me zor, ashtu do t’i tërheqë të gjithë të dë-buarit me zinxhirët e mëkateve të tyre, që si të arres-tuarit dhe armiqtë ti lidh për hidhërimin e tij të am-shuar dhe hakmarrjen e tij të drejtë, por të parazgje-dhurit do t’i tërheqë, posaçërisht në këto kohërat e fun-dit me zinxhirët e dashurisë: Të gjithë do t’i tërheq tek unë (Gjn 12, 32); Do t’i tërheqë me vargonj të dashurisë (Oz 11, 4).

242. Këta skllevër të dashurisë së Jezu Krishtit, këta të burgosur të Jezusit, i burgosuri i Krishtit Jezus (Ef 3,1), mund të bartin vargonjtë ose rreth qafe, ose në krah, ose rreth belit, ose në këmbë. Atë Viçenc Caraffa, gjene-rali i shtatë i Kongregatës së jezuitëve, i cili vdiq në zërin e shenjtërisë në vitin 1643, shenjë të skllavërimit të vet barti rreth të hekurt në këmbë dhe thoshte se i vjen shumë keq që nuk mund t’i bartë publikisht zin-xhirët e vet. Më parë e përmendura Nëna Janja prej Jezusit kishte bartur zinxhirët e hekurt rreth belit. Disa të tjera e kanë bartur rreth qafës, që të bëjnë pendesë për qaforet e xhevahirta që kanë bartur në botë; të tjerët prapë e kanë bartur në krahë që gjatë punës së tyre të dorës të kujtohen se janë skllevërit e Jezusit.

4. Përshpirtëria ndaj Misterit të Mishërimit

243. Ushtrimi i katërt: - Përshpirtëria e veçantë ndaj misterit të Mishërimit. Këta të burgosur të Jezusit dhe të Marisë do të kenë përshpirtëri të veçantë dhe të ma-dhe ndaj misterit të Mishërimit, që festohet më 25 mars, mister i cili është në lidhje të veçantë me këtë përshpirtëri. Me të vërtetë Shpirti i Shenjtë ka fymë-zuar besimtarët për këtë përshpirtëri për arsyet vijuese 1. Të nderojnë dhe të ecin sipas varshmërisë së përso-sur, me të cilën Biri i Hyjit deshi të varej prej Marisë në lavdinë e Hyjit, Atit të vet, dhe në shëlbimin tonë. Kjo varshmëri tregohet në kujtimin e misterit, ku Jezu Kri-shti i burgosuri dhe i mbylluri në kraharorin virgjë-ror të Marisë, ku ai varet prej saj në gjithçka; 2. Ti falënde-rojmë Hyjit në hiret e pakrahasueshme, të cilat ia dha Marisë, e veçanërisht që e zgjodhi për Nënë të veten te-jet të denjë, kjo zgjedhhe u bë në këtë mister. Këto janë dy qëllimet kryesore të robërimit tonë Jezusit në Ma-rinë.

244. Kujdes, ju lutem, se unë rregullisht them: rob i Je-zusit në Marinë, robërim Jezu Krishtit në Marinë. Vër-tet, mund të thuhet siç kanë thënë edhe shumë të tjerë deri më tani: rob i Marisë, robërim Virgjërës së shenjtë. Por prapë mbaj se është më mirë të quhemi rob të Je-zusit në Marinë, siç e këshilloi një herë një zyrtar i kishës , udhëheqësi i përgjithshëm i Seminarit të shën Sulpicit, i njohur për mençurinë e tij të rrallë dhe për-shpirtërinë e madhe, kur ky e pyeti për këshillë për këtë gjë. Ja arsyeja e kësaj:

245. 1. Jetojmë në shekullin krenar, në të cilin ka shumë të mençur mendjemëdhenjë që gjithnjë kanë pse të ny-nykasin për ushtrimet e përshpirtshme edhe më të ho-llësishme dhe më solide. Pra, të mos u jap rastin për kritika të panevojshme, mendoj se është më mirë të them: „robërim Jezu Krishtit në Marinë“ dhe më mirë të quhen „rob të Jezusit“, se sa „rob të Marisë“. Në këtë rast e quajmë këtë përshpirtëri më mirë sipas qëllimit të saj të fundit e ky është Jezu Krishti, sesa sipas rrugës dhe mjetit me të cilën arrihet qëllimi, do të thotë ndaj Marisë; megjithëse mund të përdorim mjaft mirë dhe qetë edhe njërin edhe tjetrin emër, siç bëj edhe unë. Kështu p.sh. kush shkon prej Orleansit në Tours për-mes qytetit Ambois, me të drejtë mund të thotë se shkon në Ambois dhe se shkon në Tours; se është udhëtar për Ambois dhe se është udhëtar për Tours, deri sa i vetmi qëllim i udhëtimit të tij është Tours.

246. 2. Pasi që misteri kryesor, të cilin e festojmë në kë-të përshpirtëri është misteri i Mishërimit, në të cilin nuk mund të shohim Jezusin pos në Marinë, të mishë-ruar në kraharorin e saj, atëherë është më mirë të për-doret shprehja „skllavërim Jezusit në Marinë“ – Jezusit, pra, i cili banon dhe zotëron në Marinë, siç shpreh në mënyrë të mrekullushme lutja a aq njerëzve të fam-shëm: “O Jezus, i cili jeton në Marinë, eja dhe jeto në ne me shpirtin e shenjtërisë sate etj.”

247. 3. Kjo mënyrë e të folurit shumë më mirë tregon njësimin e ngushtë në mes të Jezusit dhe Marisë. Ata janë aq ngushtë të njësuar, sa që njëri është plotësisht në tjetrin: Jezusi krejtësisht në Marinë, e Maria krejtë-sisht në Jezusin; ose më mirë, Maria më nuk ekziston, por është vetëm Jezusi në të, prandaj më lehtë do të ndahej drita nga dielli se sa Maria nga Jezusi. Për këtë mund të quajmë Zotin tonë „Jezusi i Marisë“, e Vir-gjërën e shenjtë “Maria e Jezusit”.

248. Nuk më lejon koha këtu të shpjegoj më gjatë shkël-qimin dhe madhështinë e misterit të jetës dhe sjelljes së Jezusit në Marinë, do të thotë misterit të Mishërimit. Për këtë do të më mjafton të them, me dy-tri fjalë, se e para është më i fshehti, më i lartësuari dhe më së paku i njohur mister i jetës së Jezusit; se Jezusi në këtë mister bëri zgjedhjen e të gjithë të zgjedhurve, në marrëveshje me Marinë – duke qëndruar në prehrin virgjëror të saj, të cilin shenjtërit e quajtën sallë të fshehtësive të Hyjit. ; se ai në këtë mister i kreu të gjitha misteret e ardhshme të jetës së vet, me këtë pranoi që t’i jetojë. Duke hyrë në botë Krishti thotë: Ja, po vi për të kryer vullnetin tënd (Heb 10,7); se ky mister, besnik kësaj, përmban në thelb të gjitha misteret dhe i kyç vullnetin dhe hiret e të gjitha mistereve, më në fund ky mister është fron i mëshirës për ne, sepse pasi që Jezusit mund t’i ofrohemi vetëm përmes Marisë, pa ndërjmje-tësinë e Marisë as nuk mund ta shohim, as të flasim me të. Jezusi, i cili gjithmonë e dëgjon lutjen e Nënës së vet, prej këtij froni gjithmonë ndan hiret dhe tregon mëshirë mëkatarëve të mjerë. T'i afrohemi, prandaj, plot guxim fronit të hirit! (Heb 4,16). Misteri i Mishërimit është gjithashtu fron i dhuruesh-mërisë së Krishtit ndaj Marisë sepse ky Adam i ri në kohën e qëndrimit të tij në këtë qiell toskësor bëri aq shumë mrekulli sa që nuk i kuptojnë as engjëjt e as nje-rëzit. Për këtë shenjtërit e quajnë Marinë Madhëri të Hyjit , si të ishte i madhërishëm Hyji vetë në Marinë. Vetëm atje është Zoti i madhërishëm (Iz 33, 21). Mishërimi i Krishtit është gjithashtu fron i lavdisë së Atit qiellor. Jezu Krishti, në Marinë, në mënyrë të përsosur e zbuti Atin e vet, të hidhëruar në njerëzit; në të në mënyrë të përsosur e ktheu lavdinë, të cilën ia pati rrëmbyer më-kati; në të me flinë e vullnetit të vet dhe të vetvetes i dha Atit më shumë lavdi se sa do t’i jepnin ndonjë herë të gjitha flitë e Besëlidhjes së Vjetër; në të, më në fund, i dha Atit lavdinë e pa tregueshme, çfarë ende kurrë nuk e kishte fituar nga njerëzit.

5. Përshpirtëria e madhe ndaj Të falemi Mari dhe rru-zares

249. Ushtrimi i pestë. – Të falemi Mari dhe rruzarja . Shërbëtorët e Marisë shumë me përshpirtëri do të thonë Të falemi Mari ose Përshëndetjen engjëllit, të ci-lës pak të krishterë, po edhe ata të shëndriturit, i njohin çmimin, vlerën, shkëlqyeshmërinë dhe nevojën. U desh që Virgjëra e shenjtë t’u paraqitet shumë herë edhe shenjtërve të mëdhenjë, që t’ua tregojë vlerën e kësaj lutjeje, si p.sh. shën Dominikut, shën Gjon Kapistranit dhe të lumturit Alan de la Roche. Ata kanë shkruar libra të tëra mbi mrekullitë dhe suk-seset e kësaj lutjeje dhe për kthimin e shpirtrave; so-lemnisht kanë deklaruar dhe publikisht kanë predikuar se shpëtimi i botës ka filluar përmes Të falemi Mari, se ashtu edhe shpëtimi i secilit person është i lidhur me këtë lutje; se mu kjo lutje i solli tokës së thatë dhe të pa frytshme frytin e jetës dhe se kjo lutje e njëjta, nëse thuhet me përshpirtëri, me doemos do të bëjë që në shpirtrat tanë të mbijë Fjala e Hyjit dhe të sjellë fryt të jetës, e ai është Jezu Krishti; se Të falemi Mari është ve-sa qiellore, e cila e zbut tokën, do të thotë shpirtin tonë dhe bën të sjell fryt në kohën e vet; e shpirti të cilin nuk e ujit kjo vesë qiellore, kjo lutje, nuk sjell fryte por vetëm mana dhe ferra dhe është afër të jetë i mallkuar.

250. Ja çfarë i zbuloi Virgjëra e shenjtë të lumit Alan de la Roche, si është e shënuar në librin e tij “Mbi dinji-tetin e rruzares” dhe si sjell pas tij Cartagena: “Dije, biro, dhe lajmëroi gjithkujt se shenjë e sigurt se dikush është afër dënimit të amshuar, është nëse ndjen gërdi, shpërfillje dhe moskujdes ndaj përshëndetjes engjëllo-re, e cila e përmirësoi dëmin e tërë botës”. Ja fjalët plo-tësisht ngushëlluese e njëherit plotësisht të ashpra! Nje-riu mezi t’u besojë, po të na mos dëshmonte për vërte-tësinë e tyre ky njeri i shenjtë, e para tij shën Dominiku, e pas tij edhe shumë persona të mëdhenjë dhe përvoja e shumë shekujve. Sepse gjithmonë është vërejtur se e urrejnë dhe e nënçmojnë Të falemi Mari-në dhe rruzaren të gjithë ata që bartin shenjën e të braktisurve, siç janë heretikët, të patenzonët, mendjemëdhenjtë dhe njerëzit e kësaj bote. Heretikët mësojnë dhe e thonë ende Ati ynë, por jo edhe Të falemi Mari e as rruzaren. Ata në këto lutje kreshpërohen; më shumë kanë dëshirë të bartin me vete gjarprin se sa rruzaren. Edhe mendjemëdhenjtë, po edhe në qofshin katolik, pasi që kanë të njëjtat prirje si ati Lucifer, e urrejnë Të falemi Mari-në ose janë indi-ferent ndaj saj, ndërsa rruzaren e konsiderojnë për-shpirttëri për gratë dhe e cila është e mirë vetëm për të pa dijshmit dhe të pa shkolluarit. Përkundrazi, prej përvojës është parë se e duan, dëshi-rojnë dhe e lusin me kënaqësi Të falemi Marinë të gjithë ata që kanë shenja të mëdha të të parazgjedhurve dhe sa më shumë që janë të njësuar me Hyjin, aq më shumë u pëlqen kjo lutje. E mu këtë i ka shtuar Virgjëra Mari shën Alanit pas fjalëve tashmë të përmendura.

251. Unë nuk e di si ndodhi kjo dhe pse, por megjithatë kjo është e vërtetë: të di se a është dikush i shenjtë, s’kam mjet më të mirë se sa të pyes se a i pëlqen ta thotë Të falemi Marinë dhe rruzaren. Them: “a i pël-qen”, sepse mund të ndodhë se dikush mund të gjen-det në pamundësi, të natyrës ose të mbinatyrës , të thotë, por gjithmonë i është e dashur dhe me kënaqësi ua preferon të tjerëve.

252. O shpirtra të paracaktuar, të burgosurit e Jezusit në Marinë, ta dini se Të falemi Mari-a është lutja më e bukur se të gjitha lutjet pas Ati ynë. Kjo është përshën-detja më e përsosur me të cilën mund të përshëndetni Virgjërën e shenjtë, sepse kjo është përshëndetja me të cilën i tejetlarti e përshëndeti përmes krye engjëllit që ta përfitojë zemrën e saj; kjo përshëndetje, plot mahni-tje, kaq shumë i pëlqeu Zemrës së Marisë sa që e dha pëlqimin e vet për Mishërimin e Fjalës, me gjithë për-vujtërinë e saj të thellë. Me këtë përshëndetje edhe ju, nëse e shqiptoni si duhet, do të përfitoni me siguri Zemrën e Marisë.

253. Nëse e them Të falemi Marinë mirë, do të thotë me kujdes, përshpirtëri dhe thjeshtësi, ajo është, siç thonë shenjtërit, armik i djallit të cilin e shtyn në ikje, tokmak që e rrëzon; ajo është përkushtim i shpirtrave, gëzim i engjëjve, këngë e lehtë e të parazgjedhurve, këngë e Besëlidhjes së Re, kënaqësia e Marisë dhe lavdia e së Shenjtës Trini. Të falemi Mari është vesa qiellore e cila shpirtin e bënë të pëlleshëm; ajo është puthje e pastër dhe e butë, që ia dhurojmë Virgjërës së shenjtë; trëndafil i kuq që ia kushtojmë Marisë; xhevahir i çmueshëm që ia dhuro-jmë; gota e ambrozijës dhe pijes hyjnore të cilën e ofrojmë. Të gjitha këto janë krahasime të shenjtërve.

254. Për këtë ju lus, prej dashurisë që kam ndaj jush në Jezusin dhe Marinë, që të mos ju mjafton rruzarja e vogël e Virgjërës së shenjtë, por të thoni edhe pjesën e tretë të rruzares, e gjithashtu nëse keni kohë edhe gjithë rruzaren për çdo ditë, e do të bekoni në momentin e vdekjes ditën dhe orën kur më keni besuar; edhe pas mbjelljes me bekimin e Jezusit dhe Marisë do të korrni bekimet e amshuara në qiell: Kush mbjell me begati, me begati do të korrë (2Kor 9,6).

6. Lutja e këngës së Marisë “Shpirti im e madhëron Zotin”

255. Ushtrimi i gjashtë. - Kënga e Marisë „Shpirti im e madhëron Zotin“. Shërbëtorët e Marisë, që t’i falënde-rojnë Hyjit në hiret që i ka dhuruar Virgjërës së shenjtë, do të lusin shpesh “Shpirti im e madhëron Zotin”, duke ndjekur shembullin e Marisë d’Oignies dhe të shumë shenjtërve të tjerë. Kjo është e vetmja lutje dhe e vetmja vepër që e ka për-piluar Virgjëra e shenjtë, ose më mirë të cilën e ka bërë Jezusi në të, sepse ai foli me gojën e saj. Kjo është flija më e madhe lavdëruese që Hyji e pranoi në Ligjin e hirit. Kjo është, në njërën anë, himni më i përvuajtur dhe më falënderuesi, dhe, në anën tjetër, më i shkël-qyeshmi dhe më i lartësuari ndër të gjithë: në të ka mistere të fshehtësive aq të mëdha, të cilat, të gjitha, nuk i dinë as engjëjt. Gerson, mësues shumë i përshpirtshëm dhe i dijshëm, pasi që një kohë të gjatë të jetës së vet ia kushtoi duke përpiluar shqyrtime të mirëfillta shkencore dhe të përshpirtshme mbi gjërat tejet të vështira filloi, kah mbarimi i jetës së tij, me frikë të shpjegojë “Shpirti im e madhëron Zotin” dhe kështu i kurorëzoi të gjitha veprat e veta. Ai na sjell shumë gjëra të bukura mbi këtë himn të bukur dhe të përshpirtshëm në librin in-folio të paraqitur në të. Në mes tjerash thotë se vetë Virgjëra e shenjtë shpesh e luti për këtë, e posaçërisht pas kun-gimit të shenjtë si falënderim. Edhe Benzoni i urtë e shpjegoi “Shpirti im e madhëron Zotin” dhe solli shumë mrekulli, që i bëri fuqia e kësaj lutjeje, dhe thotë se djajtë dridhen dhe ikin kur i dëgjojnë fjalët e himnit “Shpirti im e madhëron Zotin”: ... i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve (Lk 1,51).

7. Urrejtja e botës

256. Ushtrimi i shtatë. – Urrejtja e botës. Shërbëtorët besnikë të Marisë duhet ta urrejnë shumë, ta përbuzin dhe të ikin nga bota e prishur dhe të shërbehen për këtë qëllim me ushtrimet e përbuzjes së botës, të cilat i kemi sjellë në pjesën e parë.

B. Ushtrimet e brendshme të kësaj përshpirtërie

257. Ushtrimet e jashtme të përshkruara më parë, pa dyshim, nuk duhet lënë për shkak të moskujdesit ose përbuzjes, por duhet bërë sa secilit i lejon pozita. Mirë-po, pos këtyre ka edhe ushtrime të tjera të brendshme, të cilat e kanë fuqinë e madhe t’i shenjtërojnë ata që Shpirti i Shenjtë i thërret në përsosmërinë e madhe. Këto ushtrime përbëhen në këtë, të shprehem me katër fjalë, që të gjitha veprat tona t’i bëjmë PËRMES MA-RISË, ME MARINË, NË MARINË DHE PËR MARINË, QË AQ PËRSOSMËRISHT T’I BËJMË PËRMES JEZU-SIT, ME JEZUSIN, NË JEZUSIN DHE PËR JEZUSIN.

1. Të bëhet gjithçka përmes Marisë

258. USHTRIMI I PARË. – Veprat tona duhet t’i bëjmë PËRMES MARISË, do të thotë në gjithçka duhet t’i nënshtrohemi Virgjërës së shenjtë dhe të sillemi, gji-thashtu sipas shpirtit të saj, i cili është Shpirti i Shenjtë i Hyjit. Ata që i udhëheq shpirti i Hyjit, ata janë bijtë e Hyjit (Rom 8,14); ata të cilët i udhëheq shpirti i Marisë, ata janë bijtë e Marisë, e sipas kësaj, bijtë e Hyjit siç kemi vërtetuar. Për këtë, në mes të të gjithë nderuesve të Vir-gjërës së shenjtë vetëm ata që i udhëheq shpirti i saj janë nderuesit e vërtetë dhe besnikë. Kam përmendur se shpirti i Marisë është shpirti i Hyjit, sepse atë kurrë nuk e ka udhëhequr shpirti i saj por gjithmonë shpirti i Hyjit i cili ashtu zotëroi me të sa u bë shpirti i saj personal. Për këtë shën Ambrozi thotë: “Në secilin le të jetë shpirti i Marisë që këtu të lav-dërojë Hyjin; shpirti i Marisë le të jetë në secilin që këtu të gëzohet në Hyjin“. I lumi ai shpirt kur plotësisht e zotëron dhe e udhëheq shpirti i Marisë..., sipas shem-bullit të vëllait tonë të mirë të Kongregatës së Marisë, me emër Rodriguez , i cili vdiq në zë të shenjtërisë, sepse ai shpirt është i butë dhe i fortë, i zellshëm, i për-vuajtur dhe i lumtur, i pastër dhe i fryt-shëm.

259. Nëse shpirti do që ta udhëheqë ky shpirt i Marisë, duhet: 1. Që të heqë dorë nga vullneti i tij para çdo vepre të vet, p.sh. para se të lutemi, para se të thuhet ose të merret pjesë në meshë, para se të kungohemi, etj,... sepse errësirat e shpirtit tonë dhe e keqja e vull-netit tonë dhe e veprimit, po të vepronin në shpirtin e tyre, do të ishin pengesa e shpirtit të shenjtë të Marisë, sado që të dukeshin të mira. 2. Duhet t’i dorëzohemi shpirtit të Marisë, që ai të na nxisë dhe të na udhëheqë si t’i pëlqejmë asaj. Duhet të vihemi dhe të lëshohemi në duart e saj virgjërore sikurse janë veglat e punës në duart e punëtorëve ose si lahuta në duart e muzikantit të shkëlqyeshëm. Duhet të humbasemi në Marinë dhe asaj t’i lëshohemi sikurse guri të cilin e hedhim në det. Këtë mund të bëjmë thjesht dhe në një moment me shikim të thjeshtë shpir-tëror, me veprim të shkurtër të vullnetit ose me fjalë p.sh. Unë heq dorë prej vetvetes dhe të dhurohem ty, Nëna ime e dashur! Po edhe nëse nuk ndjejmë kurrfarë ëmbëlsimi në këtë vepër të njësimit, ai prapëseprapë është i vërtetë, sikurse kur dikush që njëherit do t’i ta-konte Djallit, Zot na ruaj, të thoshte njëjtë me sinqeritet: “Unë i dorëzohem Djallit”, edhe pse ai në këto fjalë të mos ndjejë kurrfarë ndërrimi ndjenjësor. 3. Gjatë kohës së veprimit tonë dhe pas tij, kohë pas kohe duhet të ripërtërijmë veprimin e njëjtë të dhurimit të vetvetes dhe të njësimit. Sa më shpesh të bëjmë këtë, aq më parë do të shenjtërohemi dhe do të vijmë deri te njësimi me Jezu Krishtin që vjen me doemos pas një-simit tonë me Marinë, sepse shpirti i Marisë është shpirti i Jezusit.

2. Të bëhet gjithçka me Marinë

260. USHTRIMI I DYTË: GJITHÇKA TË BËHET ME MARINË, do të thotë se në të gjitha veprat tona duhet të shikojmë në Marinë si në shembull të shkëlqyeshëm të të gjitha virtyteve dhe të shenjtërisë që krijoi Shpirti i Shenjtë, aty për aty, në këtë krijesë të pa prekur që të marrim shembull në të sipas fuqive tona të dobëta . Duhet pra, që para çdo vepre të shikojmë se si e ka bërë Maria, ose si do ta kishte bërë ajo po të ishte në vendin tonë. Me këtë qëllim duhet t’i studiojmë dhe t’i mendojmë virtytet e mëdha që ajo i bëri gjatë kohës së vet, sido-mos: 1. Fenë e saj të gjallë, me të cilën i besoi pa luhatje fjalës së engjëllit; ajo besoi besnikërisht, me qëndresë deri nën kryq në Kalvar; 2. Përvujtërinë e saj të thellë, pas së cilës fshihej, heshtte, në gjithçka nënshtrohej dhe zgjidhte vendin e fundit; 3. Pastërtinë e saj të plotë hyjnore, të pashoqe që, në përgjithësi, të gjitha virtytet e saj kurrë s’kanë qenë as nuk do të jenë të tilla nën qiell. Të kujtojmë, për të dytën herë e them këtë, se Ma-ria është e madhe dhe e vetmja dhe shembull-forma e Hyjit, e denjë të krijojë figura të gjalla të Hyjit, me shpenzim të vogël dhe në kohë të shkurtër; e cili shpirt të gjej këtë formë dhe në të të humbaset, ai do të sondë-rrohet shumë shpejt në Jezu Krishtin, të cilin kjo formë natyrisht e paraqet.

3. Të bëhet gjithçka në Marinë

261. USHTRIMI I TRETË. Duhet që të gjitha veprat tona t’i bëjmë NË MARINË. Që ta kuptojmë mirë këtë ushtrim, duhet të dimë: 1. Se Virgjëra e shenjtë është parajsa e vërtetë e Adamit të ri, dhe se parajsës së vjetër tokësore i qe vetëm figura. Në këtë parajsë tokësore ekzistojnë hyjni, bukuri, rrallësi dhe ëmbëlsi të patre-gueshme, që i la këtu Adami i ri, Jezu Krishti. Në këtë parajsë ai kënaqet për nëntë muaj, bëri mrekulli dhe derdh pasurinë e vet me dhurueshmërinë e tij hyjnore. Ky vend tejet i shenjtë, përbëhet vetëm prej tokës vir-gjërore dhe të paprekur, prej së cilës, pa kurrfarë njolle dhe papastërtie u krijua dhe u ushqye Adami i ri, me veprimin e Shpirtit të Shenjtë i cili jeton këtu. Në këtë parajsë tokësore me të vërtetë është pema e jetës e cila e pruri në jetë Jezu Krishtin, fryti i jetës dhe pema e njo-hurisë së të mirës dhe të së keqes, e cila i dha dritën botës. Në këtë vend të shenjtë ka pemë të mbjella me dorë të Hyjit dhe të ujitura me lyerjen e tij hyjnore që kanë sjellë dhe gjithmonë sjellin frytet e shijes hyjnore. Ka këtu edhe vullnet të zbukuruar me lule bukurish të ndryshme të virtyteve, që shpërndajnë erë të mirë, e që e njëjta erë u vjen edhe engjëjve. Ka në këtë vend edhe livadhe të gjelbra, shpresa të kështjellave të pa push-tuara të forcës, ndërtesa mahnitëse të shpresës etj. I vetmi Shpirti i Shenjt mund të na e zbulojë të vërtetën që fshihet në këto simbole të objekteve materiale. Në këtë vend është i ajri pa prishur i pastërtisë; i bardhë, pa natë, ditë e njerëzimit të shenjtë, i shkëlqyer, pa hije, diell i Hyjnisë; stufa e zjarrtë e dashurisë së vijueshme, në të cilën posa të futet hekuri, skuqet i tëri dhe shndë-rrohet në ar; aty është edhe lumi i për-vujtërisë, i cili buron prej tokës dhe duke u ndarë në katër degë të ujit tërë atë vend të mrekullueshëm. Këto katër degët edhe shënojnë katër virtytet hyjnore.

262. 2. Shpirti i Shenjt, në gojë të etërve të shenjtë e quan Virgjërën e shenjtë edhe: 1. Dera e lindjes, ku meshtari i madh, Jezu Krishti, hyn në botë dhe del prej saj, sepse vërtet përmes saj edhe hyri në botë për të parën herë, e përmes saj do të vijë edhe herën e dytë.; 2. Shenjtërore e Hyjnisë, pushimore e Trinisë së Shenjt, fron hyjnor, qytet i Hyjit, altar i Hyjit, Tempull i Hyjit, Botë e Hyjit. Të gjithë këta emra dhe lavdërime të ndry-shme janë plotësisht të vërtet sa i përket mrekullive dhe hireve të ndryshme, që i Gjithëpushtetshmi i bëri në Marinë. Sa pasuri e madhe! Sa lavdi! Sa kënaqësi! Sa lumturi dhe fuqi të hyhet në këtë kopsht - Marinë dhe të bano-het atje ku i Gjithëpushtetshmi e vendosi fronin e lav-disë së vet më të madhe!

263. Mirëpo, sa vështirë për ne mëkatarët të kemi lejen dhe aftësinë dhe dritën që të mund të hyjmë në këtë vend kaq të lartësuar dhe të shenjtë, ku e ruan jo Ke-rubi, sikur parajsën e vjetër tokësore, por vetë Shpirti i Shenjtë, i cili u bë zotëruesi i tij i pakufizuar dhe flet për të: Ti je kopshti i kyqur, motër e imja, nuse, kopsht i mbyllur, burim i vulosur (Kk 4,12). Maria është kopsht i mbyllur! Maria është burim i vulosur! Fëmijët e shkretë të Adamit dhe të Evës, të dëbuar prej parajsës tokësore, nuk mund të hyjnë as në këtë parajsë, përveç përmes hirit të veçantë të Shpirtit të Shenjt, të cilin duhet ta meritojnë.

264. Mirëpo, nëse me besnikërinë tonë e kemi pranuar këtë hir, duhet të banojmë me kënaqësi në brendësinë e bukur të Marisë, aty të pushojmë të qetë, me shpresë të kërkojmë mbështetje, aty të sigurt fshihemi dhe aty të humbasim në pakufi, që në prehrin virgjëror të Marisë shpirti të: 1. Ushqehet me qumështin e hirit të saj dhe të mëshirës së saj amtare; 2. Të lirohet prej të gjitha pengesave, frikësimeve dhe skrupullave; 3. Të jetë i sigurt prej të gjithë armiqve të vet: djallit, botës dhe mëkatit, të cilët aty s’kanë pasur kurrë hyrje, për ç’shkak Maria shpall: Kush punon me mua, ai nuk gabon (Sir 24,22), do të thot: ai që mbetet me shpirt në Virgjë-rën e shenjtë, nuk do të bëjë mëkate të mëdha; 4. Që aty të formohet në Jezusin, e Jezusi në të, sepse kra-harori virgjëror i Marisë, sipas fjalëve të Etërve, është salla e mistereve të Hyjit ku kanë qenë të formuar Krishti dhe të gjithë të zgjedhurit: Të gjithë në të lindën (Ps 87,5).

4. Të bëhet gjithçka për Marinë

265. Ushtrimi i katërt. Më në fund duhet që të gjitha veprat tona ti bëjmë PËR MARINË. Me të vërtetë është e drejtë: që kur i jemi dorëzuar plotësisht asaj në shër-bim, të veprojmë gjithçka për të si oborrtarët, shërbë-torët dhe skllevërit; jo sikur ta merrnim atë si qëllim të fundit të detyrës sonë, sepse ai është vetëm Jezu Kri-shti. Mirëpo, ajo gjithsesi, duhet të jetë qëllimi ynë më i afërt, rrethi ynë misterioz dhe mjet i yni më i lehtë që të arrijmë tek Jezu Krishti. Për këtë, si shërbëtorë dhe skllevër të mirë, nuk duhet t’i jepemi papunësisë, por duhet që, të ndihmuar me mbrojtjen e saj, të ndërmarrim dhe të bëjmë gjëra të mëdha për këtë Mbretëreshë të madhe. Duhet të ngri-hemi në mbrojtjen e meritave të saja kur dikush i mohon. Duhet ta mbrojmë lavdin e saj kur dikush e sulmon. Duhet të sjellim, nëse është e mundur, tërë bo-tën në shërbim të saj dhe në këtë përshpirtëri të bukur dhe serioze. Duhet të flasim dhe të bërtasim kundër atyre të cilët e keqpërdorin përshpirtërinë ndaj saj, du-ke e ofenduar Birin e saj, dhe njëherit duhet të mun-dohemi të promovojmë këtë përshpirtëri të vërtetë. Si dhuratë për këto shërbime tona të vogla nuk duhet të kërkojmë prej saj asgjë, por le të na mjaftojë nderi që i takojmë mbretëreshës aq të dashur, dhe është lumturi që përmes saj jemi të njësuar me Jezusin dhe Birin e saj, me lidhje të pazgjidhshme në kohë dhe amshim.

LAVDI JEZUSIT NË MARINË!
LAVDI MARISË NË JEZUSIN!
LAVDI VETË HYJIT!


 

Kapitulli i gjashtë

MËNYRA SE SI DO TË BËJMË KËTË PËRSHPIR-TËRI TE KUNGIMI I SHENJT

1. Para kungimit

266. Përvujtërohu thellë para Hyjit. 2. Heq dorë nga thellësia jote krejt e prishur dhe përgatitjes sate edhe pse do të të duket e mirë për vetëdashjen tënde. 3. Ri-përtërije pëshpirtërinë tënde duke thënë: Plotësisht jam i yti, e dashura zonjë e imja, dhe gjithçka e imja është e jotja. Lute këtë nënë të mirë që të të huazojë zemrën e vet që në të të pranosh Birin e saj me përgatitjen e saj. Paraqitja këtë që të mos vuajë lavdia e Birit të saj, sepse po ta pranoje atë në zemrën tënde të përlyer dhe të pa qëndrueshme, lavdia e Jezusit do të lëndohej ose do të humbiste. Mirëpo, nëse ajo do që të vendoset në ty që të pranojë vetë Birin e saj, këtë ajo mund të bëjë lirisht për shkak të zotërimit që ka mbi zemrat, e Biri i saj në këtë mënyrë fare mirë do të jetë i pranuar prej tij dhe pa njollë dhe pa kërcnim që të jetë i humbur: Hyji është brenda, nuk do të trandet askurrë (Ps 46,6). Thuaj me shpresë se të gjitha të mirat që ia ke dhuruar janë ndihmesë lavdisë së tij, por se me Kungimin e shenjtë dëshiron që t’i dhurosh të njëjtën dhuratë të ci-lën ia dhuroi Ati i Amshuar dhe se do të jetë më shu-më e nderuar me këtë dhuratë se sa t’i dhurosh të gji-tha të mirat e botës. Thuaj, më në fund se Jezusi i cili e do pakufi, do që përsëri me kënaqësi të pushojë në të, edhe pse do të ndodhë kjo në zemrën tënde të papastër dhe më të varfër se shtalla, ku nuk ishte vështirë të arrihet sepse në të qe ajo - Maria. Lute me këto fjalë të buta që të dhurojë zemrën e vet: Ti je krejt pasuria ime. O Mari, më dhuro Zemrën tënde!

2. Në kohën e kungimit

267. Duke shkuar të pranosh Jezu Krishtin, pas Ati ynë, thuaj tri herë: O Zot nuk jam i denjë ... Duke thënë të parën herë mendo në Atin e amshuar dhe thuaj se nuk je i denjë të pranosh një të vetmin Birin e tij për shkak të mendimeve tua dhe mos falënderimeve tua ndaj Atit kaq të mirë, por ja Maria, shërbëtorja e tij: Ja shërbë-torja e Zotit e cila e bënë këtë në vend teje dhe të fry-mëzon me shpresë dhe mbështetje të madhe te Ma-dhëria e tij: sepse me mënyrë të veçantë më ke forcuar në shpresë.

268. Thuaj mandej Birit: O Zot nuk jam i denjë... se nuk je i denjë ta marrësh për shkak të fjalëve tua të këqija dhe të pa vlefshme dhe mosbesnikërive të tua në shërbimin ndaj tij, por lute që të të jetë i mëshirshëm sepse do ta shpjerësh në shtëpinë e Nënës së tij dhe Nënës sate dhe nuk do t’i lejosh që të shkojë deri sa të mos ven-doset në të. E shtrëngova, më nuk do ta lëshoj, pa e futur në shtëpi të nënës sime, në dhomën e asaj që më lindi (Kk 3,4). Lute që të ngrihet dhe të shkojë në vendin e pushimit tënd ai dhe arka e pushtetit të tij. (krah. Ps 132,8) Thuaj se aspak nuk shpreson në meritat tua, në fuqinë tënde dhe në përgatitjen tënde, si Ezavi, por në meritat, fuqinë dhe përgatitjen e Marisë, Nënës sate të dashur, si Jakovi i vogël në kujdesin e Rebekës dhe se ke kurajë t’i ofrohesh shenjtërisë së tij, edhe pse je mëkatar dhe Ezavi i vërtetë sepse fuqia dhe dekorimet e tua janë meritat dhe virtytet e Nënës së tij të shenjtë.

269. Thuaj edhe Shpirtit të Shenjtë: O Zot, nuk jam i denjë... se nuk je i denjë të pranosh kryeveprën e dashurisë së Hyjit për shkak të ngathtësisë dhe të keqes së veprave tua dhe kundërshtimeve ndaj frymëzimeve të tij, por Maria, e fejuara e tij besnike, është krejt shpresa jote prandaj thuaj me shën Bernardin: Ajo është siguria ime më e madhe, Ajo është arsyeja e shpresës sime . Mund t’i lutesh gjithashtu që përsëri të zbresë në Ma-rinë, të Fejuarën e pandashme të tij, sepse kraharori i saj është njësoj i pastër dhe zemra e saj njësoj e zjarrtë sikur ishte dikur; dhe se pa ardhjen e tij në shpirtin tënd as Jezusi e as Maria nuk do të jenë të formuar dhe të vendosur denjësisht në shpirtin tënd.

3. Pas kungimit të shenjtë

270. Pas kungimit të shenjtë, duke u përmbledhur dhe duke i mbyllur sytë, çoje Jezusin në Zemrën e Marisë. Jepja Nënës së tij, e cila do ta pranojë me dashuri, do ta vendosë ndershëm, do ta adhurojë thellësisht, do ta dojë përsosmërisht, do ta përqafojë butësisht dhe do t’i japë nderime të shumta, që për ne janë të panjohura për shkak të errësirës së dendur.

271. Ose mbaju plotësisht me zemër të përvuajtur në pranishmërinë e Jezusit të vendosur në Marinë; ose sillu si skllav në dyert e pallatit mbretëror, ku Mbreti bisedon me Mbretëreshën; e derisa ata të bisedojnë dhe ti nuk u duhesh, shko me shpirt në Qiell dhe gjithkund nëpër tokë dhe luti të gjitha krijesat që të duan dhe t’i nde-rojnë Jezusin dhe Marinë në vend teje: Ejani ta adhu-rojmë (Ps 95,6).

272. Gjithashtu, lute Jezusin, në bashkësi me Marinë, për ardhjen e Mbretërisë së tij në tokë përmes Nënës së tij të shenjtë, ose lute për urtinë hyjnore, ose dashurinë e Hyjit, ose falje të mëkateve, ose ndonjë hir tjetër, por gjithnjë përmes Marisë dhe në Marinë. Duke shikuar tërthorazi në vetvete thuaj: Mos shiko, o Zot, në mëka-tet e mia, por sytë e tu le të shikojnë në drejtësinë e Ma-risë, do të thotë sytë e tu le të shohin në mua vetëm vir-tytet dhe meritat e Marisë. Duke i kujtuar mëkatet e tua shto: Njeriu armik këtë e bëri, e ai, armiku imi më i madh që këto mëkate i bëri, jam pikërisht unë. Gjitha-shtu mund të thuash: Mbroje çështjen time prej gjindes së pafe (Ps 43,1), ose prapë: Ti duhet të rritesh, e unë të zvogëlohem (krah.Gjn 3,30). Jezusi im, ti duhet të rri-tesh në shpirtin tim e unë të zvogëlohem; Mari, ti du-het të rritesh në mua, e unë të jem më i vogël se sa isha. Ose thuaj këtë: Shtohuni e shumohuni (Zan.1,28). Jezus dhe Mari, rrituni në mua dhe shtohuni jashtë në të tjerët!

273. Mendime të tjera të panumërta, të cilat neve na i sjell në mend Shpirti Shenjt, dhe do t’i sjellë edhe ty, nëse je mirëfilli i tërë, nëse je vetëmohues dhe besnik ndaj kësaj përshpirtërie për çka sapo të kam mësuar. Mirëpo, le ta dish se Jezusi do të jetë aq më tepër i lav-dëruar sa më shumë të lejosh që Maria të veprojë në kungimin tënd, aq më shumë do të lejosh Marinë të veprojë për Jezusin, e Jezusit të veprojë në Marinë sa më shumë të përvujtërohesh dhe të dëgjosh në paqe dhe heshtje, duke mos u munduar të shikosh, të shijosh dhe të ndjesh. Sepse i drejti jeton prej feje gjithkund, e posaçërisht në kungimin e shenjtë që është vepër feje: I Drejti im do të jetojë prej fesë (Heb 10,38).


 

KUSHTIMI PERSONAL JEZUSIT PËRMES MARISË

 

Kushtimi personal Jezu Krishtit përmes duarve të Marisë

Urtia e amshuar dhe e mishëruar, fort i dashuri dhe i denjë për adhurim Jezus, Hyj i vërtetë dhe Njeri i vër-tetë, i vetmi Bir i Atit të amshuar dhe i Marisë përherë Virgjër! Të adhuroj thellë në kraharorin dhe shkëlqimin e Atit tënd të amshuar dhe në kraharorin virgjëror të Marisë, Nënës sate tejet të denjë në kohën e mishërimit tënd. Të falënderoj që u asgjësove duke marrë natyrën e shërbëtorit, që mua të më lirosh nga skllavërimi i egër djallëzor. Të lavdëroj dhe të madhëroj që deshe që në gjithçka t’i nënshtrohesh Marisë, Nënës sate Tejet të shenjtë, që përmes saj të më bësh skllavin besnik. Mi-rëpo, medet! Unë jo i falënderueshëm dhe jo besnik, nuk i kam mbajtur kushtet dhe premtimet solemne të pagëzimit. Nuk i kam përmbushur detyrimet e mia, prandaj nuk e meritoj të quhem fëmija yt, as skllavi yt. Pasi që në mua s’ka çfarë nuk e meriton dëbimin dhe zemërimin tënd, prandaj s’kam kurajë t’i ofrohem Madhërisë sate të shenjtë dhe të lartësuar. Për këtë mbështetem në ndërmjetësinë e Nënës sate, të cilën ti ma ke dhuruar për ndërmjetësuese te ti. Përmes saj shpresoj prej teje të arrij pendim dhe falje të mëka-teve të mia, dhe e të pranoj dhe të ruaj Urtinë. Të falem, pra, o Virgjër e Papërlyer, ti tendë e gjallë e Hyjnisë, ku Urtia e amshuar u fsheh që aty ta adhu-rojnë engjëjt dhe njerëzit! Të falem, Mbretëreshë e qiellit dhe e tokës, të cilës i është e nënshtruar gjithçka që është më e vogël se Hyji. Të falem, o strehë e sigurt e mëkatarëve, mëshira e së cilës askujt nuk i është reku-zuar kurrë! Dëgjoi dëshirat e mia për urtinë hyjnore dhe për këtë qëllim pranoi kushtet dhe dhuratat, të cilat po t’i paraqes në përvujtërinë time.

Unë, ..., mëkatari jo besnik, sot po ripërtërij dhe po i vë në duart e tua premtimet e pagëzimit. Përgjithmonë heq dorë nga djalli, shkëlqimit të tij dhe vepra e tij dhe krejtësisht i dhurohem Jezu Krishtit. Urtisë së mishë-ruar, që pas tij ta bart kryqin tim për gjitha ditët e jetës sime. Dhe të jem më besnik se deri më tani, unë sot po të zgjedh, o Mari, para tërë pallatit qiellor për Nënën dhe Zonjën time. Ta dorëzoj dhe ta kushtoj si skllav trupin dhe shpirtin tim, të mirat e mia të brendshme dhe të jashtme si dhe vetë vlerën e veprave të mia të mira të kaluara, të tashme dhe të ardhshme dhe të dhuroj krejtësisht dhe plotësisht të drejtën që të disponosh me mua dhe me krejt çka është imja, pa kurrfarë përjash-timi si dëshiron vetëm ti, në lavdinë më të madhe të Hyjit në këtë tokë dhe në amshim. Pranoje, o Virgjër e butë këtë dhuratë të vogël të sklla-vërisë sime, që kështu të nderoj dhe të bëhem pjesëtar i atij nënshtrimi të cilin të ka treguar si Nënë Urtia e amshuar; që të nderoj zotërimin që e keni ju të dy mbi këtë krimb dhe mëkatarin e mjerë dhe ta falënderoj Trininë e Shenjtë në privilegje me të cilat të ka deko-ruar. Solemnisht shpall se prej tash do të kërkoj vetëm nderin tënd dhe në gjithçka do të të nënshtrohem si skllav i vërtetë. O Nënë e mrekullueshme, paraqitëm te Biri yt i dashur si skllavin tënd të amshuar që përmes teje të më pranojë, sikurse edhe më ka shëlbuar përmes teje. O Nënë e mëshirës, ma dhuro hirin që të fitoj Urtinë e vërtetë të Hyjit, për këtë qëllim më numëro në mesin e atyre që ti i do, i mëson, i udhëheq, i ushqen dhe i mbron si skllevërit tu. O Virgjër besnike, më bëj kështu nxënës të përkryer, ndjekësin dhe skllavin e Urtisë së mishëruar, Jezu Krishtit, Birit tënd, që me ndërmjetë-sinë tënde të arrijë deri të plotësimi i moshës së tij në tokë dhe deri te lavdia e tij në qiell. Amen.